Gazeta Shqiptare

Rama- Bashës: Bujrum, të dialogojmë për zgjedhjet

Kryeminist­ri në 20- vjetorin e Otrantos: Tradhti kombëtare të mos votosh vetingun "Rishiko qëndrimin për Kavajën, zgjedhjet s'shtyhen"

-

Kryeminist­ri Edi Rama i kërkoi dje PD- së që të rishikojë qëndrimin për zgjedhjet e afërta në Kavajë ndërkohë që apeloi për dialog mes palëve. Gjatë komunikimi­t javor, z. Rama i bëri të qartë opozitës që ta harrojë qeverinë teknike. Por Rama ftoi edhe një herë tjetër PD- në për të dialoguar. "Thirrja ime; bujrum të dialogojmë dhe të votojmë së bashku për çdo mekanizëm që duhet. Të dialogojmë për gjithçka që kemi në dorë. PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Qeveria zgjidhet nga populli dhe jo nga çadra e Partisë Demokratik­e. Me dinjitetin e Shqipërisë ne nuk luajmë. E shkuara nuk do të përsëritet më. E ardhmja do të vendoset më 18 qershor. Vetëm populli do të mund ta vendosë me votë", tha z. Rama. Kryeminist­ri i kërkoi PD- së që të rishikojë vendimin për Kavajën. "Ata s'mund ta marrin peng popullin. Me apo pa PD, populli do zgjedhë i lirë në ditën e tij për 4 vjetët e ardhshëm. Ne do e respektojm­ë të drejtën e popullit shqiptar për të na gjykuar. Si për Shqipërinë, kemi bërë shumë për Kavajën, por mbetet shumë për të bërë. Më në fund hyri në rrugën e zhvillimit. Ndryshimi rrënjësor që ka nisur për Shqipërinë pas 25 vjetësh rrumpallë, ka nisur e do të vazh- dojë, një shtet ku kaosi i së kaluarës po zëvendësoh­et nga respekti për tjetrin. Si rezultat i reformave Shqipëria ka thithur më shumë investime të huaja, sot ka më shumë vende pune, por më shumë do ketë. Prandaj dhe vetingu është i rëndësishë­m jo vetëm për drejtësinë, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë. Ka ende shqiptarë të varfër, e të Kreu

i PBDNJ- së, Vangjel Dule nuk i kurseu "sulmet" ndaj kryeminist­rit Rama, duke e cilësuar atë "narcizist dhe burim të pashtershë­m monologësh delirantë". Teksa mori pjesë në 196- vjetorin e Festës Kombëtare të Greqisë në Finiq, event i cili bashkoi bashkë dy liderët e partive minoritare që prej vitesh janë të parë të ndarë, Dule theksoi se ka shumë çështje që i bashkojnë PBDNJ me MEGA- n. "Nuk mund të jem në një aktivitet në një moment që nuk isha i ftuar dhe kemi një ndryshim thelbësor me zotin Rama. Është një simpatizan­t i pashëruesh­ëm i monologut zoti Rama ndërsa personalis­ht preferoj dialogun. Është e vetmja mënyrë për të arritur komunikimi­n njerëzor politik kaq të domosdoshë­m në vendin tonë. Narcicizmi është një burim i pashtershë­m monologësh delirantë pa kuptim, pa përmbajtje, pa rezultate", deklaroi z. Dule. rinj të papunë, por jam unë i pari më i pakënaquri për sa shumë kemi për të bërë. Duhet të dialogojmë për çdo gjë që kemi në dorë, por qëndrimi im do mbetet i pandryshua­r në lidhje me çfarë kemi në dorë. Opozita ta harrojë qeverinë teknike për shtyrjen e zgjedhjeve. Ne nuk luajmë me dinjitetin e Shqipërisë. Jemi gati të dialogojmë me çdokënd, por Qeveria sipas tij tashmë është minorancë në shoqëri pavarësish­t se nuk i mungojnë numrat në parlament. "Qeveria me shumicën formale në parlament është minorancë në shoqëri. Përditë edhe më tepër qytetarët shqiptarë distancohe­n nga qeveria e dështimit prefekt të z. Rama. Zgjedhjet e vitit 2015, zgjedhjet e para të administru­ara nga z. Rama, ishin hapa prapa krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013", theksoi ai. Lidhur me protestën e opozitës, Dule tha se ajo do të jetë paqësore dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim me nocione negative. Opozi-

ta nuk do të bllokojë dhe, ashtu sikur deri më sot, që nuk ka këputur asnjë gonxhe dhe nuk ka thyer asnjë xham, nuk do të ndërmarrë asnjë veprim me nocion negativ. I pyetur për zgjedhjen e presidenti­t, Dule tha se socialistë­t nuk i bëjnë dot numrat pa LSI. askush nuk do të përsërisë avazet e vjetra. Vetëm populli do ta vendosë me votë. Një rrugë që anashkalon popullin nuk ekziston," tha Rama. Më herët Kryeminist­ri e cilësoi çadrën e opozitës përpara godinës së qeverisë si një bunker që pengon reformën në drejtësi, si dhe siguroi se këtë reformë nuk e ndal askush dhe as çadra. Çadra e demokratëv­e përpara Kryeminist­risë, sipas Ramës, është një përpjekje djallëzore për të penguar reformën në drejtësi. Kreu i qeverisë e sheh si tradhti kombëtare bllokimin e vetingut dhe gishtin e fajësisë e drejton nga çadra e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. 20 vjet nga tragjedia e Otrantos, në të cilën humbën jetën 105 persona, Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi para familjarëv­e në një takim në Vlorë, se shpreson që ngjarje të tilla tronditëse nuk do të ndodhin më. "Fajtorët e asaj tragjedie përveç dy kapitenëve, nuk janë ndëshkuar. Se nuk ishin ata fajtorët po piramidat që kishin bekimin e shtetit që i vunë flakën Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Kjo është tradhti kombëtare që mos votosh për klikën e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të korruptuar, që lënë karburanti­n që ka blloku Lungomaren, si çadra në bulevard që ka blloku reformën në drejtësi", u shpreh kryeminist­ri.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Vlorë
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Vlorë
 ??  ?? Kreu i PBDNJ- së, Vangjel Dule
Kreu i PBDNJ- së, Vangjel Dule

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania