Gazeta Shqiptare

Viktori Puzanova, studiuesja që zbuloi Onufrin dhe shkencëtar­i Viktor

-

Studiuesi Shergalin më kërkoi ne 2011 mate riale për Puzanovët. I dërgova çfarë kisha në dispozicio­n. Ai ish në dijeni të artikujve që kisha botuar në Gazetat dhe librin për Puzanovët , botuar nga “55 “në vitin 2005. Shergalin ndërmori një kërkim të mirëfilltë për jetën dhe punët e Puzanovëve ne Rusi dhe jashtë saj, që unë nuk kisha mundësi t’i bëja .

Viktoria dhe Vasili ishin njerëz të heshtur dhe nuk flisnin dhe nuk lejonin që t’ju kërkoje të dije nga jeta e tyre , sepse e njihnin mire realitetin ku jetonin.

Ata ikën nga Rusia prej Revolucion­it të Tetorit dhe ranë në një diktaturë Komuniste më të egër në Shqipëri . Kishin shumë frikë. I u shtruan punës ne kondita të vështira dhe kishin një kënaqësi të madhe vetëm nga puna . Asnjëherë tjetër nuk kam parë një çift që punën t’a adhuronin në këto përmasa. Ajo i bënte të lumtur. Pjesa më interesant­e e shkrimit janë fragmentet nga letrat që ata i dërgonin ne Rusi të afërmeve të tyre .

Atje njeriu mund të kuptojë se çfarë tmerri kishin brenda shpirtit të tyre , se me çfarë tmerri jetonin të huajt në Shqipëri. Dua të përmend humanizmin e Dr. Kërçikut i cili asnjëherë nuk i u mori qira për ambientet ku ata banonin , dua t’a them këtë në emër të Zonjës. Kjo biografi është shumë e rëndësishm­e si për Vasi-

lin dhe për Viktorinë që themeloi Studimet Bizantine në Shqipëri.

Më 12 Prill 2017 është 50 vjetori i vdekjes së Viktorisë që duhet të përkujtohe­t nga Akademia e Shkencave me një botim të plotë me artikujt e saj dhe kopjet e afreskave që ka bërë.

Ata të dy ishin punonjës të Akademisë së Shkencave , ishin nënshtetas Shqiptare dhe vdiqën këtu. Dua të falënderoj Robert Vullkanin për përkthimin e artikullit në Shqip .

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania