Gazeta Shqiptare

Xhafaj me ekspertin Freeh: Mbështetje nga SHBA e FBI në luftën kundër krimit

Ministri i Punëve të Brendshme pret ish- drejtorin e FBI

-

Ministri

i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj e nisi ditën e parë të punës me një takim me ish- drejtorin e FBI- së, z. Louis Freeh. Zoti Freeh uroi ministrin Xhafaj për emërimin në detyrë, si dhe ofroi mbështetje­n maksimale të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe FBI- së për forcimin e luftës kundër krimit dhe paligjshmë­risë në vend. Ata diskutuan gjerësisht për forcimin e ekspertizë­s së agjencive ligjzbatue­se amerikane ndaj strukturav­e të MPBsë dhe agjencive të tjera ligjzbatue­se në vend. Freeh njihet edhe si një nga ekspertët më të njo-

BISEDA

Xhafaj e Freeh diskutuan gjerësisht për forcimin e ekspertizë­s së agjencive ligjzbatue­se amerikane ndaj strukturav­e të MPB- së dhe agjencive të tjera ligjzbatue­se në vend. Freeh njihet edhe si një nga ekspertët më të njohur ndërkombët­arë në luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të drejtësisë, ish- Drejtor i FBI- së.

hur ndërkombët­arë në luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të drejtësisë, ish- Drejtor i FBI-

së. Ministri i ri i Punëve të Brendshme mori zyrtarisht detyrën një ditë më parë, pas betimit në një ceremoni të mbyllur në selinë e Presidencë­s. Xhafaj, ashtu siç ka deklaruar edhe kryeminist­ri Edi Rama, gëzon mbështetje­n e partnerëve ndërkombët­arë, veçanërish­t të SHBA- ve, qysh me bashkëpuni­min që Shqipëria pati dhe vazhdon të ketë për reformën në drejtësi. Xhafaj u propozua nga kryeminist­ri në vend të Saimir Tahirit, të cilin e largoi për të kryesuar fushatën e zgjedhjeve në Ti- ranë. Por, ishte presidenti Nishani ai i cili e cilësoi të papërshtat­shme kandidatur­ën e Xhafajt, për faktin se gjatë kohës që emri i tij u propozua për ministër pati dëshmi se kishte tortu- ruar njerëz, si hetues në kohën e diktaturës. Por, vetë Xhafaj sqaroi në një deklaratë për shtyp, pas dekretimit nga presidenti, se nuk kishte lidhje me dhunën.

 ??  ?? Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj me ish- drejtorin e FBI- së, z. Louis Freeh
Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj me ish- drejtorin e FBI- së, z. Louis Freeh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania