Gazeta Shqiptare

Europa Lindore kundër Soros, vepër e Vladimir Putin

-

Korit të kritikave kundër filantropi­t liberal, George Soros u janë shtuar edhe udhëheqës të ndryshëm politikë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Siç raporton "Zëri i Amerikës", disa prej atyre që po e ngrenë zërin kundër miliarderi­t hungarezo- amerikan janë frymëzuar nga Shtetet e Bashkuara, veçanërish­t nga disa media të djathta, që e shohin filantropi­n si një figurë të urryer liberale. "Duhet të jemi të vetëdijshë­m se grabitqarë­t e mëdhenj notojnë në këto ujëra. Kjo është mbretëria pa kufij e George Sorosit, i pajisur me mjaft para dhe me një artileri të rëndë ndërkombët­are", ishin fjalët e kryeminist­rit të djathtë hungarez, Viktor Orban, dikur përfitues i fondeve të Sorosit. Nikolla Gruevski i Maqedonisë fajëson drejtuesin e fondacioni­t "Shoqëria e Hapur" për rrëmujat që çuan në dorëheqjen e tij. Miliarderi sulmohet gjithashtu edhe në Rumani, Poloni dhe politikanë të tjerë të rajonit. Por disa kritikë të intervistu­ar nga agjencia e lajmeve "Reuters" tërheqin vëmendjen kundër taktikave të tilla. Sipas tyre, fushata kundër Sorosit në vendet e dominuara më parë nga Moska duket se po ndjek modelin e presidenti­t rus, Vladimir Putin, goditja e të cilit ndaj organizata­ve bamirëse të financuara nga të huajt çuan në largimin e fondacioni­t "Soros" nga Rusia dy vjet më parë. "Metoda ruse mund të vihet re tek argumentet rreth organizata­ve të pavarura civile", thotë Stefania Kapronczay, kryetare e organizatë­s hungareze Bashkimi i Lirive Civile. Maria Vasarhelyi, eksponente e opozitës hungareze mendon se kjo është karakteris­tikë e regjimeve autokrate, që kërkojnë të heqin qafe çdo lloj autonomie, prandaj siç thotë ajo, - kanë nevojë për të krijuar armiq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania