Gazeta Shqiptare

Pikët e patentës, verifikim për çdo shofer

Shërbim elektronik për kontrollin e kundërvajt­jeve rrugore të papaguara nga drejtuesit e mjeteve Procedura online për masat administra­tive të kontrollit në rrugë nga DPSHTRR

- Ornela Manjani

Drejtuesit e mjeteve mund t'i verifikojn­ë pikët e patentës në portalin "e- albania". Zbritja e pikëve për çdo shkelje pasqyrohet në portalin online dhe shërbimi elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjetev­e për t'u informuar online mbi gjendjen e pikëve të lejes së drejtimit. Të gjithë shtetasit, të cilët janë pajisur me lejedrejti­mi para datës 16.04.2015, që janë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve, përfitojnë 20 pikë. Drejtuesve të mjeteve që bëhen pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve pas datës 16.04.2015, numri prej 20 pikësh iu jepet në datën kur bëhen pjesë e këtij regjistri. Pikët pësojnë shkurtime ( zbritje), në bazë të njoftimeve për shkelje të normave të sjelljes, parashikua­r në kapitullin V të Kodit Rrugor.

HAPAT E PROCEDURËS

Për të përdorur shërbimin, çdo drejtues mjeti duhet të regjistroh­et si qytetar në portal dhe më pas të zgjedhë shërbimin "Pikët e drejtuesit të mjetit". Men- jëherë pas klikimit, aplikuesi merr përgjigje në lidhje me pikët.

SHKELJET

Drejtuesit e mjeteve mund të verifikojn­ë nëse kanë gjoba të prapambetu­ra nga policia rrugore ose Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor në portalin "e- albania". Ky shërbim elektronik u jep mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të kontrolloj­në nëse kanë kundërvajt­je rrugore të papaguara. Pronari i makinës që kërkon të verifikojë nëse ka ose jo detyrime, duhet të regjistro- het në portal si qytetar ose si biznes. Më pas përdoruesi zgjedh automjetin që ka në pronësi, dhe nëse ka gjoba të papaguara për kundërvajt­je rrugore të cilat janë pasqyruar në sistemin e Policisë së Shtetit, ato do t'i shfaqen në ekran. Më pas ai mund t'i shikojë të dhënat për kundërvajt­je rrugore, t'i printojë ose t'i ruajë në formatin "PDF". Në rast se ka detyrime dhe dëshiron të kryejë pagesën e kundërvajt­jes rrugore, shtypet butoni "Paguaj" dhe ndiqen hapat për të kryer pagesën. Shërbimi merret

Gjobat për mungesën e pagesave të taksave vjetore të mjeteve mund të verifikohe­n online. "Gjobat e kontrollit në rrugë nga DPSHTRR" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjetev­e të shohin online gjobat e kontrollit në rrugë të DPSHTRR- së dhe t'i paguajnë ato online. Dokumenti i identifiki­mit të përdoruesi­t: kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në portalin "e- albania").

DOKUMENTAC­IONI I NEVOJSHËM

Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online: Dokument i identifiki­mit të përdoruesi­t - kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t'u loguar në portalin "e- al- bania"). Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale: Dokumenti i identifiki­mit ose ekstrakti i QKB- së për bizneset, leja e qarkullimi­t të mjetit, targat e mjetit, certifikat­ë pronësie dhe vërtetim RBS ( Regjistri i Barrës Siguruese).

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania