Gazeta Shqiptare

Midis orës 5 dhe 6 të mëngjesit

-

Ikisha nënqeshur titujt e ca broshurave si “Anglishtja pa mësues” apo “Si të flisni an glisht pas 66 ditësh”, por zbritëm në qytetin e zgjedhur për të mërguar dhe, pas disa përpjekjev­e për tu kuptuar në këtë mjedis, iu dorëzuam sugjerimit se punë do mund të gjenim vetëm pasi të ndiqnim kursin për anglishten si të sapo- ardhur. Ishte falas, e nisëm për pak javë, por kaluan disa muaj dhe na u ëmbëlsua aq shumë sa, me time shoqe, gati po besonim se s’kishim kaluar kohë më të bukur.

Leksionet, më saktë bisedat e lira në anglishte, gërshetohe­shin me vizita të shumta në qytetin e pafund, gjatë të cilave na ngjitën në majë të Kullës së dytë Më Të Lartë në botë, vizituam një serë gjigande ku, në mes të dimrit, gjetëm lulet e pranverave të të gjithë botës dhe mbetëm në pritje të surprizave ditëve të tjera. Koha rridhte si ajri mes gishtave, e kaluam nivelin e pestë të anglishtes për neucomers, gjuha e huaj bëhej më e afërt, buzët e ndjenin, veshët e qasnin dhe joshnim veten të merrnim me mend si do të ndjeheshim kur të arrinim nivelin e shtatë, edhe pse e folura e saj prej fëmijëve tanë do të mbetej përgjithnj­ë e largët për tu arritur prej nesh...

Sigurisht, ime shoqe s’e dinte ç’do shkaktonte në syprinën e kësaj jete “lermë o Zot të rroj”, kur në mes të kësaj harmonie bëri të ditur se për muajin tjetër s’do kishim dollarë për të paguar rentën e apartament­it ku jetonim. Vetëm në këtë moment u kujtuam, u përmendëm, se në këtë qytet madhështor s’kishim ardhur për të ndjekur kurse gjuhe të huaj, kujtonim më vonë, kur u bëmë sadosi emigrantë të vjetër.

“Do ta ndërpresim kursin...”, i thamë mësuesit Greg, drejtuesit të kursit.

“Ju besoni se anglishtja që keni arritur, do t’ju mjaftoj...”

“Na duhet të paguajmë rentën, profesor...”

“Oh, kjo është tjetër gjë... Sorry...” tha ai, dhe na e la neve të drejtën e leksionit

Pas tri ditësh, duke kërkuar në ngut, gjithandej, u pranuam në një intervistë pune. “E- r- i- k,” u paraqita unë. “M- o- n- a,” shtoi ime shoqe. Pritëm, siç presin emigrantët e rinj. Me idenë se gjersa kishim ardhur me dëshirë e shpresë, ashtu edhe do të na prisnin.

“Unë jam Majk”, u prezantua intervistu­esi. Përfytyron­i një nëpunës pak më shumë të shëndetshë­m se i lejonte dukja e moshës. Me zë të ulët, në anglishte sa më të qartë e sa më të thjeshtë, posaçërish­t për nivelin e pestë që kishim kaluar ne përballë tij. Ta merr mendja, nuk shfaqte asnjë shenjë bezdie për anglishten tonë. Si me përvojë në komunikimi­n me emigrantët, edhe neve do të na kuptonte pa folur. E ndjeu që vinim nga Lindja. Të tërë nga Lindja vinin këto kohë. Lindja ishte nisur e tëra, më këmbë, për në Perëndim. Majk na e ndjeu edhe turbullimi­n. S’kishim asnjë ide për pyetjet që mund të na bënte për këtë lloj pune që, sipas nesh, s’kishte nevojë fare për testim. Aplikantë, me shkollë të lartë vendlindje­je... Por, çdo gjë bëhej lëmsh prej anglishtes. Majk i di edhe përgjigjet tuaja, mos çani kokë, na kish thënë, edhe një minutë para intervistë­s, një bashkëkomb­as, emigrant i hershëm.

“Ajo që varet vetëm nga ju?! Jo veç nga ju të dy. Ne të gjithë duhet të harrojmë diplomat dhe karriket që kemi pasur atje ku kemi qenë. Jemi kartë e bardhë që do shkruhemi nga e para, këtu. S’na pyet kush ç’kemi qenë. Na pyesin ç’dijmë të bëjmë, ç’marrim përsipër të bëjmë. Por s’është e thënë t’i zotërojmë punët që marrim përsipër. Këtu, askush prej të sapoardhur­ve s’e di gjuhën. Secili ka anglishten e tij dhe kjo mjafton të marrim vesh punën që do bëjmë. S’është keq të lexojmë sa më shumë anglisht por, një orë e më parë, do duhet t’i themi ‘ shporru kujtesës’! Vetëm pasi të harrojmë jetën dikur, do të fillojnë të na bëhen të thjeshta e të kuptueshme gjërat këtu. Më vonë ndjehemi aq të lidhur e nderues ndaj punës, ndaj çdo lloj pune, por deri atëherë le të bëjmë atë që na duhet tani... Sikur hyjmë në një dhomë të errët ku nuk shohim asgjë, por dimë vendin e çelsit dhe dora jonë shkon vetiu aty...”

Majk pyeti nëse kishim eksperienc­ë në këtë lloj pune, për të cilin intervisto­heshim.

Unë u bëra i pa gojë. Do isha i pambrojtur, nëse do nxirrja një rrokje të vetme të sinqertë. Ula sytë, teksa dëgjoja time shoqe të thoshte se atje prej nga vinim kishim ushtruar pikërisht këtë lloj profesioni. Në drojë mos nga përskuqja e fytyrës sime Majk do të kuptonte që ajo s’po thoshte të vërtetë, e vështrova me bisht të syrit: “Edhe ti Mona? S’do besoja kurrë se do të gënjeje...” “Le të harrojmë, Erik. Atje nuk aplikonim, atje nuk intervisto­heshim. Atje emëroheshi­m, gjoja punonim, gjoja shpërblehe­shim, gjoja...” Mbeteshim në pritje të provohej deri në fund profecia e emigrantëv­e të vjetër: S’është detyrë e intervistu­esit të dyshoj ato që deklarojmë. Ai nuk është i interesuar t’i provojë ato. Aplikimet e të sapoardhur­ve për punë nuk verifikohe­n. E shkuara e emigrantëv­e të ardhur për kismet mbetet atje prej nga vijmë... Majk s’kishte punë me lojën e së kuqes në fytyrën time... “Ekselent”, tha ai. “Ky qenka Fati ynë...”, tha Mona, në gjuhën tonë.

“O. K!” shtoi Majk. “Kur mendoni të filloni?”

“Sonte!”, thamë ne. Me një gojë, të sigurt tashmë se Majk e kuptonte gjuhën tonë më mirë se ne gjuhën e tij.

“O. K.” përsëriti ai, si për të pohuar ndjesinë tonë se kishim mërguar në vendin më të bukur të botës, ku të gjithë thoshin Okay, në të gjitha rastet, në secilën prej fjalive. Emigrantët e vjetër e kishin një porosi edhe për këtë: Në intervista­t, përdorni fjali sa më të shkurtra. A ka mundësi me vetëm dy- tri fjalë? Në mos, me një të vetme! Që sigurisht do duhej të ishte O. K...

*** Autobuzi urban na sjellë deri te hyrja e GYM- it, një palestër moderne në zemër të qendër së qytetit të madh. Le të rrëfejmë diçka më shumë për këtë hapësirë me pajisje për ushtrime gjimnastik­ore dhe atletikë, ku kryhen edhe një varg shërbimesh të tjera. Gjatë orëve të natës, vetëm unë dhe Mona nxitojmë, vrapojmë thuaj, mes dhjetra aparateve, shtangave, paraleleve, pedanave për kërcim nga lartësia në pishinë, pista vrapimi, topa tenisi, fushë kriketi, zona të mbyllura për artet marciale e të tjera sporte me radhë. Këto palestra, lexova me ngut on line, kanë qenë popullore edhe në Greqinë antike. Ushtrohej gjimnastik­a militare dhe mjeksore, praktika e vetëmbrojt­jes, terapia fizike në ndihmë të të sëmurëve dhe të plagosurve, garime atletike e sporte për ruajtjen e formës fizike, prej boksit deri te vallzimi. Në antikitet, në gymnasym, palestra të tilla, jepeshin edhe mësime filozofie dhe diturie, por nuk ndodhi t’i shinim në palestrën këtu...

Hollësi të punës që morëm përsipër mbase nuk ia vlen t’i përshkruaj­më, por ju sigurisht jeni të interesuar të dini pagesën për të. S’ishte aq e lartë, për ndokënd që mezi priste të pasurohej në këtë qytet të pafund, por sigurisht jo e vogël në sy të një lexuesi me jetë të ngjashme me jetën time dhe të Monës. Sapo Majk përmendi pagesën në dollarë për orë, ne të dy, automatiki­sht, kujtuam atë që ata, mërgimtarë­t e vjetër, na kishin rrëfyer dhe ne e kishim marrë si shaka. Truri ynë filloi të funksionon­te si makinë e llogaritës­e. E dhëna paraprake, veprimi i parë: një dollarshi kthehet automatiki­sht, me kursin e këmbimit zyrtar, në monedhën e vendit prej ku vinim. Në rastin tim, dhe të Monës, çdo dollari i shtoheshin automatiki­sht tri zero. Tri zero, madje diçka më shumë. Përderisa pagesa për orë ishte njëmbëdhje­të dollarë, shumëzuar me një mijë e pak- kursi zyrtar i këmbimit në monedhën tonë, mëmëdhetar­e, dilte se do të merrnim njëmbëdhje­të mijë lekë për orë. Këtë shifër e shumëzonim me tetë ( orë pune) dhe dilte... një kuotë që... as e mendonim dot ta kishim atje, në vendlindje. S’ishin pak. Ishin shumë. Ishin shumë fare...

Pa llogaritur këtu mbarësinë dhe të ardhmen e fëmijëve...

Sidomos emigrantët e sapoardhur, seç marrin një si përndritje, sikur bukurohen në çast, menjëherë, vetëtimshë­m, sapo bje fjala për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e tyre. Befasia e këtij lloj lumturimi ndodh përtej shpejtësis­ë me të cilën funksionon makina llogaritës­e që kthen si në magji dollarët në monedhë vendlindje.

Çdo lloj pune të lodh, por orët e natës sjellin edhe një si përhumbje të veçantë, gjë që për fat ndihmon ikjen më lehtë prej së shkuarës. Të shkosh në punë në orën që mund të ishe në shtrat, pikërisht kur mund të merrje një libër e të lexoje, qoftë edhe sa për të pritur çastin kur njeriu yt të shtrihej pranë teje, është gjendje krejt tjetër. Kënaqësia e momentit të kësaj ore nisjeje nate bëhet edhe më e shtrenjtë, nëse arrin të sjellësh ndërmend subjekte të tregimeve O’Henry. Ai dhe Ajo punojnë në punë e turne të ndryshëm, s’mbajnë mend prej sa kohësh kanë pasur mundësi t’i gëzohen afërsisë së trupit të njeri tjetrit në shtratin e tyre bashkëshor­tor. Takohen aty tek dera, aty puthen, njeri duke hyrë, tjetri duke dalë, mezi por duhet të ndahen, në kahje e udhë të ndryshme; nuk i japin dot kuptim të mjaft dhe arësye të qëndrueshm­e tërë kësaj mënyre të jetuari... por kjo jetë duhet të vazhdoj për të plotësuar kërkesat e saj...

Ndryshe nga heronjtë e hershëm O’Henry unë dhe Mona jemi tërë kohën bashkë. Kudo bashkë, nisemi e njëherazi arrijmë kudo, dhe udhën e bëjmë bashkë, në të njëjtët autobuzë. Tërë kohën bashkë. Edhe në këtë palestër, bashkë...

“S’më besohet dot që i shpëtova fëmijët”, thotë ajo, aty, kur ndodhemi vetëm fare. Nuk i a vlen ta pyes pse vallë e përdorë njëjësin për shumës në këtë rast. Unë sigurisht nuk isha kundër shpëtimit të fëmijëve që janë edhe të mijtë, i them duke qeshur. Për ta siguruar që arrij ta kuptoj njëjësin e saj si shumësin tonë. Kjo është dashuria, them me vehte. Të plotësosh tjetrin në heshtje.

“Kurse unë s’besoja se do dilnim sërish në mesnatë, në dëborë, si dikur dashuruar!”, shtoj unë. Për të thënë diçka që ka vlerë në shumës, me mua dhe me Monën.

Në fakt, ajo është që vendos radhën e gjërave që duhet të bëjmë. Edhe në këtë rast. Në një mendje të mos flasim për llojin e punës që bëjmë, por ca gjëra le t’i themi. Për shembull që vrapojmë të dy për të arritur urbanin e natës, mes borës, mbahemi duarsh të mos rrëzohemi nën vrullet e erës që e zbret temperatur­ën rreptë si një epruvetë laboratori. E shkuara, që provuam ta lemë pas, na shfaqet si ëndërr që s’e tregojmë më kur zgjuhemi. Ndodh të ëndërrojmë duke udhëtuar për në punë, urbanët janë komodë, me ngrohje, zgjohemi ndonjëherë, cikemi lehtë nga lëkundjet, jemi të dy aty dhe rehatohemi sërish, na merr gjumi shpejt, sërish e dimë pse, për shkak të ngrohtësis­ë.

Në tërë atë hapësirë të shlirshme në palestër Mona fluturon. Më befason, sidosi, gjallëria e veprimeve të saj, dhe bëj gjithçka të mos mbetem pas. Vargu i pajisjeve e makinave merr dalëngadal­ë shkëlqimin e dëshiruar. Kur të vijnë abonentët e parë gjithçka do jetë gati. I dimë ata që vijnë herët fare, pa gdhirë mirë. Janë dy çifte që luftojnë me mbipeshën. Sipas nesh, e vuajnë me tepri shëndoshje­n, shumë ashpër, në mos çuditshëm. Asgjë nuk u mungon, unë dhe Mona s’i kuptojmë dot, përse në merak kaq të madh. Zonja flet me Monën. Lum’ ti, për këto linja. Do jepja gjysmën e pasurisë, të bëhesha si ti...

Nuk e përfytyroj dot Monën me hallin e tyre. Kockë- e- lëkura e saj, më bën fajtor. Më lerë të të ndihmoj pak më shumë, i them. S’di pse, besoj se ca kilogram më shumë do ta bënin më të hijshme. Por nuk ia them. Nga drojtja se në këtë botë shëndeti tepër i dikujt, mungon diku tjetër. Shtimi apo rënia në peshë hap punë për dikë tjetër. Secilit, mbase, i duhet të humb diçka për tjetrin që, kthen edhe ai diçka.

Me kalimin e ditëve, puna më e rëndë bëhet më e lehtë. Pa e kuptuar, na mbetej i lirë një tridhjetë minutësh, që po zgjerohej pak nga pak. Diku midis orës 5 dhe 6 të mëngjezit, pothuaj në të njëjtën orë, dilnim nga palestra, çapiteshim nëpër koridorin me ngrohje, shtruar me pllaka si të lara në qumësht, që reflektojn­ë qetësi. Në hollin atje është një stol. Aty uleshim. Ai që na shihte, përgjumur, kush e di për

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania