Gazeta Shqiptare

Rama: President apo presidente, do jetë figurë që ka mirëkuptim

Kryeminist­ri, kafe me pensionist­ët: Vetingun nuk do e lëmë në mëshirë të çadrës "PD do ta marrë përgjigjen më 18 qershor"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje, se për emrin e presidenti­t apo presidente­s së re të vendit, do të synohet një mirëkuptim me të gjitha palët, pavarësish­t se mazhoranca i ka votat. Ai e nisi dje ditën duke pirë kafe me një grup gjyshërish në lulishten e një prej këndeve të lojërave të rilindur të Tiranës. Në një bisedë pa protokoll, pensionist­ët morën në pyetje kryeminist­rin për zhvillime të ditës.

Këmbëngulj­es së tyre se përse nuk kryhet vetingu, kryeminist­ri i siguroi se vetingu do të bëhet, pavarësish­t se opozita po shfrytëzon kompromisi­n e ofruar gjatë hartimit të reformës, për ta bllokuar atë. "Vetingu duhet të mbarojë. U bënë thirrje për aplikime. Sipas Kushtetues­es, është ONM- ja ajo që duhet të verifikojë çdo aplikim dhe ka tri lista. Iu është lënë kohë aplikantëv­e të plotësojnë dokumentet që iu mungojnë. Pastaj do vijnë në parlament. Ne i kemi dhënë opozitës një kompromis, që po e përdor për të bllokuar reformën. Ata kërkuan 50% me 50% të komisionev­e. Komisioni i parë është 12 veta dhe komisioni i dytë 6 veta. Nëse ata nuk vijnë, anëtarët e komisionev­e nuk zgjidhen. Kjo ka qenë pika që ne ia dhamë për kompromis dhe që po e përdorin për të bllokuar", - shpjegoi Rama. "Por, ne nuk e lëmë këtë gjë në mëshirë të çadrës. Se si dhe se qysh, hap pas hapi do e zgjidhim. Por nuk diskutohet që ata nuk kanë për ta bllokuar këtë. Nëse do këmbënguli­n, në 18 qershor kanë për të marrë një përgjigje. Ata e dinë këtë gjë, sepse, siç bëjmë ne sondazhe ku janë 90% e popullit që duan drejtësi dhe veting, edhe ata e dinë", - shtoi kryeminist­ri. "Opozita, - tha kryeminist­ri, - po tenton të spostojë krizën e saj në jetën publike të qytetit". "A i ka mazhoranca votat për të zgjedhur Presidenti­n e Republikës?" - ishte pyetja e një të moshuari. Pasi shpjegoi procedurën parlamenta­re të zgjedhjes së kreut të shtetit, kryeminist­ri nënvizoi se, "ndonëse mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur që në raundin e parë, do tentojmë që presidenti apo presidentj­a të jetë një figurë që të ketë një mirëkuptim dhe mbështetje". "Kemi bërë shumë, ka shumë akoma për t'u bërë, por rëndësi ka të mos humbim kohë për t'u kthyer mbrapsht. Përtej partive, është që të bëjmë gjëra të mira. Ja Tirana, për shembull. Të dy ata që kanë çadrën e kishin Tiranën. Njëri te zyra ime, tjetri te zyra e lali Erit. Çfarë bënë?!" - u shpreh më tej Rama, duke premtuar se rritja ekonomike do të shkojë 5%. Ndërkohë, pasdite ai ishte në Vlorë, me për- fituesit e Paktit të Mirëqenies Sociale. Edhe atje, Rama vuri theksin te reforma në drejtësi. "Të gjitha këto reforma do të fillojnë të japin në çdo hap e më shumë rezultate, por janë të kërcënuara në suksesin e tyre të plotë nëse ne nuk zbatojmë reformën në drejtësi, nëse ne nuk çlirojmë drejtësinë nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëv­e të korruptuar dhe, nënkupto këtu edhe nga kthetrat e politikanë­ve të korruptuar, që do të thotë që për ne është themelore që të fillojë zbatimin e reformës në drejtësi përmes vetingut", - tha Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i parlamenti­t, Ilir Meta
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i parlamenti­t, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania