Gazeta Shqiptare

"Më mirë një jetë të shkurtër dhe të bukur se një jetë të gjatë dhe me vuajtje"

-

thime nga gjuhët e tjera. Tani merre me mend se me çfarë seleksioni­mi të vështirë duhet të përballesh. Dhe kur vjen puna për poezinë, për të cilën tashmë jemi të bindur të gjithë që ka një rreth shumë të kufizuar lexuesish, ky filtër bëhet akoma edhe më i vështirë, deri në kufijtë e së pamundurës. Por për fat, në vijimësi të një tradite, akoma ka shtëpi botuese që vazhdojnë të botojnë poezi, pavarësish­t që të ardhurat u vijnë nga proza. Poezia është si puna e asaj gotës së verës në tavolinë: që nuk është e domosdoshm­e, por të zbukuron shijen.

Diçka tjetër është se për shkak të ritmit të avashtë të shitjes, një poet zor se mund të botojë një libër tjetër pa shtatë vjet diferencë midis. Dhe për poezinë, nuk vlen ndërmjetës­ia e agjentëve; agjentët shesin vetëm librat në prozë, bile romanet, sepse edhe për tregimin e shkurtër ka refuzim të tregut. Kështu që në poezi, gjërat lëvizin shumë avash.

- Sa ju ndihmon ju fakti që jeni përkthyer edhe më herët?

Pyetja juaj është e saktë, por me sa kam arritur të kuptoj është se nuk ka shumë rëndësi se kur, por se nga cila shtëpi botuese, sepse gjëja e parë që të pyesin në çdo takim, prezantim, është: "Cili është botuesi yt?", dhe kjo përcakton automatiki­sht vlerësimin e tjetrit. Fati im i madh ka qenë që librin tim të parë në anglisht, në vitin 2002, e botoi një nga shtëpitë më të rëndësishm­e botuese amerikane, "New Directions", e krijuar më 1936 nga i biri i një industrial­isti, James Laughlin, me nxitjen e Ezra Pound- it dhe që erdhi duke u fuqizuar. Dhe në 2010, arrita të botoj një libër të dytë me ta, i cili pastaj i ra në dorë një botuesi po kaq të mirë anglez, "Bloodaxe", që botoi një libër të tretë në anglisht. Dhe nuk u habita shumë, që në një blog ku reklamohej libri në Spanjë, disa nga komentuesi­t shpreheshi­n se e kishin lexuar përpara në anglisht. Por, për ta ruajtur një botues të mirë, është po kaq e vështirë, sepse zor se ai mund të botojë një libër të dytë a të tretë, nëse është i pakënaqur me të parin. Pra, je gjithë kohën në fije të perit. E ku mund ta dijë autori i shkretë se si do të pritet, çfarë do të ndodhë, a do të pëlqehet apo jo, duke qenë se ai i bindet vetëm instiktit të tij artistik. Mund të bësh njëqind kalkulime në jetë, por në krijimtari kalkulimet nuk funksionoj­në. Por, vitet e fundit, harta e botuesve po ndryshon shumë shpejt; ka shtëpi botuese të vogla, "hirushe" siç quhen atje, të cilat tashmë janë fuqizuar mjaft.

- Si fituese çmimesh, a është çmimi një garanci për udhëtimin e shkrimtari­t në gjuhë të tjera?

Varet nga çmimi. Çmimet ndërkombët­are për poezinë janë tepër të rralla, por sigurisht që vlejnë shumë, madje po kaq edhe nominimet. Zakonisht ndahen çmime për letërsinë e përkthyer, ku çmimi i shkon përkthyesi­t, por pa dyshim që prej tij përfiton po aq edhe autori. Por me sa kam dëgjuar prej botuesve, suksesi i një libri varet kryesisht nga jehona që ka: botimet e pjesshme në gazeta e revista, recensione­t në mediat e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania