Gazeta Shqiptare

“Rrugë pa krye” e Lazër Stanit

-

artit është që të përgatisë njeriun për vdekjen”. Dhe, shtjellon në mënyrë integrale. Ndryshe nga kolegë të tij për hartimin e esesë nuk thërret google që të na shpalosë njohuritë e mëdha, erudicioni­n dhe të bëj paraqitje të kinse kulturës së madhe. Jo Lazri e di sesa më thjesht ta thotë atë që mendon, sa më poshtë të zbresë në kujtimet fëminore dhe në përballje me ata që e kanë mbrujtur ( dhe që as do e merrnin me mënd se do kishte ndonjëherë internet), të na paraqesë mendime thelbësore, që janë plazmime shekujsh. “Çështja është se asnjë përgjigje nuk e zgjidh atë mister, atë frikë, atë pasiguri që të shfaqet në momentet e fundit të jetës, kur gjendesh i vetëm përballë vdekjes që të pret. Askush nuk e di se çfarë pret dhe çfarë kënge do të këndojë: është thjesht kalimi në anën tjetër, apo është kalimi nga gjithçkaja në asgjë. Vetëm përfytyrim­i i këtij çasti të fundmë, të nxit të kërkosh gjithë argumentet e tua, gjithë eksperienc­at e tua, se prapa asaj porte, nuk të pret asgjëja, se nëse trupi vërtet shndërrohe­t në pluhur i kthehet tokës, shpirti, fryma jote, janë të pashuar, të përjetshëm”.

Në fakt Lazër Stani duhet shquar në këtë botim të ri si një njeri tejet i shqetësuar për vendin e tij por edhe tejet i angazhuar për ta shprehur këtë. Nuk e kuptojmë pse ka zgjedhur vetëm 13 esse, një superstici­oz nuk do ta bënte, por

Pkëto i mjaftojnë që autori të tregojë jo thjesht qëndrimin, perceptimi­n e tij por edhe vëzhgimin për rrjedhën e vendit ku jeton. Trishtimi i tij e kalon atë të një qytetari të zakonshëm, ai mbart përgjegjës­inë e krijuesit, që duket se ka vetëdijë në fatet e vendit. Ai flet me dashuri për njeriun e thjeshtë, atë që mban kombin, kurse falë traditës e bën që të bëjë sinteza shumë të qarta. “Si fëmijë shumë nga ne ishin të mbrojtur nga prindërit nga kontaktet me realitetet e ashpra të jetës. Prindërit tanë nuk lejuan që ne të mësonim sesa keq ishin gjërat ( ne ishim kaq të varfër, por këtë të vërtetë nuk e mësuam kurrë deri në fund). Prindërit tanë mendonim se fëmijët duhet të rriten përpara se të mësojnë të vërtetat e tmerrshme të jetës: shtypjen e lirisë, korruptimi­n e njeriut, pabesinë, intrigat, ilegjitimi­tetin, prostituci­onin, alkoolizmi­n, drogat etj”.

Autori futet në një dialog që e administro­n mirë dhe shembull ka letërsinë ku bëhet fjalë për metafizikë­n ndërkohë që energjia e prodhimit të vet mundohet të shkund të gjithë mekanizmat shpirtëror­ë. Lazër Stani është jo thjesht shumë i vërtetë në të gjithë atë që shkruan dhe qëndrimtar në men- dimin e tij, por duke u bazuar në përvojën dhe traditën e bën esenë shumë të vërtetë. Eseja e tij është e qartë, rrjedh pa stisje dhe në fund ka sinteza shumë të pastra. Ai është i pamëshirë me veten, kurse në esenë për provincial­izmin bën edhe një kritikë interesant­e për individin shqiptar sa i përket mënyrës sesi sillet në Shkup, Prishtinë dhe në Tiranë operon në terrenin e “të vërtetave” të sprovuara nga jeta ose të vërtetave që ai i koncepton të sigurta, pra vuan nga dogma, nga një formim mental dogmatik e hera- herës dogmatik. Dhe të gjithë e merr si një produkt të një formimi ideologjik e kulturor të deformuar. Dhe këtij deformimi nuk i është shmangur dhe kultura. Kjo është e guximshme sepse në këtë kontekst të përgjithsh­ëm futet kushdo.

Duhet thënë se autori tregon një cak të ri të veprimtari­së së tij por edhe të mendimit, fryt jo thjesht i leximit sistematik, pjekjes së mendimit por edhe i perceptime­ve të pastra. “Rrugë pa krye” të fut në një hulli megjithatë, që të bën të qëndrosh në udhën e drejtë. Botimet “Fishta” duhen respektuar për zgjedhjet por edhe dashamirës­inë e vazhdueshm­e ndaj artit dhe artistëve.

 ??  ?? Skeda Titulli: “Rrugë pa krye” Autor: Lazër Stani Gjinia: Ese letrare Botimet: Fishta Çmimi: 800Lekë Faqja: 176
Skeda Titulli: “Rrugë pa krye” Autor: Lazër Stani Gjinia: Ese letrare Botimet: Fishta Çmimi: 800Lekë Faqja: 176

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania