Gazeta Shqiptare

SKANDALI, BETONIZOHE­T KALAJA E TIRANËS NË ZONËN ARKEOLOGJI­KE. SI PO GODITET TRASHËGIMI­A

-

Forumi

për Mbrojtjen e Trashëgimi­së Kulturore ka publikuar disa foto ku shihet se po kryhen punime në kalanë e Tiranës.” Mirela Kumbaro – godet sërish! Betonizohe­t kalaja e Tiranës e cila, brenda mureve është shpallur Zonë Arkeologji­ke!!! Shihni dhe gjykoni vetë mbi masakrën e re që po zhvillohet në mes të Kryeqyteti­t në një zonë arkeologji­ke A, ende të pagërmuar”, shkruan në Facebook Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimi­së Kulturore. Ndërtimi i ri po bëhet ngjitur me murin e Akademisë së Shkencave.

HISTORIA

Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i Via Egnatia- s. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan ( shek IV e. s), Tergiana ( 1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtari­t të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna ( 1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzohes­hin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqyteti­n dhe pastaj krejt Shqipërinë – veriun me jugun, lindjen me perëndimin. Në ambientet e Kalasë së Tiranës ka disa shtëpi tradiciona­le të cilat kanë krijuar stilin e ndërtesës qytetare Tiranase. Në ndërtesat brenda Kalasë së Tiranës kanë banuar pjesëtarë të familjeve sunduese të qytetit dhe për këtë arsye ato konsideroh­en edhe si godina të administra­tës së parë lokale.

Secila nga rrugët e vjetra, para se të hynin në Tiranë dominohesh­in nga një kështjellë apo kala. Kështjella e Lalmit ( shek. II e. s.) ndodhej në kodrinën ku lumi Erzenit merrte kthesën e lejonte kalimin rrugor drejt Petrelës.

Kalaja e Tujanit, një fortifikat­ë e gurtë me formë katërkëndë­she, ku gjurmët e jetës hasen që nga periudha e parë e hekurit. E rindërtuar në shek e IV e. s., ajo ishte porta hyrëse e korridorit Dibër- Tiranë- Durrës. Në anën tjetër, pranë malit të Vilës ku janë ngushticat e Krrabës, ndodhej qyteti ilir i Parthinëve- Persqopi ( shekIV- III p. e. s.), banorët e të cilit më pas u shpërngulë­n në Petrelë.

Kalaja e Dorëzit në kodrën ndërmjet lumit të Trezës e të Piollit ( periudha e I e hekurit), pastaj Kalaja e Ndroqit, e Prezës e Ishmit, të gjitha së bashku, këto kala antike e mesjetare përbënin rrethin mbrojtës të Tiranës. Kalaja e Tiranës ishte dhe mbeti bërthama historike e trevës së Tiranës dhe rezidencë administra­tive përgjatë mesjetës së mesme.

Si e tillë vazhdoi të ekzistonte edhe në shek. e XVII kur qyteti i Tiranës u shtri përreth saj duke pasur një qendër qytetare me kullijen ( kompleksin social kulturor) të ndërtuar nga Sulejman Pasha, pazarin zejtar tregtar nga pamja veriore, Namazgjanë dhe urën e Tabakëve nga ana lindore, ndërtesat e qeveritarë­ve brenda truallit të kalasë.

Nga dy anët e tjera kalaja ngrihej mbi brigjet e lumit të Lanës. Është menduar që në vitin 1640, Ahmet beu kreu punime rindërtues­e në muret rrethues të kalasë duke i ngritur ato në lartësi mbi strukturat antike. Vepër e tij ishte edhe kulla e gjatë që mbetet akoma pjesërisht në gjendje të mirë. Kalaja pëson dëmtime sërish në periudhën e luftërave ndërfeudal­e të shek XVIII, kur aty u përplasën trupat e Ahmet Kurt pashës së Beratit me Bushatllin­jtë. Populli i Tiranës i mbyllur brenda saj u mbrojt me heroizëm dhe kalaja nuk u pushtua nga asnjëri prej tyre. Të kësaj kohe janë sistemi i frëngjive për armë zjarri në pjesën më të lartë të mureve rrethues. Pas vitit 1814 Kalaja e Tiranës bëhet rezidencë e sundimtarë­ve të rinj të saj ; Toptanëve të ardhur nga Kruja, të cilët ndërtuan dy shtëpi njërën për banim dhe tjetrën për pritje që janë dhe sot. Përgjatë shek XX kur humbet funksioni i saj origjinal për mbrojtje, vërehen dëmtimet më të mëdha. Ajo humbi një pjesë të mureve rrethues dhe thuajse nuk lejon të kuptohet nga mbetjet, formulimi i saj i plotë stilistik.

Megjithatë ajo sërish mbeti rezidencë qeveritare apo vendi më i spikatur për to edhe në ditët tona. Në truallin e Kalasë janë sot Akademia e Shkencave, Kuvendi Popullor dhe Galeria Kombëtare e Arteve. A do të ndriçohet plotësisht historia e saj? Legjendave, fare pak mund t’iu besohet. Tradita gojore e sidomos burimet e shkruara nuk besojmë të kenë shterur. Sidoqoftë, mbetet akoma një rrugë e sigurt, gjurmimi arkitektur­or me metodat e vlerësimit të shkencës së restaurimi­t. Ky proces iluminist ka nisur në vitin 2002, nëpërmjet bashkëpuni­mit të ngushtë të Bashkësisë së Tiranës me Institutin e Monumentev­e të Kulturës, të cilët sëbashku i kushtojnë një vëmendje thelbësore këtij monumenti themelor të programit “Kthim në identitet”. E parë në këtë konceptim Kalaja e Tiranës ishte dhe duhet trajtuar në epokën tonë si bërthama historike e kulturore e Kryeqyteti­t.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Kalaja e Tiranës
Në foto: Kalaja e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania