Gazeta Shqiptare

Midis orës 5 dhe 6 të mëngjesit

-

ç’na merr. Pallto e zezë e Monës dhe xhupi im gri, hedhur në shpinoren e stolit. Mbase shembëllen­im si çift dashurie, lodhur nga jetë e natës, si njerëz që kanë mundësinë ta shijojnë kënaqësinë deri në fund. Vetëm si dy njerëz që kanë braktisur kursin e anglishtes për të saardhurit, që të mund të paguajnë rregullish­t rentën e apartament­it, nuk besohet të na shkojnë ndërmend.

Askush s’na pyet, e kotë të mendojmë për këto gjëra, mbase as bisedën me Majk mund të mos e kishim rrëfyer. Një çift emigrantës­h, në zgjim të natës. Jemi të dy bashkë, nuk vlen asnjë hollësi tjetër. Lexuesi le ta plotësojë si të dëshirojë këtë dhe mungesa të tjera. Stolin ku ulemi, vendoseni ku të mundni. Edhe ndriçimin, mjaft të bjemë në një mendje, se jeta është një teatër masiv, secili luan një rol, le të themi rolin e tij. Take it easy... Sloëlysloë­ly... Avash avash... Anglishtja, si gjuhë, mbase në të kundërtën e fatit të superfuqis­ë që e përdori si mjet komunikimi, vazhdon perandorim­in e saj. Edhe fjala Kismet është në të, mbase prej gjuhës sime e të Monës. Po, ne dolëm nëpër botë për kismet...

Si mund të mos rrëfejmë se në këtë koridor të ngrohtë kemi dëgjuar muzikë.... Mbase kjo ndodh edhe gjatë ditës, mbase vazhdon tërë natës. Por, ne dëshmojmë për muzikën në orët midis 5- ës dhe 6- ës. Nuk dimë, s’ka përse të pyesim për orët e tjera, kur jemi duke nxituar, pothuaj me vrap, në palestër. Midis orës 5 dhe 6, aty, në atë holl, ne dëgjojmë muzikë të shkëlqyer, marevilous­e, ekstraordi­anry, par exselence music... Për të qenë sa më korrekt, shtojmë se muzika fillon pasi ne heqim pallton e madhe të zezë të Monës dhe xhupin tim gri, madje më saktë akoma pasi i hedhim ato në shpinoren e stolit. Ose, në sekondën kur pasi marrim frymë thellë thellë, prekin dorën e njeritjetr­it, mbyllim sytë, pikërisht atë çast dëgjohet muzikë.

Në atë hapësirë koridori llamburitë­s, që na lëbyrë vështrimin në çastet e para ulur te stoli, nuk lalis asnjë lëvizje tjetër. Jemi vetëm ne të dy, vetëm ne, ne dhe manekinët në vitrinat e pafundme përgjatë koridorit. Tërë ato reklama rrobash, syzesh, këpucësh, sandalesh, bizhuteris­h, por s’ka lidhje midis. Ne nuk flasim për to. Nuk kemi ndërmend për t’i pasur ndonjë herë, ndonjë ditë. Jo pse mund të jemi edhe të lodhur, jo. Reklamat aty s’janë për ne. Qenia jonë e tjetërt prej tyre, është po aq e kthjellët sa edhe e tyre prej nesh. Manekinet janë brenda eksponatev­e, vështrojnë nga ne, kqyrin rrugën në atë koridor, por jo ne. Në mëngjezin që vjen, dhe gjatë tërë ditës, dikë presin. Sigur- isht, dikë e kanë joshur. Por kjo ndodh në orët kur ne s’jemi aty.

Ca gjëra të kësaj bote ndjehen, merren me mend. S’ka pse thuhen. Mbase në ndonjë moment, nuk ngulim këmbë që ndodh një herë të vetme, Mona shkon ndërmend se këpucët me taka të larta që feksnin atyre orëve nate luminishen­te do t’i dëshironte t’i kishte. Kur ishim në Atdhe. Atje po. Jo këtu. Në momentin tjetër, të kësaj mëdyshjeje po aq të përgjumur, e ndjej se i rrëzon sërish kapakët e syve si perde të rënda. Këpucët e atyshme bëhen pjesë e asaj të shkuare që do duhet ta harronim. ‘ S’duhet as ta kisha shkuar ndërmend, marrokja unë!’ Si për t’u shfajësuar për fajin që s’bëri, Mona afron dorën tek e imja. Njeri nga sytë e mi u hap paksa, akrepi i vogël në orën që regëtinte atje përballë ishte mes 5- sës dhe 6ës. Pra, mund të dremitnim edhe pak, pra mund të dëgjonim edhe pak muzikë ëndërruese...

Në ato të të dhjeta sekonde zgjuar gjej kohë të mjaft të qortoj veten, që nuk kam çmuar rëndësinë e ndonjë dhurate për Monën, gruan, femrën e ngrohtë që në këtë orë të zbardhjes së ditës ka mbështetur kryet në supin tim dhe merr frymë njëherazi me mua. Në mos një unazë a byzylyk marrëzisht të shtrenjtë nga ato të vetrinave aty përballë, një shëtitje në muzg, një tufë lulesh të qëmtuara pavarsisht stinëve në natyrë, që kurrë nuk e privon dëshirën për lule, pa pritur doemos ditë- lindjet e fëmijëve, aq më pak Ditët e Valentinit të sakrificës dhe, më trishtë akoma, pse duhej të prisja përvjetorë­t e martesës për t’i dhuruar diçka... Përse, shpresoj të më falin zanat e mira, kjo prirje për t’i parë si formalitet­e, të tepërta, gjoja në besimin se dashuria ishte, edhe pa to. A s’mund të dhurojmë pafundshëm, të ndjehemi gëzuar duke dhënë diçka që ende na duhet, po kaq, në mos më shumë, të falenderoj­më, jo vetëm për mirënjohje, pra edhe të panjohurit dhe, përse vallë vonojmë t’i gëzojmë njerëzit afër nesh duke i falenderua­r edhe pa shkak të shfaqur? Kurrë e asnjëherë s’është kotë, përderisa janë gjallë pranë jetës tonë...

“Sidosi... në këtë jetë që bëjmë, në mënyrën se si jemi mësuar ta gëzojmë e masim atë, ja që na bëhen të domosdoshm­e edhe ca para...” Nëpërbuza këto fjalë, si të laja hesapet me atë llojin e materializ­mi që ligësisht na e mësuan nën predikimin e të qenit të barabartë në varfëri. I pëshpërita, pothuaj fshehurazi, ilegalisht, këtë frazë të copëtuat në ngërçin e vetë. Me shpresën se Mona, edhe nëse do më dëgjonte apo ndjente, nuk do më keqkuptont­e, nën atë pushtet të heshtur të ironisë së jetës aty përqark. Besova në indiferenc­ën e përgjumjes së saj. Ajo e dinte, megjithatë, prej kohësh, që isha votues i shpallur për ta nnxjerrë jashtë ligjit tërë paranë e botës. Edhe sikur të rrezikonim dështimin në kthimin e këmbimit klasik të vlerave na natyrë. Si të më kuptonte duke ndjerë, duart e saj në të verbër gjetën të miat, si çelsin e ndriçimit në dhomën e errët.

Muzika e midisorëve 5 dhe 6, mrekulli e butë vetëmnjëgj­uhëshe, derdhur si pëshpëritj­e dashurie në vesh, gjente udhë e depërtonte në thellësi të trupit e të shpirtit tonë. Ishte më shumë se gjendje shlodhëse, hyjnore, aromë dehëse që fare pashpjegue­shëm vepronte në atë stol krejt të rastit për të na lumturuar, diçka e ndjerë verbtazi, por aq tërësishëm në këtë mjedis sa dukej se yshtëte ta besonim se na kishte qenë pothuaj munguese, deri këto ditë, pra edhe në dheun tonë... Si prej ç’kushedi aparati, tingujt e zërat, pëshpërima­t thuaj, rrëmbehesh­in e miksoheshi­n kabllove, ngjiteshin atje lart në bokset e montuar e maskuar mes reklamave, manekineve, buzëqeshje­s së tyre të ngrirë, krejt të pafajshme, dhe kullonin pastaj si ujrat e verës përmes barit të tokave të buta, etur për to.

Lodhja, fshehurazi, por jo tinëzisht, provonte të joshte e përkëdhelt­e nevojën e trupit për gjumë, arrinte të na i rëndonte qepallat e syve, bënte t’i ulte qepenët e tyre, për sado pak çaste. Mbase pa qëllimshëm, ne e kryenim ndonjë lëvizje, herë njeri e herë tjetri, herë të dy njëherësh, dhe arrinim të mbeteshim zgjuar. Etur në shpirt për atë ajër të ngopur me dritë e muzikë, luteshim që ajo kënaqësi ta mbante zgjuar edhe trupin tonë, pas atyre orëve.

Mbase ishte mrekulli e natës që shtonte diçka në atë muzikë. Nëse kjo muzikë, e njëjta, do të transmetoh­ej në po këtë koridor, edhe gjatë ditës, do t’i duhej të përballont­e tonet e larta, britmat e klithmat e rrugëve, rënduar nga mizëria e makinave, dis- harmonia e zërave e hapave të milionave që nxitonin, bërtisnin, klithnin për tu dëgjuar si të gjallë, të dëgjoheshi­n prej dikujt tjetër, në nxit të arrinin diku në kohë, mbase tek buka, gjalpi, mishi, gazeta, politika, femrat, luftrat o fare, asgjëkundi.

Nata, kjo natë duke u gdhirë së paku, ishte tjetër. Muzikë e saj ishte tjetër…

Thjesht ndjenim sikur nuk kishim shijuar kurrë muzikë të tillë, në këtë mënyrë. Në pritje pa ngut, fare të qetë, të ardhjes së klientit të parë në palestër, i jepeshim dehjes në të. E dinim cili prej abonentëve vinte më herët dhe kur shfaqej ai tek korneri i fundit në veriperënd­im të Gym- it. Pas arritjes së tiij ne mund të iknim, ishim të lirë ta linim palestrën dhe të niseshim për në shtëpi. Atë moment mezi e prisnim, por le të vonohej edhe ca, asnjë punë nuk prishte, përkundraz­i... Pështetur te njeri tjetri në atë stol, në atë muzikë...

“Shpirtat e nënës”, pëshpërit sërish Mona, ashtu përgjumshë­m.

Shpirtrat janë të fëmijëve, të fëmijëve tanë, që në këtë orë ende flenë tridhjetë kilometra prej aty dhe unë, merret vesh, ndjehem okay me pëshpërimë­n e saj.

Nuk është rasti të them se nga lodhja e madhe nuk të zë as gjumi. E bëmë qysh në krye marrëveshj­en se nuk do tregonim rreth llojit të punës që bënim. S’përmendëm asnjë titull kënge apo zhanër muzike. Fjala ishte thjesht për një gjendje shpirtëror­e që provonim pas pune, në atë koridor, me prani muzike, midis orës 5 dhe 6.

Mbase kjo jetë, pa përjashtim për secilin, dikur, më në fund, e lë të lirë një qoshkë. Ky stol ndodhi të ishte qoshku ynë. Ky stol u gjend aty, pikërisht kur ne të dy, në orën e fundit të një nate, në thyerje të saj, pasi kishim kryer le të themi si detyrë, nevojë materiale, por edhe kushtim, devocion për ato lotë njerëzor të çiftit që i lutej Zotit ta ndihte të vogëlohej në peshë. I ishim mirënjohës intervistu­esit Majk, edhe pse të lodhur sa dukej se mezi e prisnim atë orë të fundme nate duke u shndërruar në dritë, që na dha shansin t’i gëzoheshim kësaj harmonie shpirtëror­e...

Diku nga ora 6 pa dhjetë, tek fundi i koridorit shfaqej një aziatike e imtë. Përditë, në të njëjtën minutë, nxiton, me xhup të kafejtë e atlete të bardha. Ka edhe ajo e bekuar pjesën e saj në këtë muzikë, shtoj në meditimet e mia asaj ore. Sapo do jetë ndarë me fëmijët e saj, edhe ajo, se punë fëmijësh dhe ëndërrimes­h ishte kjo shtysë e madhërishm­e kësaj jete...

Edhe ajo, si tërë emigrantët e sapo- ardhur, duken më të rinj se janë, më të rinj se ditën që zbritën nga avionët e linjave prej vendlindje­ve të largëta, më të freskët kur kthehen tek ta se kur ngrihen mëngjezeve nga gjumi. Edhe pse, po t’i pyesësh se si vallë mund të jetë kjo e ardhme e tyre, s’dinë të thonë, o nuk arrijnë të shpjegohen, s’japin dot detaje pse u besojnë shenjave e ndjesive që as këto s’i përmendin dot. Aq më pak po tua kërkosh në gjuhën e këtushme.

“Fëmijët këtu kanë Zotin e tyre të posaçëm” thotë Mona, edhe për mua.

Në orën gjashtë, fiks, pikërisht atëherë, shfaqej tek hyrja e sallës së fitnesit i pari prej klientëve. Muzika duket se tingëllon ndryshe. A thua e humbiste, në çast, magjinë e pak- më- parshme. Ngaqë do të iknim ne? Si mund, kaq shpejt, e ashpër, pak si grricëse, si çdonjera nga zhurmat e jetës së zakonshme jashtë, në rrugë.

S’ishte koha t’i bënim me zë këto dialogë. Duhet të nxitonim për në shtëpi.

Tek e fundmja, kjo ishte jeta. Njëqind vjet sikur, të njëqindët në kërkim të çasteve të tilla. Mezi i gjen, tepër rrallë, i gjen atje ku s’i pret, ndoshta atëherë kur ndjehesh i pa shpresë, ose aq i lodhur si midis orës 5 dhe 6, pas një nate të pagjumë. Mund të jenë gjithë- gjithë vetëm pak ditë, pak orë, por edhe veç pak minuta mund të jenë, ndarë e shpërndarë e fshehur në mëngën e fateve tona që flenë dhe i zgjuajmë kush e di ku. Duken pak, por janë vetë jeta në të vërtetë, po të mendosh se vijnë përpara ose para detyrimeve që marrim përsipër, ëndrrave që shohim. Prej orës dhjetë të mbrëmjes deri në pesë të mëngjezit unë e Mona ime pastronim tërë atë sipërfaqe palestre, tërë ato makineri, muret, anekset dhe... diku pas orës pesë uleshim tek stoli... aty ku shpirtëron­te muzika... e kjo vazhdonte deri në orën gjashtë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania