Gazeta Shqiptare

… nga numri i shkuar

-

“Milosao” e këtij numri iu dedikua antropolog­jisë. Në debatin e madh që u bë për vendin e vetëm, që iu dedikua Antropolog­jisë, ne zg- jodhëm një profesioni­st, profesor që jep mësim në Lille. Profesor Albert Doja ishte shumë sqarues në të gjithë atë që ngriti si çështje, porse mund të ishte pak më lakonik. Duket se iu drejtua në shkrimin e tij thjesht një rrethi shumë të ngushtë. Paçka se atje mësoje shumë e shumë gjëra. studimet shkroi autori, duke e vendosur redaktorin nën mllefin e atyre që preken.

Në këtë numër na kaloi një gabim, që faqosja e kish vendosur dy herë një pasazh. Bëhet fjalë për një pjesë nga përkthimi i parë i Artur Popajt i romanit “Pëshpëritj­e e shpirtit” një nga romanet e shumtë të autores serbe Ljiljana Habjanovic Djurovic. Romani vjen si një rrëfim dramatik i një prej grave të jashtëzako­nshme të Mesjetës, që jetoi në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhj­etë. Forca e saj shpirtëror­e buroi nga dashuria dhe besimi. Sllavët e nderojnë si Nënë Angjelina.

Autori pati shumë ndërhyrje për të botuar poetin e tij të preferuar Vasko Popa. Toleroi përkthimin nga një gjuhë alternativ­e por jo nga origjinali prej insistimit të njerëzve afër përkthyesi­t.

Vetë redaktori bëri edhe një shkrim këtë herë për librin “Casa Casino” të shkrimtare­s se këndshme Luljeta Dano, ku autorja duhet vlerësuar për atë gjendje fluide që e përdor me kujdes për të hequr jo thjesht kureshtjen në dy fate. Ajo shkon shumë më tepër pasi merret me in- dividin dhe marrëdhëni­et e tyre, por edhe me një areal psikologji­k- gjeografik që është kaq afër dhe kaq i ngjashëm, shkroi ai.

Tregimit të autorit të njohur Kiço Blushi mund t’i shkonte shumë edhe titulli “Zhgënjimi”, por zgjidhja dhe trajtimi është i tij. Tregimi mund të ishte pak më i përmbledhu­r, gjithsesi autori është një mjeshtër i vjetër i kësaj gjinie simpatike.

Numri ishte i mirë për hir të së vërtetës, porse prof. Dojës, duhet ta kishim kufizuar pak. Faqosja punoi pak më mirë, por sërish pa kujdes për emrat sllavë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania