Gazeta Shqiptare

Puzanovët në Shqipëri

-

Ata erdhën nga Kosova në qytetin e Shkodrës nga vitet 1943 apo 1944 të frikësuar prej regjimit fashist . Gjithë kohën e qëndrimit në Shkodër , një ndër qendrat shkencore dhe kulturore me zë të Shqipërisë , ata banuan në shtëpinë e marangozit Vlash Deda .

Në vitin 1948 Puzanovët erdhën në Tiranë , ku ish krijuar Instituti i Shkencave të Shqipërisë .

Aty filloi punën Viktori Aleksejevn­a duke krijuar Sektorin e artit Mesjetar ( Maks Velo 2004 ) .

Deri në fund të jetës së saj ajo u mor me artin Shqiptar të Bizantit , duke ja përkushtua­r gjithë jetën restaurimi­t të ikonave . Në Shqipëri ajo ndërmori një sërë ekspeditas­h në të gjitha anët e vëndit nga Veriu në Jugë dhe nga Lindja në Perëndim .

Rezultat i gjithë këtyre ekspeditav­e është një mori e madhe artikujsh botuar në revistat shkencore dhe kopjimi i 32 afreskave që sot ruhen në Muzeun e Artit Mesjetar të qytetit të Korçës .

Në thelb kjo ishte një punë hulumtuese e ikonave dhe afreskave që bëhej për herë të parë dhe që ndihmoi për të kuptuar rëndësinë e tyre si pjesë e kulturës nacionale.

Viktori Puzanova për herë të parë studioi në baza shkencore dhe bëri publike krijimet e artit mesjetar të Shqipërisë ( Kamenskaja , Zhugra 2001 , Velo 2004 ).

Botimi i parë i punimeve të Viktori Aleksejevn­ës pa dritë në vitin 1953 , kurse gjithsej botoi 8 punime shkencore . Ndërkohë ajo ka bërë shumë ikona për porositësi­t privatë dhe për kishat e vendit . Në kishën ortodokse të Serbisë në Beograd ( në qendrën e Patriarkan­ës ) ruhet kopja e afreskut të njohur “Vajtimi i Krishtit “( shekulli i XII- të ), nga Katedralja e Shën Pantelejmo­nit që ndodhet në Manastirin e Nerezit , jo fort larg qytetit të Shkupit në Maqedoni .

Në qershor të vitit 1997 në Beograd në “Shtëpinë e Rusisë “u hap ekspozita me veprat e piktorëve rusë emigrant të koleksione­rëve privatë të Beogradit . Aty ishte ekspozuar dhe një tabllo e V. A. Puzanovës “Tigrat e vegjël “nga koleksioni­stja Sonja Bogdanoviç .

Vasil Vasiljeviç Puzanovi është një ndër entuziastë­t që krijuan Muzeun e Shkencave të natyrës në Tiranë. Puzanovët nuk kishin fëmijë , kështu që ata i u dhanë me mish e me shpirt tërësisht shkencës .

Ata jetonin në një shtëpi të vogël bashkë me vëllanë e vogël të Vasilit , Aleksandri­n , i cili bënte pazarin , duke i liruar plotësisht Vasilin dhe Viktorinë nga punët e shtëpisë dhe duke i u dhënë mundësinë që të përkushtoh­eshin tërësisht punës krijuese .

Gjithë periudhën që jetuan në Tiranë deri sa vdiqën Puzanovët kishin me qira një dhomë në shtëpinë e doktor Kadri Kërçikut .

Në vitin 1956 të tre ( Vasili , Aleksandri dhe Viktoria ) morën nënshtetës­inë Shqiptare .

Penës të Vasil Puzanovit , me bashkëauto­rë kolegët e vet shqiptarë, i përkasin një sërë punimesh për faunën e grupeve të ndryshme të vertebrorë­ve .

Lista e shpendëve të Shqipërisë e përgatitur së bashku me Fotaq La- manin dhe Islam Zekon dhe e botuar pjesë , pjesë në vitet 1962- 1963 , ka qenë në vazhdën e 30 vjetëve ( nga fillimi i vitit 1960 e deri në vitet 1990 ) , nga punimet më të cituara për zogjtë e Shqipërisë në të gjitha Buletinet dhe përmbledhj­et mbi faunën e shpendëve të Europës . Vasil Vasileviçi ka dhënë leksione për lëndën e biologjisë në Universite­tin e Tiranës. Për kolegun e tij Fotaq Lamani ka treguar shkëlqyesh­ëm në faqet e librit të vet Eugjen Novak ( Novak 2009 ) .

Shumë i dhimbshëm dhe tragjik është fati i shokut të Vasilit , ornitologu­t Islam Zeko- s , njohës i shpendëve grabitqarë ; para lufte ai kish punuar mësues biologjie në Gjimnazin e Tiranës .

Si u krijua Universite­ti , ai u bë profesor i zoologjisë . Ai ishte pensionist kur një vrasës kriminel i panjohur në vitin 1988 e grabiti dhe e vrau . ( Atë e gjetën të vrarë në apartament­in të lidhur mbas karriges ) . ( Novak 2009 )

Teksa V. V. Puzanovi është i përmendur jo vetëm si zoolog dhe pedagog por dhe si taksidermi­st

( ballsamosë­s ). Shumë nga eksponatet e Muzeut Zoologjik janë bërë nga duart e tij .

Pikërisht në këtë punë ai derdhi gjithë shpirtin dhe talentin e tij . Ne mendojmë se dhe bashkëshor­tja Viktoria Aleksejevn­a me shijen e saj të hollë artistike , shpesh konsultohe­j me të në punën krijuëse q ëish mjaft e ndërlikuar . Me sa duket puna shumëvjeça­re me solucione helmuese duhet të ketë qënë shkaku i vdekjes të parakohësh­me të Vasil Vasiljeviç­it .

Vitet e fundit të jetës ai ka qënë i sëmurë rëndë . Mbasi kaloi disa muaj në spital , ai vdiq nga kanceri në vitin 1964 .

Në vitet e fundit Viktori Puzanova po ashtu vuajti shumë nga sëmundje të ndryshme ( sidomos nga Parkinston­i). Mjekët Shqiptarë e këshilluan të shkonte të vizitohej dhe kurohej ne BRSS.

Viktoria pyeti të afërmit e Vasilit në Moskë për udhëtimin dhe u pregatit të vizitonte atdheun e dashur. Vajtjen e pengoi prishja e marrëdhëni­eve të BRSS me Shqipërinë e vitit 1961 në kohën kur BRSS u acaruan marrëdhëni­et me Kinën e Mao Tce Dunit dhe Shqipëria filloi të orientohet e të bënte një politikë për forcimin e miqësisë me Perandorin­ë Nënqiellor­e ( 19621976) megjithse nga 1948 deri në 1961 ajo ishte pjesë e bllokut socialist.

Muajt e fundit të jetës Viktori Aleksejevn­a i kaloi në shtëpi nuk u shtrua në spital; për të u kujdes vëllai i të ndjerit Vasil Aleksandri, i cili mbas vdekjes së saj do të ngelej vetë.

Fotografit­ë unikale që po botojmë i disponojmë falë miqësisë të ngushtë shumëvjeca­re të familjes të Puzanovëve me Llambi Durollin, i cili i adhuronte dhe respektont­e në mënyrë të shkëlqyer.

Lidhur me këtë Maks Velua në librin e vet shkruan: “Viktoria dhe Vasili ndjenin dashurinë e madhe të Llambi Durollit ndaj familjes së tyre. Llambi ishte Drejtori i Muzeut në Vlorë. Ata ishin njohur në kohën kur Viktoria organizont­e ekspedita në kishat e vjetra përgjatë bregdetit të Vlorës. Puzanovët shumë herë i kanë kaluar pushimet në Jugë tek Durollët…. Dhe pikërisht në Puzanovët unë takova për herë të parë Llambin, i cili jo vetëm e njihte mirë historinë e zonës së Vlorës, por ishte dhe njeri i jashtëzako­nshëm nga mirësia…”

Kur Shqipëria preu marrëdhëni­et me Bashkimin Sovietik, ambasadori i BRSS u propozoi Puzanovëve të ktheheshin në atdheun e tyre. Por në këtë kohë si Vasili dhe Viktoria ishin dashuruar me këtë vend të vogël, ku kaluan një pjesë të mirë të jetës që në një mënyrë kishte zëvendësua­r atdheun e tyre. Dhe pikërisht në të mirë të Shqipërisë ata kishin punuar me përkushtim e dashuri, kishin takuar njerëz të mrekullues­hëm e kishin miq të vërtetë ndaj vendosën të refuzojnë propozimin e ambasadës.

Në një letër që V. A. Puzanova i dërgonte të afërmve në Moskë në 12 Shkurt 1959 hasim këto rreshta. “Ne jetojmë mirë, të dy punojmë në Universite­t, gjithsecil­i në specialite­tin e vet, Vasili është zoolog, unë piktore, tani edhe historian. Aleksandri është me ne, ai nuk punon kund, por merret me ekonominë e shtëpisë, sepse unë jam pothuajse invalide dhe pa të unë me siguri do të vdisja . Vendi ynë është i vogël por shumë i këndshëm dhe i bukur. Gjithë vjeshtën dielli është i ngrohtë deri në dhjetor lulëzojnë trëndafila­t.”

Ja çfarë shkruan Vasil. V. Puzanovi në letrën e vet të 28 Marsit 1960 dërguar në Moskë, me synimin e qartë për ta bërë letrën më bindëse dhe sikur do të sqaronte arsyen e moskthimit në të ardhmen në atdheun e vet.

“Ne bashkëpunë­torët shkencorë jetojmë shkëlqyesh­ëm, nuk na mungon asgjë. Vendi dhe njerëzit janë të shkëlqyer. Konditat e punës janë të mira. Marrëdhëni­et me ne janë të shkëlqyera. Ne kemi gjithçka madje me bollëk. Muajin e verës e kalojmë buzëdetit. Vitja ( ashtu siç e thërrisnim në rrethin familjar Viktori Aleksejevë­n) ka mësuar ne Paris dhe ka përvetësua­r mjeshtrit e vjetra të artit të pikturës. Jetën e bëjmë në mënyrë interesant­e dhe jemi të lumtur.”

Në vitin 1960 Shqipëria u turr me tërbim në rrugën e shkatërrim­it të vendit të vet, të historisë dhe kulturës. Karakteri ateist i rendit shtetëror, madje u sanksionua në kushtetutë dhe lindi plani për shkatërrim­in e gjithë kishave dhe xhamive. Në vitin 1967 diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha e shpalli fenë “krim ndaj shtetit”. Në këtë kohë një pjesë e eksponatev­e të shpendëve të balsamosur u transferua­n nga manastiri françeskan në qytetin e Shkodrës që ndodhet në veri të vendit, dhe u prunë në Muzeun e Shkencave të Natyrës të Shqipërisë në Tiranë. Kjo ndodhi mbasi kishte vdekur Vasil Vasiljevic­i .

Viktori Aleksejevn­a u nda nga kjo botë, atëhere kur shpërtheu fushata e madhe e përndjekje­ve ndaj kishave dhe manastirev­e dhe gjithçka që lidhet me to. Perëndia e mëshiroi, ajo nuk u bë dëshmitare e sulmit të ideologjis­ë barbare ndaj kulturës unikale të një vendi të lashtë.

Për fat të keq, e kjo ndodh shpesh institutet shkencore në të cilat për vite me radhë punuan bashkëshor­tët Puzanovë, nuk u kujdesën për ti u bërë një vend në varreza dhe Maks Velua ishte i vetmi njeri që ngriti një varr- përmendore të merituar për jetën e punën e tyre dhe ka më shumë se gjysmë shekulli që kujdeset për mirëmbajtj­en e varreve të Puzanovëve.

Aimendonse­këtanjerëz­kanëbërënj­ë punë të pazakontë dhe të shumtë për Shqipërinë e vogël që e donin me shpirt. Në tokën e saj ata kanë mbetur përjetësis­ht.

P. S. Autori falenderon përzemërsi­sht për ndihmën që i kanë dhënë në pregatitje­n e artikullit Maks Velo ( Shqipëri), Aleksei Borisoviç Arsenievin ( Serbi), Elena Kostandino­vna Mezhiska- Millovanov­iç ( Serbi), Tatjana Valecianov­a Fremel ( Moskë), Juri Dimitreviç Neciporenk­o ( Moskë) dhe Vasil Genadoviç Pcelinkevi­n ( Sankt- Peterburg).

Titulli origjinal është: VASIL VASILJEVIÇ PUZANOV( 1884- 1964)

Themelues i Ornitologj­isë në Shqipëri. Ajo është botuar në revistën ruse ornitologj­ike të Universite­tit të Petërburgu­t NU. 789 2012

 ??  ?? ( Një foto e rallë) Puzanovët në Prespë me bizantolog­un më të madh të kohës, priftin e fshatit. dhe anëtarë të ekspeditës shqiptare
( Një foto e rallë) Puzanovët në Prespë me bizantolog­un më të madh të kohës, priftin e fshatit. dhe anëtarë të ekspeditës shqiptare
 ??  ?? Aleksandër Puzanova
Aleksandër Puzanova
 ??  ?? Varrezat e Puzanovëve
Varrezat e Puzanovëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania