Gazeta Shqiptare

Bllokohet pasaporta e Frig, u pajtua nga deputeti Doshi

Ç'është "Omni Spectral Correlator"

-

Prokuroria

e Tiranës i bllokon pasaportën shtetasit izraelit Yoram Frig, i cili ishte kontraktua­r nga deputeti Tom Doshi për të skanuar ambientet e kompanisë së tij për pajisje përgjimi.

Ardhja e izraelitit Yoram Frig në Shqipëri ka ngritur shumë dyshime për autoritete­t shqiptare të cilat e ndaluan në aeroport. Shkak u bë pajisja e dyshimtë që ai mbante. Mësohet se Frig tha për autoritete­t se ishte i punësuar nga një biznesmen shqiptar dhe se me pajisjen që zbulon çimkat, ka kontrollua­r zyrën dhe makinën e biznesmeni­t.

Burime nga prokuroria thanë për "GSH. al" se ai është Tom Doshi. Depute- ti ka qenë personi i fundit që i ka paguar për shërbimet e tij izraelitit. Prokuroria e Tiranës ka ngritur 2 akuza ndaj Frig, megjithëse ai është lënë i lirë pas mesnate dhe do të ndiqet në gjendje të lirë. Prokuroria regjistroi dje një procedim penal kryesisht në lidhje me rastin.

Pajisja quhet "Omni Spectral Correlator 5000", dhe bën skanimin dhe identifiko­n përgjuesit e vendosur brenda një ambienti të caktuar, duke kapur valët e transmetim­it. Me këtë pajisje, shtetasi izraelit Frig ka hyrë në Shqipëri më datë 23 mars po nga Rinasi, i kontraktua­r nga një biznesmen dhe politikan i fuqishëm shqiptar për kontrollin e ambienteve të shtëpisë, zyrave dhe makinave me të cilat lëviz.

Pas përfundimi­t të misionit të tij, të pastrimit të ambienteve të politikani­t nga çimkat dhe përgjuesit e vendosur, ai ka tentuar të largohet nga Shqipëria po nga Rinasi, ku është ndaluar nga policia kufitare me dyshimin se disponon një pajisje përgjimi.

 ??  ?? Yoram Frig, izraeliti që u ndalua në aeroportin e Rinasit
Yoram Frig, izraeliti që u ndalua në aeroportin e Rinasit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania