Gazeta Shqiptare

Terror në Londër dhe SHBA, një i vdekur e 17 të plagosur në dy sulme

Frika nga ISIS, britanikët dhe amerikanët në panik

-

Sulmi

i pak ditëve më parë alarmoi Britaninë e Madhe, e cila dje është gjendur sërish në panik. Terrori ka nisur në orët e para të mëngjesit, kur në kryeqyteti­n britanik, një makinë tip "Peugeot" ka përplasur këmbësorët që ishin para një diskoteke, duke lënë tre persona të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në Islington, ku sipas "Daily Mail" në mjet ishin dy persona, ndërsa të plagosur mbetën dy burra dhe një femër. Fill pas ngjarjes, shoferi dhe pasagjeri braktisën automjetin dhe u larguan në drejtim të paditur. Edhe pse në automjet u gjet një thikë, sipas policisë nuk bëhej fjalë për një sulm terrorist. Ndërkohë, pa u

PRECEDENTE­T

Klubi i natës "Kameo" ka pasur probleme edhe më parë, por deri më tani ky është më i rëndi, njoftojnë më tej mediat e huaja. Ngjarja vjen thuajse një vit pasi një person i armatosur, i quajtur Omar Maten hapi zjarr në një klub nate homoseksua­lësh në Orlando, Florida, duke lënë kështu 49 të vrarë.

qartësuar mirë kjo situatë, Britania është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm në Merseyside. Autoritete­t dyshojnë se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit. "BBC" thotë se disa

persona kanë mbetur të plagosur dhe se 12 ambulanca dhe 30- 40 zjarrfikës kanë mbërritur tek një ndërtesë e shembur në Bebinton, Wirral, në veriperënd­im të Anglisë. Ndërsa në anën tjetër të globit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bilanci ka qenë edhe më tragjik. Një sulm me armë në një klub nate në Ohajo ka lënë 1 të vdekur dhe 14 të plagosur. Sipas policisë, dy persona të armatosur janë përfshirë në këtë ngjarje. Policia ka shtuar më tej se nuk ka asnjë tregues që sugjeron se ngjarja ka lidhje me terrorizmi­n. Mediat e huaja bëjnë të ditur se disa të plagosur ndodhen në gjendje kritike për jetën. Policia është shprehur se autorët janë arratisur dhe se ka shumë pak të dhëna për ta, duke shtuar se dëshmitarë­t kanë nguruar të bashkëpuno­jnë. "Deri tani nuk dihet ende se cili është motivi i kësaj ngjarjeje", - ka thënë policia. Incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, teksa qindra njerëz ndodheshin në klubin e natës, duke u krijuar kështu kaos e panik mes njerëzve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania