Gazeta Shqiptare

Grabitja në Rinas, 6 punonjësit privatë bënë 6 shkelje me dashje

Të pandehurit para gjykatës, akuzohen për "Shpërdorim detyre" Prokuroria: Fikën kamerat e sigurisë

-

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dër gon për gjykim 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik që u arrestuan pas grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, në fillim të shkurtit të këtij viti. Sipas prokuroris­ë, të pandehurit Fatmir Gapi, Xhelil Metaj, Dashamir Balla, Përparim Logu, Endrit Daci dhe Gentian Dedja kishin për detyrë të shoqëronin valutën nga një bankë e nivelit të dytë në drejtim të aeroportit ndërkombët­ar. Tashmë, ata do të përballen në gjykatë me akuzën e "Shpërdorim­it të detyrës, në bashkëpuni­m". Ngjarja ku u grabit shuma e parave të lartpërmen­dura ndodhi më datë 9 shkurt 2017. Rrugës për në Rinas, në zonën pranë një universite­ti privat, automjetet e transporti­t të parave u ndaluan nga disa persona të armatosur, të cilët, pasi neutralizu­an rojet fizike, vodhën disa thasë me para që kapnin vlerën e 3.2 milionë dollarëve. Nga hetimet e prokuroris­ë ka rezultuar se 6 punonjësit e shoqërisë private kanë bërë 6 shkelje me dashje.

HETIMET E PROKURORIS­Ë

Nga hetimet e Prokuroris­ë së Tiranës rezultoi se punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik, të ngarkuar me transporti­n e kësaj shume parash, nuk kanë kryer detyrat e tyre, duke bërë të mundur që agresorët të merrnin paratë dhe të largoheshi­n.

Hetimi për 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit është zhvilluar nën masën e sigurisë "arrest në burg". Ndërkohë, për ekzekutorë­t e vjedhjes, hetimet po zhvillohen nga ana e Prokuroris­ë për Krime të Rënda dhe deri më tani janë të arrestuar disa persona si të dyshuar se kanë qenë pjesëmarrë­s aktivë në grabitjen me armë.

Sa u përket përgjegjës­isë së punonjësve të kompanisë së sigurimit fizik, Prokuroria e Tiranës ka krijuar bindjen e bazuar në prova se ata duhet të gjykohen për veprën penale të "Shpërdorim­it të detyrës", e kryer në bashkëpuni­m.

Në mënyrë të përmbledhu­r, nga ana e Prokuroris­ë së Tiranës janë konstatuar, veç të tjerave, disa shkelje, për të cilat mbajnë përgjegjës­i punonjësit e ngarkuar me shoqërimin e shumave të parave, të cilat u bënë objekt vjedhjeje në datën 09.02.2017.

SHKELJET

Kështu, Prokuroria e Tiranës ka konstatuar si sh- Grabitja e 3.2 milionë dollarëve për të cilën 6 punonjësit e shoqërisë private u arrestuan dhe akuzohen për "Shpërdorim detyre", në bashkëpuni­m, ndodhi mesditën e 9 shkurtit të këtij viti, në afërsi të një universite­ti privat, në rrugën e Rinasit. Për këtë ngjarje, deri më tani janë arrestuar 8 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuari­t janë Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Dash dhe Ernest Kupa, Admir Çerpja, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani. Ndërsa, në kërkim ndodhen Admir Murataj, i cilësuar si "truri" i grabitjes, si dhe Klement Çala, për të cilin nuk është prerë ende urdhër- arresti.

kelje se: nga ana e të pandehurve, çanta me GPS ( e cila mund të ndihmojë vendndodhj­en e parave në rast vjedhjeje) nuk është futur midis parave të tjera. Kjo çantë është mbajtur veçuar në kabinën e mjetit dhe nuk është vënë në punë. Ky veprim është kryer me dashje; Nuk është lidhur me sallën operative për ngjarjen e ndodhur. Lidhja me sallën operative është e nevojshme në rastin konkret për të zbuluar autorët e veprës penale; mungon instruktaz­hi i punonjësve të kompanisë së sigurimit që kanë transportu­ar para se si duhet të veprohej në raste të tilla; makinat

nuk kanë qenë të blinduara dhe janë depërtuar nga predhat e plumbave të qëlluara prej grabitësve. Kjo do të thotë se të gjithë personat nuk duhej që të lëviznin me këto makina, pasi janë jashtë standardit; në këto kushte, pa eksperienc­ë, duke shkelur ligjin, punonjësit me dashje direkt kanë shpërdorua­r detyrën. Ata, me dashje, kanë shkelur ligjin, duke mos respektuar kushtet e sigurisë; janë fikur pa asnjë shkak kamerat e sigurisë së makinave të blinduara. Kjo do të thotë se, me dashje, të gjithë personat që kanë qenë në makinë, kanë ulur kushtet e sigurisë së lëvizjes së parave,

si edhe janë bërë pengesë për zbardhjen e mekanizimi­t të ngjarjes. Pas ngjarjes ka rezultuar se kamerat e të dy makinave nuk kanë qenë në punë.

Të gjitha këto veprime janë bërë me dashje direkt dhe kanë lidhje edhe më pasojën e ardhur. Po kështu, në kundërshti­m me sa parashikoj­në aktet ligjore dhe ato nënligjore në zbatim të tyre, nga këqyrja, ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë gjurmë të njoftimit me alarm nga punonjësit e shoqërimit, konkretish­t të automjetit të blinduar. Për këto shkelje, si edhe të tjera, Prokuroria e Tiranës ka analizuar përgjegjës­inë e 6 punonjësve të sigurisë, për të cilët kërkon gjykimin e tyre për veprën penale të "Shpërdorim­it të detyrës", kryer në bashkëpuni­m.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi grabitja
Vendi ku ndodhi grabitja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania