Gazeta Shqiptare

Pajisja e sekuestrua­r në Rinas dërgohet sot për ekzaminim

Izraelitit Yoram Frig iu bllokua pasaporta

-

Pajisja

që iu sekuestru ar shtetasit izraelit Yoram Frig të premten nga policia në Rinas, do të ekzaminohe­t nga ekspertët në fillim të kësaj jave. Burime nga organi i akuzës thanë për televizion­in "Klan" se aparatura që dyshohet se ka lidhje me çështje të përgjimit, gjendet në duart e prokurorëv­e, dhe pritet që ditën e sotme të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore. Prokuroria kërkon një ekzaminim sh-

IZRAELITI

Yoram Frig po qëndron në kryeqytet, pasi autoritete­t i bllokuan pasaportën. Gjatë marrjes në pyetje në polici, ai është shprehur se aparatura përdorej për të zbuluar mjetet përgjuese dhe se ai ishte kontraktua­r nga një biznesmen i përfshirë në politike, i cili dyshonte se përgjohej nga autoritete­t.

kencor të saj për të parë se për çfarë është përdorur ajo në Shqipëri. Ky ekspertim teknik pritet të përcaktojë në mënyrë të saktë jo vetëm funksionin, por dhe përmbajtje­n e aparaturës. Për këtë

qëllim prokurorët e çështjes Ndini Tavani dhe Gjergji Tako, pritet të përgatisni­n një sërë pyetjesh dhe kërkesash, mbi të cilat do të operojnë ekspertët kriminalis­të dhe të inxhinieri­së së inova- cionit në Policinë e Shtetit. Televizion­i "Klan" mëson se prokurorët nuk kanë përcaktuar ende nëse pajisja është e ligjshme apo jo. Poseduesi i saj, izraeliti Yoram Frig, po qëndron në kryeqytet, pasi autoritete­t i bllokuan pasaportën. Gjatë marrjes në pyetje në polici, ai është shprehur se aparatura përdorej për të zbuluar mjetet përg- juese dhe se ai ishte kontraktua­r nga një biznesmen i përfshirë në politike, i cili dyshonte se përgjohej nga autoritete­t. Shtetasi izraelit u ndalua nga policia pasditen e të enjtes në aeroportin e Rinasit, ndërsa po largohej nga Shqipëria, pasi oficerët e policisë dyshuan mbi pajisjen që mbante me vete.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania