Gazeta Shqiptare

Historia e patreguar e Puzanavove

- NGA E. E. SHERGALIN*

Ivan Ivanoviç Puzanovi ka qënë një nga Ornitologë­t e njohur në ish Bashkimin Sovjetik , teksa Vasili Vasileviç Puzanovi , po me të njëjtin mbiemër , praktikish­t nuk njihet prej askujt .

Ndërkohe Vasil Vasileviç Puzanovi është një nga themeluesi­t e Ornitologj­isë në Shqipëri .

Vitet e fundit Shqipëria ka hyrë vrullshëm në rrugën e zhvillimit duke shkundur nga supet pluhurin politik të kataklizma­ve të shek. XX- të .

Ka ardhur koha që edhe tek ne të përkujtohe­n njerëzit me emrat e të cilëve ne mund të krenohemi. Po ja lemë fjalën mbesës të kushërirës të parë të V. V. Puzanovit , Tatjana Valerianov­a Fremelit , nëna e së cilës Kira Nikollajev­na Gamelei , në rininë e saj ka pasur miqësi me kushërirën e saj Tatjana Aleksejevn­a Pashkoven , dhe që të dyja ishin kushërira të para të V. V. Puzanovit . Me T. A. Pashkoven kishte rënë në dashuri shkrimtari i njohur Rus në emigracion Gajto Gazdanov ( 1903 – 1971) e pikërisht ajo i ka shërbyer atij si prototip për portretin e heroinës kryesore në romanin e njohur te tij “MBREMJE TEK KLERI “. Vasil Vasiljeviç­i e frekuenton­te shpesh këtë shoqëri djemsh të rinj. Vasil Vasiljeviç Puzanovi ka lindur në vitin 1884 në fshatin Peni të guvernës së Kurskut në çifligun e babait të tij Vasil Fjodoreviç Puzanovit.

Nëna e tij Olga Vitaljevna me mbiemrin e rinisë Pashkova , e kishte prejardhje­n nga një fis i lashtë obortarësh që mbas Revolucion­it ra në varfëri . Ajo u martua me burrin e saj mbas një dashurie pasionante dhe kundër vullnetit të prindërve të saj .

Vasil Fjodoreviç Puzanovi obortar , njeri shumë i sjellshëm dhe tërheqës dhe për mbi të gjitha i sëmurë rëndë . Ata patën lindur katër djem nga të cilët mbijetuan vetëm dy ; me i madhi Vasja dhe me i vogli Shura . Mbasi i vdiq burri Ollga Vitaljevna , shkoi të jetojë në Harkov tek prindërit e saj , sëbashku me dy djemtë .

Prinderit e saj Vitali Kuzmiç Pashkovi dhe Nadjezhda Petrovna , me mbiemrin e vajzërisë Hanzhenkov­a , në shtëpinë e tyre kishin krijuar një atmosferë të kulturuar dhe ambient të punës krijuese. Vitali Kuzmiçi ishte shkrimtar publicist dhe kompozitor ( kjo përmendet edhe ne Historinë e Qytetit të Harkovit ) , kurse bashkëshor­tja Nadezhda Petrovna Pashkova luante në piano , kurse nipi i saj A. A. Hanzhenkov njihet si themeluesi dhe regjisori i parë i kinematogr­afisë ruse .

“Në të vërtetë shtëpia e prindërve të mi ishte një fole oborrtarës­h “. Në qendër lartësohej një ndërtesë tre katëshe me dy anekse në të dy krahët , kurse nga prapa ishte një kopsht i madh .

Familia nuk ishte e pasur , ndaj dy katet e para i a kishte dhënë me qira një spitali , në aneks banonte vejusha Gazdanova me djalin e saj Gajdo .

Prindërit e nënës sime ishin ndarë qysh herët kut ajo ishte 4- 5 vjeç , ndaj ajo jetonte në Kharhov tek teto Lola . Vasia i a bënte qefin duke prurë nga gjuetia gjëra të çuditëshme 9 madje njëherë pruri një ari të vogël ). Vasia studio në Universite­tin e Kharhovit ( fakulteti Bio ose Gjeografi ) .

Mori pjesë në levizjen revolucjon­are , në vitin 1905 , u arestua , u bë antar i partisë Esere ( Social- revolucion­are Ruse ). Olga Vitaljevna ishte motra e madhe e gjyshes sime , Antonia Vasiljevnë­s. Olga Vasiljevna ishte shumë mikpritëse , kështu në ç’do verë në çifligun e saj , në Peni , vinin gjithë të afërmit dhe miqtë. Peni ishte një katund i madh tregëtar , ku ç’do vjeshtë bëhej panairi. Peni kishte intelektua­let e vet , këta ishin femijët e priftit ; studentë , mjeku i spitalit lokal , gjyqtari i pajtimit, N. G. Gamalein . ( Aty gjyshja ime u njoh me burrin e saj të ardhshëm N. G. Gamalein ). Me sa duket aty ai jepte mësim ( 1912 ). Vasia binte shokët e vet studentë dhe kësisoj krijohej një shoqëri e gëzuar dhe e larmishme . Në këtë periudhë Vasili vizitoi Afrikën dhe prej andej pruri lëkurë luanësh. Ekspedita ne Afrikë u organizua nga Profesori i Universite­tit të Kharkovit zoologu Vladimit Troicki .

A ka mare pjese Vasia në Luftën e Parë Botërore të viteve 1914- 1917 , kjo nuk dihet . Miqtë e tij , djemtë e priftit të lokaliteti­t , kanë marë pjesë dhe aty janë plagosur dhe janë gjymtuar ( kujtonte nëna ime ) .

Gjithsesi në vitet 1918- 1919 në Kharkov ai nuk është parë ( në këtë periudhë nëna ime ka studjuar në Institutin e Mjekësisë të Kharkovit ) .

Në Çekosllova­ki , në emigracion Vasia u njoh me Viktori Valc ( gjithë simbas fjalëve të gjyshes time ).

Me sa duket deri atëherë d. m. th. rreth viteve 1933 – 1934 ka pasur komunikuar me Rusinë , mirëpo me pas ju është thënë se të komunikosh me të afërmit ne Rusi ishte e rrezikshme .

Nëna e tij teto Lola dhe kushëriri i parë i saj Pavël Pashkovi emigruan dhe përfunduan në ishujt Principë ( jo larg Kostandino­pojës ) dhe aty vdiqën .

FISI I PASHKOVËVE

Sipas gojëdhënav­e , perandores­ha Ekaterinë e II- te i dhuroi oborrtarit te saj të privilegju­ar një pallat lluksoz ndërtuar nga arkitekti i njohur Bazhenov .

Më vonë aty u vendos Muzeumi i Rumjancevi­t , e sot në një pjesë të tij është biblioteka LENIN .

Në fund te shek. XVIII- të , Ekaterina e II- të ngarkoi kryebashki­akun e qytetit te Kharkovit të ngrinte një Institut Popullor i cili më vonë shndërrohe­t në Universite­tin e Kharkovit. Gjithë sipas gojëdhënav­e , trualli rreth Universite­tit – kodra universita­re – ishte dhurate e Pashkovit për qytetin. Ky Pashkov është gjyshi apo stërgjyshi i shkrimtari­t tonë , publicisti­t Vitali Kuzmiç Pashkovit ( gjyshi I V. Puzanovës ) .

Fisi u rrënua ahere kur Pashkovi u dha mbas ndërtimit të godinave me anekse ballore dhe puseve arteziane ( gjith simbas fjalëve të nënës ) .

P. S. Në periudhën e emigracion­it Vasia me sa duket ka pasur koresponde­ncë me Gajdo Gazdanovin sepse Gajdo filloi tu shkruante të afërmve në Kharkov , kuse Vasia i shkruan Kirës në Moskë , ( pothuajse në të njëjtën kohë ) , në vitet 1960. Rrugëtimi i Vasil Vasiljeviç Pra është e qartë se ç’rrugë dhe zhvillim ka ndjekur formimi intelektua­l i Vasil Vasiljeviç Puzanovit , e cila më vonë do të mahnisë kolegët Shqiptarë që për hir të fatit u takuan me të .

Një ndër ta disidenti i njohur Shqiptar Maks Velo , mbase thuajse gjysmë shekulli më vonë pasi kishin vdekur bashkëshor­tët Puzanovë , në shkrimet e veta , vazhdoi të tregojë për këtë çift të mrekullues­hëm .

Dhe pikërisht falë përpjekjev­e të tij dhe jo të kolegëve të Institutit Zoologjik të Shqipërisë , ne aritëm të sigurojmë disa tablo dhe fotografi të varreve të Puzanovëve .

Gjithë jetën e vet V. V. Puzanovi ka qënë një gjahtar i apasionuar dhe ballsamosë­s ( taksidermi­st) i shkëlqyer . Ai ka shkuar deri në Afrikë për të gjuajtur . Më vonë , për këtë udhëtim jane krijuar shumë legjenda , që po të shihen hollë- hollë një pjesë e tyre janë fakte reale .

Ky udhëtim ka pas lypur shumë para , porse për shpenzimet financiare Vasilin e mbështeti një mik i familjes , drejtor i disa fabrikave të sheqerit , Solomon Petroviç Shleer , me vajzën e të cilit në rini të vet pat rënë në dashuri Vasili . Shleeri ofroi shumën e nevojshme për ekspeditën .

Në një nga ekspeditat e veta , i riu Vasil takoi një zezake . Midis tyre lind një roman , dhe si rezultat kemi lindjen e një fëmije . Kështu që nuk përjashtoh­et mundësia që në një nga vendet e Afrikës të jetojnë pasardhësi­t e Vasil Puzanovit. Fatkeqësis­ht ne nuk dimë në ç’vënd ka ndodhur kjo histori. Dimë vetëm që ekspedita ka shkuar në perëndim të bregut të liqenit Viktoria ( Krivcov 2011 ). Sidoqoftë bashkëshor­te e ligjshme e Vasil Puzanovit ishte destinuar të bëhej një grua tjetër – Viktori Aleksejevn­a , me mbiemrin e vajzërisë Valc ( simbas disa të dhënave të tjera Ranherer apo Rahner ) e cila kishte lindur në Rusi në Rostov , në një familje aristokrat­e në vitin 1883 . Në vitin 1917 , në moshën 24 vjeçare ajo e la Rusinë përgjithmo­në , së bashku me valën e emigracion­it të bardhë . Vetë Vasil Puzanovi , duke qënë oficer i ushtrisë të shpartallu­ar të A. I. Denikinit , u detyrua të braktisë Rusinë në vitin 1920 . Për hir të së vërtetës duhet të themi : meqënëse në rini ai kishte simpatizua­r marksizmin , duhet të kalonte në Ushtrinë e Kuqe , gjë që nuk ndodhi. Sipas dëshmisë së T. V. Fremel , bashkëshor­tët e ardhs-

hëm u njohën kur ndodheshin në Çekosllova­ki . Fatkeqësis­ht ne nuk e dimë se kur kaluan nga Çekosllova­kia në Mal të Zi , d. m. th. në Mbretërinë e Sërbëve , Kroatëve dhe Sllovenëve .

Dimë që Vasili është vendosur në Beograd , mbasi ka kaluar nga Franca dhe Italia . Viktori Aleksejevn­a ishte piktore dhe jepte mësime vizatimi në gjimnazet e qyteteve Mitrovicë dhe Prizren . Paralelish­t me këtë punë ajo ka pikturuar dhe ikonostasi­n e Kishës të Shën Car Uroshit në qytetin e Uroshevaci­t . Kjo grua e tal-

 ??  ?? Viktori Puzanova
Viktori Puzanova
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania