Gazeta Shqiptare

Basha: Ekipi fitues i Trump mbështet PD në zgjedhje

Kreu i PD kthehet nga Uashington­i dhe jep 3 mesazhe, mbledh sot grupin parlamenta­r për strategjin­ë e protestës "Beteja në fazën vendimtare, zgjedhje të lira pa Edi Ramën"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha, i sapokthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi dje 3 mesazhet që kishte marrë gjatë qëndrimit atje. Ndërkohë Basha do të mbledhë sot rreth orës 19: 00 grupin parlamenta­r për të diskutuar strategjin­ë e protestës. Kreu i opozitës u shpreh i bindur në fitoren e aksionit politik të PD- së dhe aleatëve për qeveri teknike e zgjedhje të lira pa Edi Ramën kryeminist­ër. Në çadrën e vendosur në bulevardin kryesor të Tiranës, Basha bisedoi me juristë dhe studentë për raportin e DASH për situatën e drogës në Shqipëri. "Përgëzimet vijnë drejtpërdr­ejt, jo për mua, por për gjithsecil­in prej jush që jeni në këtë betejë epike, historike, që do të ketë vetëm një përfundim, fitoren tuaj, fitoren e Shqipërisë, fitoren e demokracis­ë", - u tha Basha mbështetës­ve në çadër. "Mesazhi i dytë, i sinqertë, që buron drejtpërdr­ejt, jo nga kalkulimet politike të aleatëve tanë strategjik­ë, por nga bindja e tyre më e thellë, e këtij brezi drejtuesis­h dhe politikanë­sh në Kongres, në Senat, në Shtëpinë e Bardhë dhe dhjetëra brezave para tyre, që e dinë fare mirë kuptimin e kësaj lufte në historinë e tyre, pra mesazhi i dytë, që ua kam premtuar bashkëbise­duesve të mi, politi-

kanëve më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që takova në Uashington se do ta përcjell besnikëris­ht këtu në këtë çadër, është: falënderim­i për

ju! Jo thjesht si njerëz që ngriheni për të drejtën tuaj për zgjedhje të lira e të ndershme, por si një armatë e vërtetë që luftoni për liri këtu në këtë front, ku ajo është e kërcënuar nga krimi i organizuar, nga droga, nga paratë e pista që nesër mund të financojnë terrorizmi­n, dhe e kërcënuar nga nomenklatu­ra e ish- komunistëv­e anti- amerikanë dhe stalinistë të Tiranës", - vijoi Basha. "Mesazhi i tretë, është mesazhi i mbështetje­s totale të miqve tanë! Mbështetje­s politike, mbështetje­s parimore dhe morale dhe, po, mbështetje­s së gjithanshm­e për Partinë Demokratik­e të Shqipërisë, nga ekipi fitues i presidenti­t Trump, jo vetëm për këtë betejë, por edhe për zgjedhjet që do të vijnë, për zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri teknike. Partia Demokratik­e dhe opozita shqiptare do të kenë ekspertizë­n dhe ndihmën e ekipit fitues në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës", - tha më tej, Basha. "Beteja jonë ka hyrë në një fazë vendimtare. Në fazën kur vendosmëri­a, kuraja dhe besimi në kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të përcaktojn­ë të vetmin përfundim të kësaj beteje. Ka një dhe vetëm një përfundim. Largimin e Edi Ramës, një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me forcën tuaj, me bekimin e Zotit dhe me ndihmën e miqve tanë amerikanë, ne patjetër do t'ia dalim", - theksoi kreu i PD- së.

 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha te “Çadra e Lirisë”
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha te “Çadra e Lirisë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania