Gazeta Shqiptare

Autori dhe frika nga gjuha

-

përdhe me zhurmën që bën kur bie një harabel i ngordhur.

Kur analizoj rolin e gjuhës në roman e shoh më pak në një plan thjesht shprehës, sesa si gjenerues dhe mobilizues. Gjuha në roman nuk është thjesht mjeti komunikues, por motori që krijon dhe lëviz personazhe­t, prodhon ngjarjet dhe zgjidh apo lidh konfliktet. Gjuha është shorti dhe ndëshkimi hyjnor i gjithë karakterev­e në roman. Mjeku Arqile s’e hap gojën kollaj e ta jep një fjalë një flori, edhe kur Gogoja çfarë nuk i servir të mësojë gjësend nga Graz- i i largët austriak; por edhe mësuesi Stillo që kyçet brenda pa kufij ditënate të shkruajë romanin e vet, e që fjalët e shkruara s’i reshtin, por tamam prej atyre fjalëve të shkruara i venë pastaj prangat... ndaj edhe e tapos gojën me faqoren më pas; nga një krah Kundja memece, pengesë mizore kjo për trurin e saj të zhdërvjell­ët, por ama që s’i pushon mendja së krijuari, zbuluari e treguari gjithë botës thashethem­e e lidhje me këmbë, duar e fitirë, që plasi përbrenda prej gjuhës, dhe në pikën e fundit ndjeu erën e gjakut të gulçive të veta, ditën kur nuk ia doli t’u “dëftejë” dot mikeshave të saj rritura mes gurëve e burrave- gurë, konceptet “cunnis linguis” dhe “fellatio” – s’foli tërë jetën po në fund i ndjeu erën gjakut të fjalëve të pathëna dot; nga krahu tjetër, Qesari fatëkeq, i kundërti i saj, pengesa e të cilit ishte paaftësia për të MOS thënë atë që s’duhej atëherë kur s’duhej, që po ashtu përfundoi në burg po nga ceni i gjuhës së vet; Gogoja me 52 letrat në xhep, dembeli aksionist i fshatit që u postua në Peshkopi nga dëshira e pamatë për të parë botë me “si”, u kthye nga një dy- javor aksioni rrugor atje, me tjatër llaf e tingull, me gegnishten që s’ia dilte dot ta shkulte më, e i “qe ba zakon”; Mëhillengj­ëlli ( kthyer më pas në shoku Milo, militant e spiun miqsh që zbatonte vendosmëri­sht vijën e Partisë) që dikur shurronte në vend veç kur dëgjonte ujë të rridhte, më pas merr vrapin të gjejë shqind të fshihet jo nga uji, por nga FJALA përrua, a shi, e madje edhe vesë; Miçua ose Dhimitër Jeshili, ka vesin e të folurit me vete, sa sakëlldis gjithë fshatin e desh i hap punë vetes nga kjo e keqe, me komunistin Milo ( ish- shurrak i fshatit); tre taljanët që mbushën fshanë, Xhilda, Josifi e Andoni ( apo Giuseppe e Antonio), që gjuha u peshonte e i pengonte çdo ditë, disa i mori më qafë, si Josifin e mjerë që iku kur gjermani kapi tingullin Italian të emrit ( sigurisht shqiptuar Giuseppe prej Qesarit që tamam aty e atëherë shfaq cenin e vet gjuhësor), dhe e dërrmoi me breshëri, si Xhildën që herë si lavire e taljanit, e herë si grua e rusit, kapej tek kashta që i dilte para, që të mund të shprehej e të jetonte me gjuhën ( a mosgjuhën) e vet bareze.

Akoma më kompleks është Andoni, që, nga gojëtar si ai dhe tëhollues i thekur letrash dashurie në italisht, nga një që dinte veç 3- 4 fjalë në shqip, rritet e vendësohet duke u bërë bilbil i shqipes lokale dhe ungjillore në lirinë e para- Çlirimit, për të humbur gjuhën krejt më pas, kur kupton se është ngujuar me forcë në gjuhën ( dhe vetëdijën) e tjetrit pa shpresë t’i rikthehet më kurrë asaj të vetës. Shokimi mendor i vjen kur veshi i kap në radion e krisur s o c i a l i s t e ardhur mes maleve, tingullin e gjuhës së ëmbël të nënës që gjeti një të çarë mes valësh dhe arriti në copën e malit ku i kish rarë koka Antonios gjuhë- shkalë! Dhe vendin e tij, tek e shoqja e re, Galinia, rritur mes psallmeve të të atit dhe fjalëve me theks italian të Andonit, ( Galinia që, mavria, me dikë do kundonte dhe ajo, ndaj ati famullitar i bleu radion... e i mori të shoqin), e mori ironikisht radioja socialiste. Andoni që kalon nga dashuria e marrë por e paartikulu­ar për italishten e vet, atë të dashurive letrare padovane, që e kërkonte mes poetësh dhe nashinë e gjente veç në jerm teksa nënvetëdij­a i recitonte Danten mësuar në gjimnaz, kish humbur gjuhën e vet, e bashkë me të, çfarëdollo­j gjuhe, gjuhën si veti; kjo ish thagma që e kish pllakosur Andonin: “Te gjuha dhe te frimëmarrj­a e ka të keqen!”, - thotë Papateua. “E ka dashur shumë gjuhën e tija, e i mungon, ndaj nuk flet... rua- romanit u çmerita. Analiza ime më poshtë është përpjekja ime jo për të përshkruar a bërë reçencë romanit, nuk është reklamë për të, dhe as mahnitje pas gjuhës së jashtëzako­nshme përdorur aty. Kjo po që është e vërtetë, por ka edhe të tjerë që e qëndisin bukur shqipen. Analiza ime nuk është përshkrues­e dhe as e përgjithsh­me, por shpjeguese dhe e izoluar në një çështje të vetme: frikën e thellë të kujt e lidh jetën me gjuhën, nga vetë gjuha. Është një shpjegim i imi psikanalit­ik se çfarë po ndodh me përbindësh­in gjuhë në roman, dhe si e terezit autori ta kapë demin nga brirët, dhe ndërton kështu një roman me bukuri e histori tërë barrë, që të qetësojë djajtë e vet gjuhësorë. Shkrimi doli fillimisht në “Peizazhe të fjalës”, dhe ribotohet këtu me ndryshime shumë të vogla. ( E. D.) jeni mos i kërren sitë vetes nga e keqja” i thotë Arqilea quasi- froidian Papateos, duke i shpjeguar thelbin human e universal të asaj që pat pllakosur Andonin, ndarjen violente nga gjuha e vet.

Romani hapet me një episod tensioni maksimal për fshatin kur prifti Papateo i është futur punës me damarët e zverkut skuqur e përpushur, të zgjidhë hallin që ka gjetur Cellën, birit të së cilës, një fëmije që as jep e as merr, ndoshta epileptik, i ka hirë përbrenda një gjësend, një farë gjëje a një malule, si ia thonë, që Papateoja do ta kërrejë jashtë, GJUHA. Siç duket nga gjithë karakteret që sapo analizova, ata ecin në jetë e roman nën shtysën dhe tensionin e një pengese që gjithsesi është gjuhësore apo lidhet me gjuhën; pesha e kryqit që ua transmeton gjithë krijesave të veta, autori vetë. Papteua që lidh katundin me prezencën e vet pleqërisht­e e zotnore nën një famulli, që shqishëron si do e kë do si Zeus majë gërxheve shqiptare, po që mban mirë ballancën e së drejtës mes gjindes së vet, që derdh gjuhën e vet superbe të zhdërvjell­ët mbi këdo, brenda e jashtë meshe, para se të fiket e të bëhet “ajër, erë e shpirt”, para se nga honi të frinte një erë shumë e ftohtë, shpirti i komunizmit, mu atëherë pra, ia del të lexojë fjalinë e parë të Ungjillit sipas Gjonit që nis “e para ishte FJALA”. Dhe këtu romani ul perden.

Romani nis me GJUHËN e mbaron me FJALËN si metaforë e një diskutimi pa cak, metalingui­stik, vetemevete, të një sjelljeje dhe pështjelli­mi refleksiv të autorit për GJUHËN si shpirti i vet krijues, si ekzistenca e vet. Çfarë i bën personazhe­t e tij të paparashik­ueshëm e unikë? Çfarë i bën universalë? Gjuha dhe lidhja kërthizore me të! Por janë të besueshëm e logjikë, sepse realistë e të mbrujtur në gjuhë që lokalizon në kohë e vend. Por ama, ata janë të gjithë pjellë e një shtrëngimi, të një frike gjithëpërf­shirëse. Ajo nis dhe shpërfaqet tek vetë krijuesi, autori. Autori ka FRIKËN e madhe të çdo krijuesi nga aftësia e vet për të prodhuar gjuhë, gjuhë efektive, gjuhë që ngjit e që ngjiz. Nuk mund të kemi njëllojshm­ëri të tillë në motorin e karakterev­e që janë nga më unikalët, të gjithë bërë në një pikë e një dekik rastësor, atë njëllojshm­ërinë e të qenit të gjithë rob të gjuhës, nga mallkimi i së cilës duan të shpëtojnë, pa pasur një Krijues që e ka këtë problem thellësish­t të vetin. Ndëshkimi autorial i personazhe­ve, vjen nga vuajtja dhe syrgjynimi pa shpresë e shpëtim i autorit prej gjuhës.

Çollaku prodhon këtë roman me kaq ngjyrë e shpirt, me këtë larushi mendjeçart­urish që thyejnë skema pritshmëri­sh dhe risojnë karakteret e letërsisë shqiptare, që të lajë hesapet me frikën e vet, me dënimin e paracaktua­r nga Zotat për ata që me fjalën lidhen më shumë se me mëmën, frikë e gjatë aq sa koha kur kuptoi se donte e mund të shkruante, frikën nga gjuha. Frika elementare që krijon e njëson romanin është gjuha, frikë e ndërgjegjs­hme aq sa e pandërgjeg­jshme. Personazhe­t ngatërrohe­n e rriten si rrugë që duan të çlirojnë autorin vetë nga një kompleks për një faj të pakryer, atë të mospasjes së gjuhës perfekte, gjuhës mëmë të autorësisë e të gjenialite­tit. Çollaku nuk është së pari prozator; ai së pari është poet; pastaj përkthyes; pastaj prozator ( për aq sa këto veti e jetë mund të ndahen). Çollaku e mban kryqin e gjuhës disa fish mbi shpinë, dhe romani është klithma e tij që të çlirohet e të lëvizë pa peshën e barrës së autorit në të tre dimensione­t e veta. Shkrythshm­ëria e tij, lëvizja e tij si ngjalë në ujë mes nivelesh tregimi, gjuhe dhe karakteres­h, përpikmëri­a imediate e shprehjes, janë shenjë e ndërgjegje­s së thellë gjuhësore të tij, mbulesa që ai gjen për të fshehur frikën e tij të thellë nga gjuha. Bazuar në gjuhën e tij, unë me bindje do thoja që Romeo Çollaku e ka kapërcyer kompleksin e vet. Por karakteret e “Mjaltë në teh”, me gurin e rëndë semantik që secili prej tyre tërheq mes këmbësh, e tradhtojnë. Dhe sado joempatike dëshira ime, në të mirë të artit, shpresoj që ky autor, përkthyes, poet e prozator, të mos shpëtojë kurrë nga kjo peshë kryqi dhe kërkimi.

 ??  ?? Romeo Çollaku
Romeo Çollaku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania