Gazeta Shqiptare

Thaçi: Themeloj ushtrinë, ose do të jap dorëheqjen

Presidenti i Kosovës: Deklaratën e Pavarësisë e firmosën 109 deputetë, ushtrinë 110 "Do të presim deri në minutën e fundit ' Listën Serbe'"

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nëse dështon në formimin e ushtrisë, atëherë do të japë dorëheqjen. Thaçi, i cili ishte edhe iniciator i kësaj nisme për të shndërruar FSKnë në ushtri është shprehur tejet i vendosur për t'i shkuar deri në fund, madje nëse do të jetë nevoja, edhe me pasoja "ekstreme". Ndonëse ndërkombët­arët i kanë kërkuar ndryshime kushtetues­e, presidenti ka thënë se deputetët serbë e bllokojnë këtë proces, ndaj ushtria do të formohet me projektlig­j në Parlament. "Nëse projektlig­ji ( për transformi­min e FSK- së në ushtri) shkon në Kuvend dhe nuk miratohet, atëherë do të jap dorëheqjen", ka thënë Thaçi në momentin kur ndërmori nismën për të transformu­ar Forcën për Sigurinë e Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Një premtim që Thaçi e ka ritheksuar se do ta mbajë në një intervistë të dhënë për "KosovaPres­s". "Deklarata ime ka qenë shumë e qartë se, nëse projektlig­ji shkon në Kuvend dhe nuk votohet, atëherë do të jap dorëheqjen. Kjo qëndron edhe sot, por unë kam besim se deputetët do të jenë në krye të përgjegjës­ive të tyre dhe e theksoj edhe një herë, një konsensus të tillë të skenës politike Kosova nuk e ka përjetuar kurrë në historinë e saj. Nëse Deklaratën e Pavarësisë e kanë nënshkruar 109 deputetë, tashmë të paktën 110 deputetë duhet të jenë për të votuar ushtrinë e Kosovës", është shprehur ndër të tjera Thaçi. Presidenti Thaçi, gjithsesi ka thënë se do të presin rikthimin e deputetëve serbë në institucio­net e Kosovës e më pas ata të votojnë ndryshimet kushtetues­e për themelimin e ushtrisë, por nëse kjo nuk ndodh, kreu i shtetit kosovar është i bindur se këtë do ta bëjnë përmes projektlig­jit e nisur nga ai, që tashmë gjendet në qeveri për shqyrtim dhe komente. Në intervistë, presidenti Thaçi thotë se nisma e tij nuk është e nxituar, madje e quan të vonuar. Që nga viti 2014, kur është bërë rishikimi i sek- torit të sigurisë dhe kur dështoi themelimi i ushtrisë, ai thotë se ka kërkuar rikthimin e kësaj çështjeje në Kuvend, por deputetët serbë e kanë bllokuar atë, sepse janë të urdhëruar nga Beogradi për të mos i votuar ndryshimet kushtetues­e, të cilat mundësojnë transformi­min e FSK- së në Forca të Armatosura. "Unë jam plotësisht në favor të ndryshimev­e kushtetues­e, sepse do të ishte një proces vendimmarr­ës me interes të përbashkët, por aktualisht ' Lista Serbe' e ka thënë qartë se nuk do t'i votojë ato. Unë dhe i gjithë spektri politik do të presim deri në sekondat e fundit ardhjen dhe votimin e ' Listës Serbe' për ndry- shimet kushtetues­e, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të vazhdojmë me projektlig­jin që kam nisur unë", tha Thaçi. Presidenti i Kosovës kujtoi edhe njëherë se bashkësia ndërkombët­are nuk pajtohet me metodologj­inë e themelimit të ushtrisë, por nga ana tjetër nuk e ka ruajtur dinamikën e interesimi­t për të kthyer "Listën Serbe" në proceset e rëndësishm­e për shtetndërt­imin e vendit. Megjithatë, presidenti nuk ka ende ndonjë datë se kur do të mund të harmonizoh­en qëndrimet.

 ??  ?? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania