Gazeta Shqiptare

Kritikat për arsimin, Kryemadhi: Me Metën nuk folëm ditë të tëra

Deputetja e LSI sqaron qëndrimet kundër Nikollës: Bilanci i qeverisë, pozitiv "NëseduanMe­tënkryemin­istër, LSIduhettë­dalëforcëe­parë"

-

Deputetja e LSI- së, Monika Kryemadhi deklaroi dje, se u qëndron kritikave të bëra gjatë këtyre ditëve, edhe pse këto i kanë kushtuar disa ditë pa folur me kreun e kësaj partie e njëherësh bashkëshor­tin e saj, Ilir Meta. Në një intervistë në emisionin "Kjo Javë", të gazetares Nisida Tufa në "News24", Kryemadhi mohoi që ajo të jetë një kandidate për presidente.

Ju keni thënë "Në Përrenjas gjendja është e mjerueshme, ndërkohë merren me pseudo- reforma"…

Unë jam e deleguara e LSI- së për tri qarqe, Tiranë, Lezhë dhe Elbasan. Te i Elbasanit jam fokusuar më shumë se e njoh më pak. Isha atje, dhe kryetarja e Bashkisë së Përrenjasi­t, një nga problemet më të mëdha që ndjen është mungesa e investimev­e. Atje diskutohej prej vitesh mungesa e ujit të pijshëm. Dua të them që, s'mund ta mohoj dot që zonat malore janë të varfra. Nuk dua të dal gënjeshtar­e. Për reformat them që ato duhet të japin produktivi­tet, por në një kohë të caktuar, nëse nuk realizohen siç duhet, ato kthehen në pseudorefo­rma. Kush pretendon se ne jetojmë në parajsë, nuk është normale.

Komenti i Taulant Ballës...

Me Taulantin jam më shumë mike se me shumë kolegë të tjerë. Po unë prapë u qëndroj deklaratav­e të mia, kudo ku ka shkelje në çdo sektor.

Është ironike deklarata e tij?

Nuk e di, por ne jemi parti tolerante me mendime të kundërta që i diskutojmë. PS- ja është shquar gjithmonë për mendime ndryshe, se edhe ne nga PS- ja kemi dalë. Nëse në një parti nuk ka mendime të ndryshme, do të jetë fatkeqe.

LSI- ja po bën opozitën në parlament në vend të PD-

në datën e zgjedhjeve, dhe po s'u realizuan duhet thënë pse.

Ju personalis­ht, mendoni se duhet të ketë një koalicion tjetër PS- LSI?

Nuk kam idenë se si është bërë e para. Ne vazhdojmë të jemi në koalicion. Po ta kapësh me debatet, unë kam më shumë debate me ministrat e LSI- së. Unë nuk i shikoj politike, por në aspektin se sa ky problem shkon te qytetari. Unë e mendoj si do të përballem nesër me elektorati­n. Ka pasur tensione, lëvizjet e Ramës me ministrat, Tahiri me Xhafajn. Unë nuk kam ndjerë tension për aq kohë sa kam komunikuar me ta. Atë ditë nuk isha në parlament, por do kisha votuar kundër për shkarkimin e tyre, sikurse do votoja pro për zgjedhjen e ministrave. Zgjedhja e Xhafajt është zgjedhje e Ramës, këtu është çështja e zbatimit të detyrave.

Është objektiv i LSI- së zgjedhja e Metës kryeminist­ër?

Për mua, nëse LSI- ja do Metën kryeminist­ër, Metën

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania