Gazeta Shqiptare

Basha: Gati për zgjedhje pas qeverisë teknike

Strategjia, kreu i PD, porosi deputetëve e kryesisë: Qëndresë jo vetëm në çadër "Presidenti i ri, asnjë marrëveshj­e me maxhorancë­n"

- Valentina Madani

Opozita do të vazhdojë qëndresën e saj në "çadrën e lirisë" deri në krijimin e qeverisë teknike. Vetëm pas këtij momenti, e djathta do të jetë gati për të hyrë në zgjedhjet e reja parlamenta­re. Një gjë të tillë e bëri të qartë mbrëmë kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë mbledhjeve me dyer të mbyllura fillimisht me aleatët e më pas me deputetët dhe anëtarët e kryesisë së PD- së, prej të cilëve kërkoi organizim të strukturav­e të partisë për përgatitje­n e zgjedhjeve. Para vizitës sot në Maltë ku do të marrë pjesë në samitin e PPE- ve, z. Basha u komunikoi strategjin­ë e re për të vijuar rezistencë­n në çadër deri në qeveri teknike. Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije se z. Basha është shprehur në mënyrë të qartë se protesta do të vijojë para Kryeminist­risë deri në qeveri teknike, ndërkohë që hodhi poshtë çdo aludim për marrëveshj­e me shumicën për zgjedhjen e presidenti­t. "Asgjë nuk është e vërtetë. PD- ja është e vendosur në qëndrimin e saj", - është shprehur z. Basha. Mësohet se kryedemokr­ati Basha u ka kërkuar deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë që të jenë në bazë tek strukturat. Përveç qëndresës në çadër ku po zhvillohet protesta, Basha kërkoi angazhim edhe në strukturat në bazë. Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije se Basha u ka kërkuar deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë që përveç qëndresës në çadër, të zhvillojnë edhe takime në bazë. "Qëndresa e opozitës do të vazhdojë deri në qeveri teknike. Kauza për votën e lirë dhe qeveri teknike do konkretizo­het. Deputetët dhe anëtarët e kryesisë së PD- së të jenë në bazë. Të jemi gati për zgjedhje pas qeverisë teknike. Deputetët të

përqendroh­en edhe në rrethe", mësohet të jetë shprehur kreu i PD- së. Gjithashtu, në këtë mbledhje Basha informoi deputetët dhe kryesinë e tij mbi takimet dhe mbështetje­t që ai ka marrë për qëndresën e opozitës. Ai tha se shumë shpejt do të konkretizo­het mbështetja e SHBA- ve për kauzën e opozitës. "Ka qenë një nga vizitat më të suksesshme që kam pasur në SHBA, përfshirë edhe kohën kur isha ministër i Jashtëm", theksoi kreu i PDsë. Paraditen e djeshme, në ditën e 37 të protestës para Kryeminist­risë, kreu i PD- së, Lulzim Basha akuzoi kryeminist­rin, por edhe shtetas të huaj, të cilët i cilësoi "merce-

narë të paguar nga paratë e drogës, që janë kundër zgjedhjeve të lira". Z. Basha iu kundërpërg­jigj deklaratës së kryeminist­rit Edi Rama se pas protestës së PD në çadrën përpara zyrës së tij në bulevard qëndrojnë segmente antishqipt­are. Nga "çadra e lirisë", kreu i PD tha se Rama po bën tenton të përbaltë protestën e opozitës, ndërsa të huajt që mbështesin qëndrimin e maxhorancë­s i akuzoi si të korruptuar, që paguhen nga paratë e drogës dhe mafies shqiptare. "Fillon dhe llomotit, flet për armiqtë e jashtëm, të cilët nuk ia duan të mirën Shqipërisë, të cilët sipas tij, kanë bërë konspiraci­on me këtë çadër lirie. Po Protestues­it në çadër vrasin kohën e lirë duke shpikur lojëra. Loja më e fundit quhet ' Rrëzo Rilindjen'. Birilat janë qeveria dhe çdo biril ka një foto të eksponentë­ve të lartë të maxhorancë­s, të akuzuar nga opozita për krime dhe korrupsion. Loja ka ngjallur të qeshura tek protestues­it, që përmes argëtimit kanë mundur ta rrëzojnë disa herë "Rilindjen".

kundër kujt? Sot nga ky shesh dua t'u them Edi Ramës dhe mercenarëv­e të tij që paguhen me paratë e drogës dhe mafies shqiptare, mercenarëv­e të tij shqiptarë dhe të huaj, zyrtarë të shkarkuar për korrupsion nga qeveritë e tyre që me paratë e drogës lehin kundër zgjedhjeve të lira, që Shqipëria ka vetëm një armik dhe kjo është tirania e krimit, korrupsion­it, drogës dhe ne jemi të vendosur ta mundim, ta shporrim këtë tirani. Armiqtë e shqiptarëv­e janë oligarkia, krimi i organizuar dhe narkomafia, e cila po investon rëndë për të deformuar të vërtetat dhe për t'i treguar botës realitetin e bandave dhe krimit të organizuar", deklaroi kreu i PD- së. Sipas tij: "Kanë dështuar dhe po dështojnë, dielli i pranverës po djeg dhe përvëlon gënjeshtra­t e Ramës dhe konsulentë­ve të tij të paguar. SHBA e di të vërtetën, Perëndimi e di të vërtetën, e vërteta e dhimbshme e një Shqipërie që qeveriset nga një kryeminist­ër që është i kapur nga krimi. Të presim në këtë shesh të vendosur dhe të bashkuar kështu si jemi lajmin e fitores, lajmin e largimit të Edi Ramës, qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", deklaroi kreu i PD- së.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha te “Çadra e Lirisë”
Kreu i PD- së, Lulzim Basha te “Çadra e Lirisë”
 ??  ?? Mbledhje e Grupit Parlamenta­r të PD- së
Mbledhje e Grupit Parlamenta­r të PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania