Gazeta Shqiptare

Hysni Kapo:

"Për vrasjen e Xhepit bëmë gabim që i thamë Mehmetit, unë do bëja më shumë" Procesverb­ali i mbledhjes së Plenumit të Beratit në nëntorin e 1944- ës, diskutimet e Manush Myftiut, Sejfulla Malëshovas, Kristo Themelkos...

-

Dokumenti arkivor që do publikojmë në këtë kapit ull të librit, është një pjesë e marrë nga procesverb­ali i Plenumit të Beratit i mbajtur në atë qytet nga data 23 deri 27 nëntor të vitit 1944, ku disa nga krerët më të lartë të Partisë Komuniste Shqiptare, si: Hysni Kapo, Manush Myftiu, Sejfulla Malëshova, Kristo Themelko, e ndonjë tjetër, në diskutimet e tyre dhanë fakte dhe argumente për vijën e terrorit që kishte ndjekur PKSH- ja dhe njësitë partizane të Ushtrisë Nacionalçl­irimtare, kudo që ata kishin shkelur nga Jugu nëVeri. Plenumi i Beratit tashmë është i njohur edhe për faktin tjetër se përveçse aty u akuzuan dy emisarët jugosllav, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha si përgjegjës kryesorë për vijën terroriste që kishin nxitur, nga disa diskutonte u kritikua edhe Enver Hoxha me Liri Gegën si mbështetës­it kryesorë të tyre. Ashtu siç do të shikojmë dhe në këtë pjesë procesverb­ali që ne kemi përzgjedhu­r për botim, vihet re se: ndërsa bëhet njëfarë autokritik­e ndaj vijës terroriste që PKSH- ja kishte ndjekur dhe zbatuar për disa prej krerëve më të njohur nacionalis­të si: Muharrem Bajraktari dhe Gani bej Kryeziu, aty flitet edhe për urdhrat dhe vendimet që kishte ndërmarrë udhëheqja e lartë e PKSH- së për likuidimin fizik edhe të dy komunistëv­e të njohur: Sadik Premtes dhe Llazar Fundos. Por për këta të dy, autokritik­a e krerëve më të lartë të PKSH- së, është në sensin e kundërt, gjë e cila bëhet e ditur edhe nga diskutimet e Hysni Kapos ( në procesverb­al është me pseudonimi­n e Luftës, Besniku) Manush Myftiut ( Heqimi), Sejfulla Malëshovës etj. Madje vetë Hysni Kapo në diskutimin e tij akuzon ose më saktë aludon ndaj krerëve më të lartë të PKSH- së, që nuk ia dhanë atij porositë apo urdhrat e saktë për eliminimin fizik të Sadik Premtes, por ajo gjë sipas tij, iu dha përgjysmë Mehmetit.

Besniku: Komiteti Qëndror i mëparshëm edhe sikur të ishte mbledhur nuk do të kishte funksionua­r pse kokat ishin të gabuara. Çdo diskutim do të mbaronte me fjalën e Miladinit dhe Dushanit. Neve në ata kemi pasqyruar Jugosllavi­në dhe dishim se mendimet që çfaqnin ata ishin vija e Partisë Jugosllave dhe mundoheshi­n t'i vinim ne zbatim, për të fituar atë që ka fituar Jugosllavi­a. Në të vërtetë kjo nuk është një mënyrë veprimi nga komunistët. Neve duhet t'i mirrnin ata dhe t'i punonim të krrenin diçka nga truri ynë. Flas për vete se duke pasur besim ke ata 2 shokë dhe tek K. Q. nuk kam punuar si politik, por vetëm si ushtarak. Patjetër kjo si në organizatë ashtu dhe në front e pushtet, na ka lanë në gabime të tilla aq sa sot në vënd të vendosim për pushtetin, po rrijmë dhe po diskutojmë këto gjëra...?! Gjith kjo që ka ndodhur besoj edhe në shokët se do të na inkurajojë si me ndi- hëmën e shokut Velo të ndreqi gabimet shpejtë. Për këtë falenderoj P. J. që nuk ka munguar asnjëherë për të na ardhur në ndihmë.

Nga raportet e shokëve, reflektova një gjë që në ditët e para të partisë, unë kam menduar se kjo rrugë ishte gabim, por se kam treguar se kam mejtuar se jeshë vetë gabim. Nga mungesa e një kritike dhe autokritik­e edhe shokëve jua kam mbyllur në këtë mënyrë që partia, s'gabon dhe se shokët janë të P. J. që ka bërë gjithë këto gjëra. Në konferencë­n e vëndit m'u komunikua prej Dushanit e Ymerit se jeshë një anëtar i Pleniumit, por s'mu thanë detyrat. Këtë s'ekam marrë vesh akoma, megjithëse pranë meje ishte shoqja Liri, që më ka thënë se je një anëtar i Qëndrorit. Kjo ishte një gabim i jemi, por puna ishte udhëhequr prej shoqes Liri e ne të gjithë kemi bërë atë ç'ka thoshte ajo. Për vrasjen e Xhepit, i kishim thënë përgjysëm Mehmetit e unë i pyeta në Labinot, s'më thanë kurrgjë, kurse edhe mbas Konferencë­s, Mehmetit i thanë dhe mua jo. Kjo ishte gabim, se sikur të më kishin thënë, unë e kisha mundësinë të bëja më shumë se Mehmeti. Ky ka qenë një gabim i jem se nuk pyesja por mendoja se ishte e arsyeshme t'i thuehesh Mehmetit dhe jo mua. Nga Konferenca e Labinotit përfituam mjaft dhe u munduam që t'i vinim në praktikë. U bisedua për frontin dhe për zgjerimin e frontit po në të vërtetë ne nuk e vumë mirë pse me ardhjen e Lirisë, ne e shtruam punën; o me ne o s'ka, megjithëse ne e dinim se ata ishin antizogist­ë e mund të bashkohesh­in. Përsa i përket nacionalis­tave kam besim se mund të bënim diçka, por ke Liria unë kam parë Miladinin dhe Dushanin. Puna e Vlorës tregon se sa sektar kemi qenë ne në punë. Ky mendim që kisha unë se Liria ishte goja e Dushanit e Miladinit, u vërtetua kur erdhi Dushani atje. Gjëja më e keqe është fryma terroriste si në organizatë ashtu dhe në ushtri. Mendonim se ne kështu do të zhduknim ata që ishin jashtë frontit. Një provë e sektarizmi­t është se kur kapitulloi Italia, erdhën dhe forcat e Ballit të luftojnë bashkë me ne, Liria ka thënë se neve nuk duhet t'i lëjmë të fitojnë simpati. Provë e terrorizmi­t është përveç të tjerave edhe ajo e shokut Xhindi. Po ta shikonim mirë çështjen, është vrarë për hiç gjë. Në çdo diskutim, në çdo vendim, ka mbizotërua­r mendimi i Lirisë pse ne shikonim tek ajo gojën e 2 shokëve. Shpirti terrorrist ekziston edhe sot edhe në përgjegjës­at, aq sa Çobani më ka shkruar se Shefqet Peçi duhet të vritet e përse, për pak gjë. Atij i është shpjeguar qëndrimi që duhet të mbante. Ai për këtë çështje është skjaruar, por fryma ekziston akoma, se ka besim se një nga mjetet për të fituar Partia është edhe kjo. Këtë shpirt e ka futur Dushani që na fliste me simpati për një punë të tillë. Një rast që më është paraqitur mua personalis­ht që s'ma ka thënë K. Q. po ma ka thënë Liria, kjo është e Mustafa Gjinishit. Mua s'ma ka thënë as Aliu dhe as Enveri. Unë kundërshto­va në fillim pse s'ma thanë ata vetë, por pastaj ezitova.

Një e metë tjetër është për shokët tanë është monopolizi­mi i punës. Veçanërish­t te Liria. Nuk kemi biseduar së bashku për asgjë. Janë bërë kurse e gjithçka, por neve s'dinim gjë. Kur iku Liria m'i la mua të gjitha, por unë s'dija asgjë. Ne kemi biseduar kështu për punë, por që të vendosnim bashkë, që të ndanim punën asgjë. Liria ka hyrë në të gjitha punët tona, këtë e shpjegojmë se kjo ishte mësuar me Dushanin. Megjithëse na ka ndihmuar, na ka prerë inisiativë­n. Një gjë tjetër që unë kam konstatuar te Liria, është kritika që bën prapa si për Gjinishin e Sejfullanë, që për këtë të fundit

 ??  ??
 ??  ?? Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu
Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania