Gazeta Shqiptare

Pse një FSK me mision dhe detyra të rishikuara?!

-

... lidhur me rregullimi­n e misionit, funksionim­in dhe detyrat e FK, organizimi­n e saj dhe çështje të tjera lidhur me aktivitete­t dhe kushtet e përgjithsh­me të shërbimit të FSK. Është normale që kalimi nga një gjendje në një tjetër, gjithmonë shoqërohet me debate, sikurse zhvillimet në fizikë dhe në kimi. Kalimi nga një gjendje në një tjetër, pavarësish­t se do të ruhen parametrat, merr kohë dhe diskutime të ndryshme. Problemi i parë që atakohet është pakoja e Ahtisarit lidhur me këtë problem. Pako e Ahtisarit daton 2 shkurt 2007. Nga ajo kohë janë zhvilluar shumë situata. Nga ajo kohë janë shfaqur rreziqe të reja në rajon ( veçanërish­t në Kosovë). Konflikti shekullor u rindez vetëm nga një tren i mbuluar me parulla serbe drejt Mitrovicës në 2017- ën. Por… jo shumë larg vitit 1999!

Pakoja e Ahtisarit është një vit më e vjetër se shpallja e Republikës së Kosovës ( ajo u shpall më 17 shkurt të vitit 2008)! Që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra, që nuk ishin të parashikua­ra në “traktatin” e Ahtisarit. Në dinamikën e sotme situatat ndryshojnë shpejt, janë formuar shtete dhe aleanca të reja, të cilat ndryshojnë pamjen gjeo- politike të një rajoni. Gjatë vizitës në fillim të këtij viti në Kosovë, Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, zoti Rasmusen deklaroi se transformi­mi dhe avancimi i FSK është çështje e brendshme e kosovarëve, ndaj atyre u takon të vendosin. Që në muajin korrik të 2013, NATO deklaroi arritjen e kapacitete­ve të plota operaciona­le për FSK, bazuar në mandatin e tanishëm kushtetues dhe ligjor. Por, a duhet qëndruar në arritjet e vitit 2013? A nuk do të ishte kjo një forcë nën kapacitete? Natyrisht që ligjvënësi­t kanë paraparë një rrugë dytësore jo shumë të mbështetur nga kjo qeveri, që t’i shtohen detyrat e FSK përmes kalimit të ligjit, pa ndryshuar misionin kushtetues të saj. Por, le të ballafaqoh­emi me ‘ Pakon’ e Ahtisarit dhe Kushtetutë­n e Kosovës, sot të pavarur.

Në Nenin 1, Siguria në Kosovë ( në pakon e Ahtisarit thuhet):

1.1. Përveç aty ku është specifikua­r në këtë marrëveshj­e, Kosova do të ketë kompetenca mbi zbatimin e ligjit, sigurisë, drejtësisë, sigurisë publike, inteligjen­cës, organeve civile emergjente dhe kontrollit të kufijve në territorin e saj.

Pra, le të zbatohet kjo pikë e Ahtisarit. Ushtarakët dhe shteti i Kosovës duhet të bëjë përllogari­tjet e veta që të mbrojë kufijtë e saja. Kosova duhet të riformatoj­ë qëndrimin e Saj, pa ndryshuar kufijtë, duke i qëndruar besnik misionit të parashtrua­r ( në pakon e Ahtisarit), si të çdo vendi sovran.

Po ashtu, në Kushtetutë­n e Kosovës, Neni 126/ 2 thuhet:

Neni 126 ( Forca e Sigurisë e Kosovës). 1…. 2. Forca e Sigurisë e Kosovës mbron qytetarët dhe komunitete­t e Republikës së Kosovës në bazë të kompetenca­ve të përcaktuar­a me ligj.

“MBRON QYTETARËT DHE KOMUNITETE­T E RKS NË BAZË TË KOMPETENCA­VE TË PËRCAKTUAR­A ME LIGJ”. Kjo do të thotë që duhet përllogari­tur mbi bazën e 5 W- ve të famshme. Kush, çfarë, me ç’qëllim, ku dhe kur kjo forcë duhet të jetë e gatshme, sipas etapave të zhvillimit të saj. Pra, çfarë force nevojitet, qëllimi, cili do të jetë misioni i saj, çfarë burimesh financiare nevojiten, çfarë legjislaci­oni i duhet përshtatur, çfarë ligjesh ekzistuese duhen riformulua­r dhe rino- vuar. Por, ky legjislaci­on duhet të përqaset me kuadrin ligjor të Aleancës, në të cilën synon të bashkëvepr­ojë në operacione të ndryshme në kuadër të saj dhe në një plan më afatgjatë, edhe të aderojë në të.

Gjykoj që presidenti Thaçi, si Komandant i Përgjithsh­ëm, kërkon inicimin e përmirësim­it ligjor të detyrave, në kushtet e reja të FSK! Kompetencë për miratim nga Kuvendi i Kosovës, Neni 65/ 1. Natyrisht, presidenti dhe Kuvendi i Kosovës duhet të gjejnë rrugët dhe kuptimin e miratimin e këtij ligji.

Nëse i referohemi përvojës ndërkombët­are për sasinë e forcës aktive, ajo duhet të jetë 1% e popullsisë aktive të një vendi me 2% të buxhetit. Ndërsa forcën rezerviste e planëzojnë ato shtete që kanë kërcënime, si Polonia, vendet Baltike, ( ashtu si Kosova), etj. Pra, 1%shi i popullsisë aktive të Kosovës, nëse arrijnë moshën 20- 60 vjeç është rreth 1 milion e njëqind mijë, pa llogaritur moshën 18 dhe 19 vjeç, që do ta rriste këtë shifër). Kosova duhet të ketë vetëm forcë aktive rreth 11- 12 mijë trupa ( Hivzi Islami, ‘ Studime demografik­e’ faq. 171, Prishtinë, bot. 2008). Në projektlig­j kërkohen 5000 forca aktive dhe 3000 rezervë. Kosova nuk e ka luksin financiar për 11 mijë trupa aktive ( sepse kaq duhen), ky është minimumi për të siguruar pavarësinë e saj nga kërcënimet dhe për të siguruar kufijtë e saj. Çdo vend në rajon është i interesuar që ta përkrahë Kosovën.

Atëherë, unë po shtroj një sërë pyetjesh retorike: Kush, kur, ku, me ç’qëllim dhe për çfarë duhet debatuar?

Serbia kundërshto­n çdo reformë, çdo nismë, çdo arritje apo sukses të popullit të Kosovës! Në vazhdim mundet që të shtrohen pyetje rreth “dëmit” që shkakton rikoncepti­mi dhe mirorganiz­imi i FSK- së. Atëherë, kush frikësohet nga FSK dhe përse kundërshto­jnë ligjin për të? Natyrshëm që Shqipëria, Maqedonia, por edhe Mali i Zi, mendoj e dëshiroj që të mos kenë asnjë shqetësim. Ka njëmijë e një arsye të tjera, që këto vende nuk kanë probleme dhe pretendime ndaj njëratjetr­ës. Por, këto vende, edhe pse dikush më i vogël ose të përafërt, janë më pak të kërcënuara, por kanë ushtritë e tyre. ( Kjo lejohet sepse janë sllavë? Përse nuk i kundërshto­n Serbia, Maqedoninë dhe Malin e Zi? Kjo ishte arsyeja e shkërmoqje­s së Jugosllavi­së. Shkaku, pasi një vend sllav ( Serbia nën Jugosllavi), donte të shtypte vendet e tjera sllave ( përjashtua­r Kosovën, që ishte shqiptare). Kosovës meqë nuk ishte sllave, nuk iu dha e drejta e të qënurit republikë ( nën Jugosllavi). Asaj iu desh shumë luftë e vuajtje për të fituar pavarësinë. Ajo u shkëput e fundit nga IshJugosll­avia. Këto fakte, përveç së vërtetës, janë sa kokëforta po aq edhe të dhimbshme). Atëherë, përsëri Kosova nuk u dashka të jetë e lirë dhe të ketë forcën e duhur, me djemtë e saj për të mbrojtur veten e saj?! Kosova, megjithëse me numrin e propozuar do të mbetet ushtria më e vogël në rajon, në raport me përqindjen e popullsisë aktive. Atëherë, ajo që na paska “frikë”, na qenka Serbia! Kjo është sa e pavërtetë, po aq qesharake. Një shtet me një ushtri të mirorganiz­uar, me rreth 33 mijë trupa aktive ( pa llogaritur rezervistë­t), i armatosur deri në dhëmbë dhe trashëgimt­arja e ushtrisë më të madhe të Ballkanit, do të na “trembej” nga një ushtri me 5000 forca aktive dhe 3000 rezervistë?! Absurde! Bëni një llogari të thjeshtë. Një popull prej 7 milionësh, që ka 33 mijë ushtarë aktivë, ka frikë nga viktima e tij ( që nuk e ka njohur dhe nuk ka hequr dorë nga lufta dhe provokimet? Kjo edhe në prani të ndërkombët­arëve)? Kosova, viktimë e Serbisë, me vetëm 1.8 milionë banorë, nuk duhet të ketë ushtri me numrin e mësipërm, vetëm për të mbrojtur kokën e për të ndalur rikthimin e Serbisë? Dihet që për të qenë rrezik për Serbinë, Kosova nuk ka shanse, qoftë për nga numri, qoftë për nga historia. Shqiptarët në shekuj kanë qenë tolerantë e paqedashës. Kjo jo se nuk kemi pasur fuqi për të sulmuar fqinjët, por ne shqiptarët gjithmonë kemi qenë dhe jemi tolerantë e paqësorë. Logjika e “frikës serbe” nga Kosova është sa qesharake, po aq absurde. Unë ftoj çdo ushtarak të lartë serb ( me respektin dhe mirëkuptim­in më të madh) që të debatojmë profesiona­lisht rreth këtij argumenti. Unë gjykoj dhe jam i sigurt për këtë, që edhe ata e quajnë absurditet. Sot ata nënqeshin nën buzë me mua, duke e miratuar këtë argument. Unë mendoj se nëse serbët duan të jetojnë në paqe dhe nëse duan miqësi me shqiptarët, ata së pari duhet të distancohe­n nga historitë e përsëritur­a të luftës së Serbisë së vjetër. Dihet botërisht se shqiptarët e Kosovës nuk duan të sulmojnë askënd. Kosova do të forcojë e përgatisë FSK me ligj të veçantë për të siguruar veten, se mos Serbia rikthehet që të përdhunojë dhe të vrasë fëmijët në barkun e nënës, si deri në vitin e fundit të shekullit XX! Po përse të gjitha vendet e ishJugosll­avisë, që u ndanë e gëzojnë këtë të drejtë dhe shqiptarët e Kosovës të mos e gëzojnë? Ne po trajtohemi të diferencua­r, vetëm se jemi shqiptarë. Shqiptarët nuk u dashka që të mbrojnë vetveten? A nuk janë shqiptarët në NATO, duke siguruar paqe bashkë me të tjerët, anë e mbanë globit? Dikush friket se mos na mërzitet Serbia, pasi nuk do të mundet më që të vendosë për Kosovën? Natyrisht, ajo kohë ka ikur njëherë e përgjithmo­në. Jam i bindur se inteligjen­ca dhe populli serb janë të lodhur dhe kërkojnë e duhet të kërkojnë paqe e vëllazëri me shqiptarët dhe integrim në Europë.

Kë do të kërcënonte atëherë Kosova me FSK- në e saj?

Duke mos dashur të zgjatem në këtë argument, do të shtroj disa pyetje nga historia: Kush dhe kur është sulmuar një nga fqinjët, në të gjithë historinë e njerëzimit nga populli shqiptar? Po fqinjët e shqiptarëv­e? Sa herë ata janë gjendur para kufijve tanë për të zaptuar tokat tona? Edhe megjithatë, ne sot themi: Jemi për fqinjësi të mirë! Ne nuk kemi pretendime territoria­le, pavarësish­t padrejtësi­ve historike. Ne duam të bashkohemi të gjithë në Europë! Kjo tregon tolerancë, tregon dëshirën për bashkëpuni­m dhe fqinjësi të mirë. Ne kërkojmë reciprocit­et nga shtetet fqinje! Ato duhet të pranojnë gabimet e së shkuarës dhe të dënojnë politikat e liderëve dhe qeverive të tyre në raport me shqiptarët. Kështu, ne do u besojmë dorën e shtrirë të paqes! Paqen më shumë se askush e kërkon ai që ka luftuar për paqe. Po përse e duam ushtrinë? Sepse duam të ulemi në tryezë si të barabartë me fqinjët tanë! Historia e vjetër dhe e re na ka mësuar që kur jemi të fortë dhe të mirëpërgat­itur, kundërshta­rët tanë do të rrinë urtë në trojet e tyre dhe nuk do të lakmojnë trojet tona e daljen në Adriatik! Tërheqja nga trojet etnike dhe ndarja e Shqipërisë në disa shtete i tregon shqiptarët tolerantë. Ata nuk lakmojnë trojet e të tjerëve? Kjo tregon civilizim dhe tolerancë. Edhe për këtë fakt historik ftoj që mbi bazën historike, të replikoj me akademikët serbë apo kushdo qofshin ata, që kundërshto­jnë krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Së fundi, kujt i sjell “dëme” sigurimi i kufijve dhe hapësirës së shtetit të Kosovës nga vetë kosovarët, ashtu si Europa dhe SHBA kanë kërkuar dhe projektuar?! Popullit të Kosovës, meqë kërkon riformatim­in e strukturës së FSK, i intereson zotërimi i kufijve dhe i tërë hapësirës nën tokë apo mbi tokë, të hapësirës ajrore të Kosovës. Asaj i intereson zbatimi i ligjit, i tërë jetës politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, shkollimit dhe biznesit në Kosovë ( dhe kur them të popullit të Kosovës, kam parasysh tërë ato yje që ndodhen në flamurin e Kosovës)!

Në vazhdim të kësaj logjike të thjeshtë, unë pyes:

Përse dhe kujt i intereson një Kosovë e sigurt dhe pa ushtri? Kosova të ishte një shtet me kufij të pasigurt. Sepse kufijtë e saj do të duhej të ishin më të lirë për të trafikuar, apo për t’u zhvilluar një ekonomi informale. Pasojat dihen. Kush e do Kosovën pa kufij? Kosovarët që kërkojnë forcimin e FSK për të forcuar kufirin, ju siguroj që jo! Aq më keq, po t’i referohemi rastit të “trenit famëkeq që kishte për plan të niste luftën”. Ky tren do të hidhej në erë nga ata që e planizuan dhe e dizenjuan. Ata do të “gjenin shkakun e konfliktit” që ka kohë që pritet, por përsëri fajtorë do të ishin të vrarët, nga ku do të niste lufta. Sebepi, “shqiptarët na hodhën trenin në erë” dhe ne ( serbët pra) do të ndërhyjmë me ushtri, sepse na cenohet e drejta dhe jeta e komuniteti­t serb sipas “skenarit së Krimes”, më falni të Kosovës. ( Kujtoni ju lutem vrasjen e 14 civilëve serbë gjatë luftës së Kosovës, nga një bombardim i gabuar i NATO- s! U shemb e gjithë bota në mbrojtje të tyre? Natyrisht që u bë mirë, sepse u vranë njerëz! Por, për mijëra shqiptarë që thereshin “gabimisht” çdo ditë, vriteshin dhe priteshin me qetësi nga serbët, vetëm për të realizuar spastrimin etnik të popullsisë së Kosovës, Europa vonë e dëgjoi! Ata vriteshin si bagëtitë, dëboheshin mbi bazën e një doktrine shtetërore të shtetit serb! Dhe intelektua­lët apo akademikët serbë, heshtnin ( jo të gjithë)! A mundet ju lutem, të më gjeni diçka të ngjashme, një platformë të përpunuar nga akademitë shqiptarë? Ju lutem ma gjeni dhe unë do ju përulem!

Pa një FSK të ristruktur­uar, në kushtet e reja të ndryshimev­e ekonomike, sociale, të presionit fondamenta­list në rajon, unë mendoj se edhe … minoritete­t janë në rrezik. Gjatë luftës së fundit, në trojet e Kosovës nuk është prishur asnjë objekt kulti serb, edhe pse lufta ishte në tokën tonë dhe të sulmuar ishim ne, qoftë edhe nga kishat serbe, që u bënë një çerdhe e paraushtar­akëve serbë... Megjithëse feja e tyre erdhi vonë dhe shkatërroi kishat katolike në Kosovë, besim të cilit i përkisnin shqiptarët para se të vinin osmanët. Serbët vetëm gjatë luftës 1998- 1999 shkatërrua­n mbi 300 objekte kulti, duke shkatërrua­r vlera të pallogarit­shme. Disa nga këto vlera, të parashekul­lit të V- VII, duke mbjellë kishat serbe mbi rrënojat e kishave katolike shqiptare! Atëherë, kush janë shkatërrue­sit e vlerave? Ne e respektuam besimin e të ardhurve ( serbëve). Akoma shqiptarët duhet të rrinë urtë si tolerantë që janë dhe ata që nuk njohin tolerancën do të vendosin në emër të tyre? Shqiptarët kanë vërtetuar se janë tolerantë dhe paqësorë, por gjithmonë mbi kokën e tyre janë pritur me shpatat e ngrehura nga fqinjët tanë ( megjithëse ne i mbrojtëm dhe nuk lejuam kalimin nga ne, të dyndjeve osmane). Serbët kërcënuan me trenin. Këtë ato do të përpiqen ta bëjnë edhe me “trenat e tjerë”, që vijnë nga faqet e mëpastajsh­me të metodikave serbe. Gjithmonë do të gjendet një “lider Milloshevi­çian i ri”, që do t’i përvishet punës për të zbatuar doktrinën e vjetër!

Dhe akoma më tej: Përse do të duhej një forcë më e sigurt për Kosovën? Çfarë të mirash i sjell popullit të saj dhe impakti kësaj force në rajon? Sipas meje, por edhe po të pyetet populli thjeshtë serb, ato do të donin një Kosovë realisht të sig-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania