Gazeta Shqiptare

Gjosha: Jo zgjedhje pa PD, demokracia në rrezik

Protesta, ministrja e LSI: Duhet gjetur patjetër një zgjidhje "Mazhoranca dhe opozita të dialogojnë para 18 qershorit"

-

LSI- ja apelon për dialog mes mazhorancë­s dhe opozitës, me qëllim që e djathta t'u bashkohet zgjedhjeve të 18 qershorit. Bojkoti i zgjedhjeve nuk është plan i LSI- së, edhe nëse Partia Demokratik­e vendos të mos marrë pjesë në të. Sipas ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, LSI synon të arrihet ende një marrëveshj­e mes palëve për të shmangur këtë krizë ekstreme. Pyetjes nëse ka menduar ndonjëherë LSI të mos hyjë në zgjedhje nëse PD nuk merr pjesë, Gjosha iu përgjigj: "LSI nuk e mendon këtë. LSI mendon se duhet gjetur një zgjidhje me patjetër si me opozitën, ashtu edhe me një pjesë tjetër të mazhorancë­s, në mënyrë që vendi të ketë stabilitet­in e duhur dhe kjo besoj se është në interes të të gjithëve ne dhe të çdo qytetari". Ajo përmendi se LSI është e angazhuar për dialog mes palëve. "LSI është e gatshme për dialog, për të qenë konstrukti­v me të gjitha palët politike dhe ajo çfarë është më e rëndësishm­e, LSI është e gatshme që vendi të ketë stabilitet, në mënyrë që të ketë një demokraci funksional­e, sepse nëse opozita dhe mazhoranca nuk punojnë për të njëjtin drejtim, prioritet, për qytetarët, kuptohet që edhe demokracia e vendit vihet në rrezik. Prandaj, LSI është gjithmonë këtu për të dialoguar dhe për të qenë konstrukti­ve me të gjitha palët. Nëse ne gjejmë një mënyrë dialogu, unë kam bindjen që gjithmonë ka një zgjidhje, mjafton të ulemi pranë njëri- tjetrit për të diskutuar të gjitha këto problemati­ka", theksoi ministrja e LSI- së. Gjosha konfirmoi gjithashtu se në zgjedhjet parlamenta­re të 18 qershorit do të jetë deputete në Tiranë. "Jam e vendosur pranë njësisë bashkiake nr. 1 dhe jam duke punuar shumë me strukturat atje", shprehet

ministrja Gjosha, ndërsa duke iu referuar pritshmëri­ve elektorale të LSI- së në 18 qershor thotë se fjala e fundit u takon qytetarëve me votë. Gjosha sqaron gjithashtu për "Report TV" deklaratën e saj në Pogradec se Ilir Meta do të jetë kryeminist­ër pas zgjedhjeve të 18 qershorit. Nuk e di pse duhet "LSI mendon se duhet gjetur një zgjidhje me patjetër si me opozitën, ashtu edhe me një pjesë tjetër të mazhorancë­s, në mënyrë që vendi të ketë stabilitet­in e duhur dhe kjo besoj se është në interes të të gjithëve ne dhe të çdo qytetari", tha ministrja Gjosha.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania