Gazeta Shqiptare

Prokuroria: Si u trafikuan 8 tonë kanabis nga Shqipëria në Itali

Droga u sigurua në Shqipëri, nën hetim dhe biznesmenë shqiptarë e maqedonas Kamioni nuk u fut në skaner nga policët në 2 pika kufitare

-

Një ditë pas arrestim it të katër efektivëve të policisë në doganën e Qafë- Thanës, të cilët dyshohen se kanë lejuar kalimin e 8 tonëve kanabis nga Maqedonia në Shqipëri e më pas drejt Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur detaje të reja në lidhje me trafikun ndërkombët­ar të drogës. Nga hetimet e kryera është bërë e mundur zbardhja e skemës së trafikimit të kësaj sasie të madhe droge. Burime zyrtare nga policia dhe prokuroria dje bënë me dije se lënda narkotike është marrë nga Shqipëria dhe është kaluar me mushka dhe mjete të ndryshme në Maqedoni. Më pas kjo sasi kanabisi është ngarkuar në një kamion dhe është bërë kalimi tranzit nga Maqedonia në Shqipëri. Mësohet se më 2 shkurt të këtij viti, në doganën e Qafë- Thanës, policët Çlirim Pepa, Ervin Kodra, Lirim Halili dhe Syrja Terziu, i kanë plotësuar dokumentet ( pas një kontrolli sipërfaqës­or) për kalim tranzit kamionit drejt Shqipërisë. Kjo ka bërë që autoritete­t në portin e Durrësit të mos e kalojnë kamionin fare në skaner. Policia italiane në bashkëpuni­m me doganat ka bërë të mundur zbulimin e këtij rasti trafiku. Ndërkohë, burimet e mësipërme pohuan dje se në lidhje me trafikimin e 8 tonëve kanabis sativa po hetohen edhe persona të tjerë. Mes personave të vënë nën hetim janë edhe disa biznesmenë shqiptarë e maqedonas si dhe disa punonjës të tjerë të pikave kufitare të Qafë- Thanës e portit të Durrësit.

DOSJA E PLOTË E PROKURORIS­Ë

Me kërkesë të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për disa punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë- Thanës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike". Kjo, në vijim të hetimeve të nisura pas zbulimit të një sasie prej rreth 8 tonësh kanabis sativa në Itali, në një kamion maqedonas që kishte kaluar tranzit në Shqipëri.

Prokuroria për Krime të

Rënda ka nisur hetimin, pasi në mediat në Shqipëri është publikuar fakti në lidhje me sekuestrim­in e një sasie prej 8 tonësh marijuanë nga autoritete­t policore italiane dhe dyshohej se mjeti i transporti­t që kishte trafikuar këtë sasi lëndë narkotike e kishte origjinën e tij nga Maqedonia dhe kishte kaluar tranzit nga Shqipëria në Itali.

Gjatë hetimit ka rezultuar se kamioni i kapur në Itali, me drejtues shtetasin maqedonas Z. S., rezulton të ketë hyrë në Shqipëri më datë 04.02.2017 nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë- Thanë, Pogradec, dhe pasi u është nënshtruar verifikime­ve doganore të tij e dokumentac­ionit, është lënë i lirë për të udhëtuar tranzit në drejtim final të dek-

laruar, për në Belgjikë. Po më datë 05.02.2017, në orën 15: 50, ky mjet me të njëjtin drejtues është paraqitur në dalje nga Shqipëria nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit Durrës, i cili pasi u është nënshtruar procedurav­e të kontrollit të dokumentac­ionit shoqërues të tij, pa u kontrollua­r në skaner, është lejuar të vazhdojë udhëtimin duke u mbingarkua­r në tragetin, i cili ka udhëtuar në linjën DurrësAnko­na ( Itali).

Autoritete­t italiane, duke qenë se kanë dyshuar se kamioni kishte të ngarkuar lëndë narkotike, kanë filluar menjëherë hetimet proaktive. Gjatë transporti­mit të lëndës narkotike, shtetasi maqedonas Z. S. është munduar që ta shkëpusë karrocerin­ë e kamionit për ta lënë

të parkuar atë te një parking, por kanë ndërhyrë autoritete­t italiane dhe kanë bërë arrestimin e maqedonasi­t, si dhe kanë sekuestrua­r kamionin së bashku me sasinë e lëndës narkotike prej tetë tonësh.

Nga veprimet e kryera nga autoritete­t italiane, rezultoi se kamioni ka qenë në gjendje të rregullt, i plumbosur dhe i vulosur në gjendje të rregullt, siç kanë qenë të vendosura nga Autoritete­t Doganore Shqiptare të Degës së Doganës Qafë- Thanë, në kohën kur janë ndjekur procedurat doganore.

Në bazë të këtij informacio­ni, Prokuroria për Krime të Rënda ka kryer veprimet e saj procedural­e. Në bazë të tyre, rezulton se kamioni ka hyrë në Shqipëri në datën 04.02.2017 në Pikën Kufitare Qafë- Thanë dhe i është nënshtruar një kontrolli sipërfaqës­or. Rezulton se shoferi, ka ndaluar në të paktën 2- 3 raste në zonën e kontrollit kufitar, ka komunikuar me punonjës policie për pak sekonda, dhe më tej është larguar për në brendësi të territorit shqiptar.

Nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se ky kamion nuk është regjistrua­r nga punonjësi i policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë- Thanë. Ndërsa rezulton se është i regjistrua­r në dalje në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, më datë 05.02.2017, në orën 15: 50, tranzit për në Itali.

Nga këqyrja e librit të planizimit të shërbimit ka rezultuar se më datë 04.02.2017, në kohën kur ka hyrë në Shqipëri automjeti kamion, kanë qenë me shërbim në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë- Thanë - Pogradec disa punonjës policie, për të cilët Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "arrest në burg", e cila është pranuar nga ana e Gjykatës. Në vijim, Prokuroria për Krime të Rënda ka angazhuar efektivët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ( SHÇBA) për ekzekutimi­n e masave të sigurisë, për punonjësit e Policisë, të dyshuar për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike", si më poshtë: Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni; Ervin Kodra, me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje; Lirim Halili, me detyrë te kabina në hyrje; dhe Syrja Terziu, kontrollor në hyrje.

 ??  ?? Kamioni me drogë
Kamioni me drogë
 ??  ?? Kufoma e gjetur në Spille
Kufoma e gjetur në Spille

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania