Gazeta Shqiptare

Izraeliti: E vërteta e pajisjes së përgjimit

U bllokua në Rinas dhe iu sekuestrua pasaporta. "Punova te kompania e klientit tim, më pajtoi biznesmeni" Yoram Frig: Jam hetues privat, solla pajisjen që gjurmon "çimkat"

- Klodiana Lala

Yoram Frig quhet izra eliti që u ndalua në aeroportin e Rinasit me një pajisje të veçantë për të cilën prokuroria dyshon se kryen përgjime. Ai u lirua sot, por pasaporta e tij mbahet nga autoritete­t deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje, pasi përgjimi në Shqipëri mund të realizohet vetëm nga autoritete­t shtetërore.

Yoram Frig thotë në një intervistë ekskluzive për "GSH. al" se ai është një hetues privat që është pajtuar nga një biznesmen në Shqipëri. Izraeliti që ka ardhur edhe herë të tjera në Tiranë, mohon që të ketë kryer përgjime të paligjshme me pajisjen speciale që kishte me vete.

"Ajo pajisje nuk kryen përgjime, por identifiko­n dhe zbulon përgjuesit", tha Frig për "GSH. al".

Më poshtë, intervista e plotë e hetuesit nga Izraeli, i cili aktualisht nuk mund ta lërë vendin tonë pasi i është bllokuar pasaporta për hetime të mëtejshme.

Z. Frig, përse keni ardhur në Shqipëri dhe çfarë ka ndodhur në aeroportin e Rinasit?

Unë jam një investigat­or privat, kam ardhur në Tiranë gjithsej 4 herë. 2 herë kam ardhur për të vizituar Shqipërinë dhe 2 herë për arsye pune.

Cila është arsyeja që keni ardhur për punë, çfarë pune bëni, a kishit me vete pajisje përgjimi?

Këtë herë erdha vetëm për 1 ditë e gjysmë. Kam ardhur i pajtuar nga klienti im. Unë jam hetues privat dhe ajo që më është bllokuar, nuk është pajisje përgjimi, pra nuk kryen përgjime. Unë kam ardhur për të ushtruar kontrolle në një kompani private nëse ka ose jo përgjues.

Pra, ajo pajisje identifiko­n ' çimkat' ( checking bugs) dhe nuk kryen përgjime. Kam punuar të enjten në ambientet e kompanisë së klientit tim në Tiranë.

A është aktivitet ligjshëm?

Pajisja është e ligjshme në Izrael dhe kudo në botë. Unë jam hetues privat dhe nuk e kam ushtruar aktiviteti­n vetëm në Shqipëri, kam punuar në disa vende të botës, në Shtetet e Bashkuara, në Angli. Aty ku më pajtojnë klientët e mi. S'dua të hap probleme me askënd. Kjo është puna ime, këtë bëj unë.

Çfarë ndodhi në Rinas? Policia më kërkoi informacio­n për çantën që kisha me vete dhe unë ua shpjegova.

Më mbajtën një farë kohe, humba avionin, por pastaj më lanë të lirë ndaj preva biletën tjetër. Ndërkohë, më ndaluan prapë, gjë që solli një shpenzim të kotë sepse m'u dogj edhe një biletë tjetër

avioni. A u ndjetë i shqetësuar? U shqetësua familja ime, por edhe atyre ua shpjegova situatën. Pasaporta ime tani është e bllokuar bashkë me celularin tim dhe sendet e tjera personale. Do të kthehem në Izrael sapo të më rikthehen dokumentet dhe sendet e tjera. Izraeliti është marrë në pyetje nga prokurori Ndini Tavani, i cili ka vendosur sekuestrim­in e pajisjes për t'ia nënshtruar një ekspertize. Shtetasi izraelit Yoram Frig, i njohur edhe si detektiv privat, me dy zyra, një në Izrael dhe një në Qipro, ka pranuar të bashkëpuno­jë me prokurorin, duke treguar llojin e pajisjes. Prokuroria ka nisur hetimin penal dhe deri në sqarimin se për çfarë shërben pajisja, ka vendosur bllokimin e pasaportës së shtetasit izraelit, duke i kërkuar të mos largohet nga Shqipëria. Veç ekspertizë­s së pajisjes, sipas prokuroris­ë, do të kryhen verifikime­t e nevojshme, nëse shtetasi Yoram Frig ka kryer apo jo përgjime të paligjshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania