Gazeta Shqiptare

Botohet në spanjisht vëllimi me poezi i Lleshanaku­t "Lunes en siete dias: seleccion"

Udha e vështirë e poezisë dhe një pendesë për prozën

- Fatmira Nikolli

Epastaj do të shkojnë të vjedhin dardhët e egra në "oborrin e kurvës"/ Askush nuk i ndalon. "Grua me dy burra… hak e ka!"/ Midis dardhëve të egra në çantë- një roman,/ me porosinë për t'u mbajtur mirë. Një "Ana Kareninë" / që do të lexohet me padurim duke filluar nga faqja e fundit, / e pastër dhe e fisnikërua­r si një lajm i vonuar./

Këto vargje janë shkëputur nga poezia "Lajme të vonuara", e cila bashkë me "Misterin e lutjeve" dhe poemën "E hëna në shtatë ditë", janë pjesë e një botimi të ri në gjuhën spanjolle. Sapo ka dalë nga shtypi në Spanjë libri me poezi "Lunes en siete dias: seleçion" i Luljeta Lleshanaku­t, i botuar nga shtëpia botuese "Olefante". Botimi, është një përzgjedhj­e poezish nga dy vëllimet "Fëmijët e natyrës" dhe "Pothuajse dje" të botuara në shqip nga OMBRA GVG, dhe është përkthyer në spanjisht nga Lucia Duero. Përkthyesj­a është vlerësuar edhe me çmimin "Marcelo Reyes" në Spanjë për përkthimin e këtij vëllimi.

Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" poetja Luljeta Lleshanaku na çon në udhët e vështira të poezisë, pengesat e gjuhës e të përkthimit, dhe mbërrin deri te bisedat me të ëmën. Ajo tregon se si arriti të botojë poezitë e saja në disa gjuhë, të cilat janë muret me të cilat përballet.

- Si u bë i mundur botimi i një përmbledhj­eje me poezitë tuaja në Spanjë? Në cilat gjuhë janë përkthyer nga shqipja?

Deri vonë më është dukur krejt i pamundur përkthimi në spanjisht. Ramón Sánchez Lizarralde, i vetmi përkthyes i letërsisë shqipe dhe një burrë shumë i sjellshëm, më kontaktoi dikur përmes ambasadës shqiptare, por nuk kaloi shumë kohë dhe ai ndërroi jetë. Kurse Lucia Duero, përkthyesj­a e librit, di shqip, nga shqipja, përkthyesi­t lituanez iu desh t'i referohej versioneve në anglisht, gjermanish­t dhe polonisht, dhe funksionoi mrekullish­t. Siç nuk vë në dyshim përkthimet

por nuk ka jetuar në Shqipëri, dhe natyrisht që është konsultuar me versionet në anglisht për përkthimin e poezive. Por edhe sikur të ishin përkthyer krejtësish­t nga një gjuhë e dytë, unë nuk do ta vija në dyshim përkthimin, nëse përkthimi në gjuhën e dytë do të ishte i saktë. Ne i përkasim një gjuhe të vogël, të panjohur, dhe që po bën në arabisht nga anglishtja një poete kanadeze me origjinë egjiptiane, Iman Mersal, sepse ajo vetë është poete shumë e mirë dhe zor se i shpëton gjë. Në çdo rast, është në dorë të autorit të pranojë apo jo përkthimin nga një gjuhë e dytë, sepse është autori vetë që rrezikon. Në shqip ne kemi vepra shumë të mira të përkthyera nga një gjuhë e dytë, siç janë veprat e Isac B a s h e v i s Singerit p. sh, i cili ka shkruar në Jidish, por në shqip kanë a r d h u r p ë r m e s frëngjisht­es. Siç nga ana tjetër është mëkat që nuk

nuk e kemi atë luks të refuzojmë përkthimin qoftë edhe nga një gjuhë e dytë, pasi për mendimin tim, më shumë se njohje rrënjësore e gjuhës, përkthimi është art, dhe varet shumë nga kultura letrare dhe inteligjen­ca krijuese e përkthyesi­t. Fjala vjen, për një prezantim në Lituani tetorin që shkoi, duke mos pasur përkthyes kemi akoma një vepër të plotë të poetit izraelit Yehuda Amichai në shqip, vetëm për shkak të hezitimit të përkthimit nga një gjuhë e dytë, për sa kohë nuk kemi një përkthyes nga hebraishtj­a.

- Përzgjedhj­a e poezive, është bërë nga përkthyesj­a, shtëpia botuese, apo keni dhënë edhe ju pëlqimet tuaja?

Nuk jam imponuar, por as nuk kam qenë krejt jashtë loje. Unë kam sugjeruar disa poezi, e nisur nga mënyra se si janë pritur nga një tip e caktuar audience, por është vështirë të parashikos­h temperamen­tin e lexuesit të çdo lloj audience. Nga një prezantim që pata majin që shkoi në Meksikë, kuptova që meksikanët janë të prirur më shumë ndaj poezisë lirike se asaj urbane, p. sh. Kështu që rashë dakord edhe për përfshirje­n e një grupi poezish që nuk janë të preferuara­t e mia. Bile përkthyesj­a, mori më shumë kompliment­e se unë... Pra, çdo lloj botimi është një kompromis midis botuesit, përkthyesi­t dhe autorit.

Disa nga poezitë e mia të preferuara të përfshira në këtë vëllim janë "Lajme të vonuara", "Misteri i lutjeve", dhe poema "E hëna në shtatë ditë".

- A ndjeni interes për letërsinë shqipe nga shtëpitë e huaja botuese, apo është një çështje që ka të bëjë me dashurinë ndaj poezisë? Cili është roli i agjentëve letrarë?

Interesi më i madh për letërsinë shqipe është pikërisht në vendet perëndimor­e, me një histori shumë më të ndryshme se e jona. Europa Lindore në përgjithës­i, vazhdon të jetë akoma një objekt kureshtjej­e për lexuesin perëndimor, një "kuti e zezë" e pahapur, veçanërish­t për sa i përket epokës komuniste. Por nga ana tjetër, numri i botimeve të veprave të përkthyera, është shumë shumë i vogël, sepse çdo shtet, përmes politikave kulturore, synon që së pari të promovojë kulturën e vet. Në SHBA, p. sh, vetëm tre për qind e botimeve janë përk-

 ??  ?? Në foto: Luljeta Lleshanaku
Në foto: Luljeta Lleshanaku
 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania