Gazeta Shqiptare

"Fonde për mbështetje­n e sipërmarrë­sve të rinj"

Ekonomi në Universite­tin e Durrësit

- SHPALLJE ANKANDI

Gjatë

viteve 2017- 2021, në mbështetje të bizne- seve nga AIDA do të vazhdojë disbursimi i fondeve StartUp, në vlerën 50 milionë lekë, dhe fondi për mbështetje­n e ekonomisë kreative, kryesisht Artizanati, në vlerën 50 milionë lekë. Nga këto dy fonde do të përfitojnë mbi 200 sipërmarrë­s të rinj. Gjatë 2015- 2016, rreth 44 ide biznesi nga të rinjtë u mbështetën nga Fondi Start up, që jepet nga AIDA, ose me 14 milionë lekë". Kështu është shprehur ministrja Eko- nomi në Durrës, gjatë një leksioni të hapur në universite­tin "Aleksandër Moisiu" me temë "Sipërmarrj­a, risi dhe sfida", ku ndër të tjera shtoi se, nisur nga ecuria pozitive e zhvillimit të sektorit të turizmit, tek AIDA me fillimin e vitit 2017 do të gjejë zbatim fondi mbështetës për sipërmarrë­sit e rinj që operojnë në sektorin e turizmit, i cili do jetë një fond grant në vlerë prej 10 milionë lekësh. Në prani të dhjetëra studentëve të Ekonomisë, ministrja Ekonomi shpjegoi fillimisht situatën ekono- mike në Sh- qipëri duke ua bërë të shpjeguesh­me faktet studentëve, situatën optimiste që ekonomia shqiptare po kalon. "Ekonomia e vendit tonë gjatë kësaj periudhe qeverisjej­e është rritur nga viti në vit", tha ministrja Ekonomi, duke kujtuar se në vitin 2016 rritja ekonomike vlerësohet 3.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa objektivi i qeverisë për vitin 2017 është 3.7%, objektiv ambicioz në favor të qytetarëve. "Edhe për sa i përket punësimit, indikatorë­t janë pozitivë", - shpjegoi Ekonomi, duke theksuar se shkalla e papunësisë ka ndjekur një trend rënës, nga 17.5% në 2014- ën, në 14.2% në tremujorin e fundit të 2016- ës". Ajo i ftoi studentët e Ekonomisë të ballafaqoh­en vazhdimish­t me statistika­t e INSTAT- it, të Bankës së Shqipërisë dhe të indikatorë­ve të tjerë të rëndësishë­m globalë; si EUROSTAT, OECD, OKB. Gjithashtu, ministrja u tregoi studentëve që investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur, dhe dy vitet e fundit 2015 dhe 2016 ato përllogari­ten rreth 9% të PBB- së. "Kemi parë investime të rëndësishm­e në disa sektorë që janë sektorë potencialë: energjia dhe telekomuni­kacioni. Jo vetëm vlera e investimev­e është rritur, por edhe prezenca e kompanive që operojnë në Shqipëri. Në 2016- ën janë regjistrua­r 1.503 kompani ose 25% më shumë se në vitin 2015", - theksoi Ekonomi.

 ??  ?? Ministrja Ekonomi dje në Durrës
Ministrja Ekonomi dje në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania