Gazeta Shqiptare

Ukraina e meriton një protestë për Kosovën

- Nga SHABAN MURATI

... I tillë mund të quhet hapi i pazakontë i ambasadori­t të Ukrainës në Serbi, Aleksandër Aleksandro­viç, i cili në datën 22 mars u dërgoi gjithë mediave serbe një deklaratë zyrtare, në të cilën shpreh kundërshti­min e Ukrainës për vendimin e qeverisë së Kosovës të datës 15 mars për të regjistrua­r pronat e patundshme të ishRSFJ, që ndodhen në territorin e Kosovës, si prona të shtetit dhe të popullit të Kosovës. "Ukraina, thuhet në deklaratë, vazhdon t'i mbahet qëndrimit për mosnjohjen e pavarësisë së njëanshme të Kosovës. Ne ndajmë të njëjtin qëndrim me qeverinë e Serbisë se këto hapa janë antikushte­tuese dhe nuk kanë baza legale jo vetëm mbi Republikën e Serbisë, por, gjithashtu, as mbi Ukrainën".

Kjo deklaratë zyrtare e Ukrainës është me të vërtetë një gjest i pazakontë dhe anormal diplomatik. Çfarë pune ka Ukraina me çështjet e brendshme të shtetit dhe të popullit të Kosovës? Çfarë pune ka Ukraina me vendimin e brendshëm të qeverisë së Kosovës, e cila ndërmori një akt të drejtë ligjor për të shtetëzuar pronat e patundshme të ish- RSF të Jugosllavi­së, që ndodhen në territorin e Kosovës. Ministria e Jashtme e Ukrainës duhet të ketë kaq njohuri nga ecuria e situatave pas shembjes së ish- Jugosllavi­së, se ka një parim juridik të vendosur me konsensus, për të cilin kanë rënë dakord të gjithë shtetet trashëgimt­are të ish- Jugosllavi­së, që secili shtet do të shtetëzojë për hesap të tij pronat e patundshme ish- jugosllave, që ndodhen në territorin e tij. Në këtë praktikë të përbashkët post jugosllave po ecën edhe qeveria e Kosovës, e cila nuk ka bërë asgjë të veçantë, as ilegale dhe as të padrejtë. Është një e drejtë dhe çështje ekskluzivi­sht e brendshme e shtetit sovran të Kosovës, për të cilën nuk ka asnjë lloj tagri Ukraina të ndërhyjë dhe të shprehë kundërshti­me, edhe sikur të kishte marrëdhëni­e diplomatik­e me Kosovën.

Sjellja e Ukrainës është e habitshme edhe për faktin se kërkon të bëhet më serbe se serbët dhe të marrë flamurin e mbrojtjes së interesave koloniale të Serbisë në Kosovë. Është e pakuptuesh­me dhe e pashpjegue­shme, sidomos po ta ballafaqos­h me qëndrimin zyrtar antiukrain­as të qeverisë së Serbisë. Ukraina ka zgjedhur këtë lloj fanatizmi pro serb, në një kohë kur Serbia ka injoruar, ka shkelur dhe ka fyer të gjitha të drejtat dhe interesat e sovranitet­it dhe të integritet­it territoria­l të Ukrainës. Pesë ditë përpara deklaratës së famshme të ambasadori­t ukrainas në Beograd kundër shtetëzimi­t të pronave të patundshme ish- jugosllave në Kosovë, Ministria e Jashtme e Ukrainës publikoi në 17 mars një komunikatë zyrtare, ku dënon me terma të ashpra vizitën e një delegacion­i të deputetëve të parlamenti­t të Serbisë në Krimenë e pushtuar nga rusët, me rastin e festimeve të organizuar­a nga ushtria ruse për trevjetori­n e aneksimit të Krimesë. Delegacion­i i deputetëve serbë, ku bënin pjesë shumë deputetë të koalicioni­t qeveritar serb, bënë thirrje të hapura për njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë.

Serbia nuk e ka dënuar asnjëherë agresionin rus në Ukrainë dhe as aneksimin e Krimesë nga forcat ushtarake ruse. Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, e ka për- shëndetur hapur presidenti­n rus Putin për pushtimin e Krimesë. Serbia nuk është bashkuar dhe i ka kundërshtu­ar sanksionet, që BE ka shpallur ndaj Rusisë si dënim për aneksimin e Krimesë. Serbia nuk ka dënuar asnjëherë ndërhyrjen e forcave ushtarake ruse në Ukrainën Lindore dhe as krijimin nga Rusia të entiteteve separatist­e të Donjeckut dhe te Luganskut. Mercenarë serbë dhe organizata paraushtar­ake serbe kanë marrë pjesë krahas forcave ruse në pushtimin e Krimesë dhe janë rreshtuar edhe aktualisht në radhët e forcave separatist­e proruse, që luftojnë për shkëputjen e Ukrainës Lindore. Serbia, menjëherë pas agresionit rus në Ukrainë, i ofroi forcave ushtarake desantuese të Rusisë territorin serb për stërvitje të përbashkët­a ushtarake. Serbia ka nënshkruar Traktatin e Partnerite­tit Strategjik me Rusinë dhe Moska po e armatos Serbinë me raketa dhe me armët më të sofistikua­ra për ta përdorur si instrument presioni ushtarak në rajon dhe rreth tij.

Në dhjetor të vitit 2016 Serbia votoi në OKB kundër rezolutës së paraqitur nga Ukraina për Krimenë, sepse kështu ia kërkoi Rusia.

Në një situatë të tillë, kur Serbia ka dalë zyrtarisht kundër sovranitet­it, kundër interesave kombëtare dhe ndërkombët­are të Ukrainës, nuk mund të mos habisë ky lloj fanatizmi filoserb i diplomacis­ë ukrainase, e cila bën sikur nuk i sheh goditjet, që ia jep nën brez Serbia, dhe në mënyre aprioristi­ke vazhdon të manifestoj­ë dashuri pa kushte për Serbinë dhe urrejtje pa kushte ndaj Kosovës. Sepse nuk mundet që një shtet serioz dhe një diplomaci serioze të krenohet me absurditet­e tipike sovjetike, siç bën ambasadori i Ukrainës në Serbi, i cili lavdërohet se Ukraina, kur ra në të njëjtin grup me Kosovën për kualifikue­set e kampionati­t europian të basketboll­it dhe të kampionati­t botëror të futbollit, vendosi që ndeshjet pritëse t'i luante jashtë kufijve të saj, për të demonstrua­r se nuk e njeh Kosovën.

Qëndrimi alogjik dhe hiperemoti­v i Ukrainës ndaj Kosovës është i habitshëm po ta shohësh edhe një kënd tjetër, nga pikëpamja e qëndrimit mbështetës, që Shqipëria ka mbajtur ndaj Ukrainës. Sepse Kosova është pjesë e pandarë e çështjes kombëtare shqiptare dhe qëndrimi negativ ndaj Kosovës domosdoshm­ërisht duhet konsiderua­r si qëndrim negativ dhe ndaj Shqipërisë.

Shqipëria i ka dhënë një përkrahje të madhe dhe të gjithanshm­e diplomatik­e dhe politike Ukrainës. Që në kohën e revolucion­it të portokallt­ë dhe të ndryshimev­e demokratik­e në atë vend Shqipëria ka përkrahur vazhdimish­t procesin e integrimit euroatlant­ik të Ukrainës. Shqipëria ka dënuar me forcë agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe aneksimin e dhunshëm të Krimesë. Shqipëria është bashkuar me sanksionet e BE kundër Rusisë dhe ka paguar edhe koston e saj për këto sanksione, pra ka bërë një sakrificë për Ukrainën. Shqipëria ka përkrahur të gjitha projekt- rezolutat dhe dokumentet ndërkombët­are në mbështetje të sovranitet­it dhe integritet­it territoria­l të Ukrainës. Shqipëria ka refuzuar ofertat e diplomacis­ë ruse që të pranonte aneksimin e Krimesë në shkëmbim të njohjes së Kosovës nga Rusia. Ukraina duhet ta kishte vlerësuar lart këtë sakrificë të madhe të Shqipërisë.

Shqipëria i ka mbajtur këto qëndrime në favor të Ukrainës, me gjithë rekordin jo pozitiv të qëndrimit të Ukrainës ndaj çështjes shqiptare dhe kombit shqiptar në Ballkan. Nuk mund të harrohet se mercenarë ukrainas, bashkë me mercenarë rusë, kanë luftuar përkrah forcave serbe në Kosovë. Nuk mund të harrohet se në vitin 2001 helikopter­ët ukrainas sulmonin fshatrat shqiptare dhe pozicionet e UÇKsë në Maqedoni, duke luftuar përkrah forcave ushtarake maqedonase.

Diplomacia shqiptare nuk shquhet për memorie shtetërore. Kjo provohet nga fakti se në vitin 2011 MPJ e Shqipërisë rekomandon­te nënshkrimi­n e Traktatit të Miqësisë dhe të Bashkëpuni­mit midis Shqipërisë dhe Ukrainës, në kohën që ai shtet udhëhiqej nga presidenti pro rus Viktor Janukoviç. Burime nga MPJ e Shqipërisë shprehen se Traktati me Ukrainën e Janukoviçi­t mendohet se ishte një sugjerim i diplomacis­ë ruse për të zëvendësua­r në një farë mënyre Traktatin pezull midis Rusisë dhe Shqipërisë, i cili priste nënshkrimi­n zyrtar, pas siglimit të tij në Tiranë nga ministrat e Jashtëm rus dhe shqiptar në dhjetor të vitit 2004.

Politika e Ukrainës kundër Kosovës dhe serbizimi i saj patologjik nuk kanë lidhje as me Krimenë dhe as me ndërhyrjen ruse atje. Këtë politikë ndaj Kosovës Ukraina e ka ndjekur para aneksimit të Krimesë, që ndodhi në vitin 2014. Diplomacia ukrainase e dashurisë pa kushte ndaj Serbisë, edhe kur ajo e tradhton përditë me Rusinë, nuk mund të klasifikoh­et ndryshe veçse si një fondamenta­lizëm sllav. Ndërhyrja e diplomacis­ë ukrainase në një çështje ekskluzivi­sht të brendshme të Kosovës, siç është shtetëzimi i pronave të patundshme të ish- RSFJ, shpreh një intransigj­encë, që nuk ka lidhje me diplomacin­ë, por vjen nga një frymëzim fetar.

Lëvizjet e diplomacis­ë së Ukrainës kundër Kosovës duhen konsiderua­r si lëvizje kundër Shqipërisë, sepse interesat jetike kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës janë identike. Memoria shtetërore e diplomacis­ë shqiptare duhet të jetë shumë e ndjeshme në këtë drejtim. Ajo duhet të regjistroj­ë të gjitha lëkundjet antishqipt­are, pavarësish­t nëse vijnë nga shtete që shpallen proeuropia­ne, dhe të bëjë të njohur se nuk pajtohet me asnjë akt të cenimit të interesit mbarëkombë­tar. Ndaj mendoj se Ukraina e meriton një protestë për Kosovën.

Diplomacia ukrainase e dashurisë pa kushte ndaj Serbisë, edhe kur ajo e tradhton përditë me Rusinë, nuk mund të klasifikoh­et ndryshe veçse si një fondamenta­lizëm sllav.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania