Gazeta Shqiptare

Kalimi i kamionit me 8 tonë hashash në Itali, zbulohen lëvizjet e mjetit

Polici futet brenda kabinës, kamioni u regjistrua në dalje të Portit të Durrësit Ja çfarë kapën kamerat në doganë më 4 e 5 shkurt

-

Të tjera detaje dalin në lidhje me trafikimin e 8 tonë kanabis nga Maqedonia në Shqipëri e më pas drejt Italisë. "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë lëvizjet e kamionit më datë 4 dhe 5 shkurt 2017, të cilat janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të instaluara tek ambientet e doganës Qafë- Thanë Pogradec. Në lidhje me këtë hetim, pak ditë më parë gjykata vendosi me kërkesë të Prokuroris­ë për Krime të Rënda masën e sigurisë "arrest me burg" për disa punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë- Thanës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike". Bëhej fjalë për shtetasit Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni; Ervin Kodra me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje; Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje; Syrja Terziu si kontrollor në hyrje.

LËVIZJEN E KAMIONIT

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë të instaluara tek ambientet e doganës QafëThanë, Pogradec ka rezultuar se më datë 04.02.2017, në orën 17: 14: 00, automjeti kamion ka ardhur nga Maqedonia në hyrje për në Shqipëri, ku në këtë kohë ai ka ndaluar tek vendi "Peshorja rezervë jashtë". Automjeti ndalon, shoferi zbret nga mjeti dhe kthehet tek automjeti pas 7 minutash. Pas një minute vihet re afrimi i një punonjësi policie, i cili dallohet nga uniforma e policisë që ka veshur dhe hap derën e pasagjerit të mjetit kamion dhe futet brenda në kabinë, ku dallohet sikur merr ose lë diçka brenda kabinës dhe më pas largohet nga automjeti. Pas këtij momenti, kamioni niset duke u futur në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë- Thanë. Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni. Ervin Kodra, me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje. Lirim Halili, me detyrë tek kabina në hyrje. Syrja Terziu, si kontrollor në hyrje.

Në orën 17: 22: 04 automjeti kamion ndalon në korsinë shqiptare, hyrje 3. Automjeti ndalon vetëm rreth 10 sekonda dhe më pas vazhdon lëvizjen.

Në orën 17: 23: 03, automjeti kalon tek hyrja e parkingut dhe ndalon. Në këtë kohë drejtuesi i mjetit zbret nga automjeti dhe komunikon me një person, më pas hipën në mjet dhe futet në parkingun e doganës "pasarela e kontrollit fizik".

Më datë 05.02.2017, në orën 09: 00, automjeti kamion del nga parkingu i doganës Qafë- Thanë. Nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se automjeti kamioni nuk është i regjistrua­r nga punonjësi i policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë- Thanë. Ndërsa rezulton se është i regjistrua­r në dalje në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, më datë 05.02.2017, në orën 15: 50, tranzit për në Ita- li. Nga këqyrja e librit të planizimit të shërbimit ka rezultuar se më datë 04.02.2017 në kohën kur ka hyrë në Shqipëri automjeti kamion, kanë qenë me shërbim në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë- Thanë, Pogradec, punonjësit e policisë, Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni; Ervin Kodra me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje; Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje dhe Syrja Terziu si kontrollor në hyrje. Nga rrethanat e mësipërme rezulton se automjeti ka hyrë nga Maqedonia në Shqipëri i ngarkuar me lëndë narkotike, i cili ka kaluar pa iu nënshtruar kontrollit nga punonjësit e policisë kufitare, që kanë qenë me shërbim në atë kohë si dhe duke u munduar që të fshehin gjurmët e dokumentim­it të hyrjes, duke mos e bërë regjistrim­in e këtij kamioni. Nisur edhe nga veprimet e dukshme në pamjet filmike të punonjësve të policisë, rezultojnë të dhëna për implikimin e punonjësve të policisë kufitare Çlirim Pepa, Ervin Kodra, Lirim Halili dhe Syrja Terziu si bashkëpunë­torë në kryerjen e këtij aktiviteti kriminal ndërkombët­ar.

 ??  ?? Kamioni me drogë
Kamioni me drogë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania