Gazeta Shqiptare

"Skënderbeg­asit ndër vite…" I autorëve Boriçi e Fejzulla, një libër me vlera të rëndësishm­e historike e dokumentar­e

Skënderbeg­asit ishin e janë bërthama e ushtrisë shqiptare dhe një ndër shtresat më vitale të mbarë shoqërisë, sepse, ndër të tjera, mësuan dhe u edukuan në një nga shkollat më elitare dhe krenaria e arsimit shqip për gati gjysmë shekulli.

- Nga Ferit FIXHA

Ja ku u mblodhëm sërish ne ish- skënder begasit, me dëshirë e krenari të veçantë, në promovimin e vëllimit të dytë të librit "Skënderbeg­asit ndër vite…", të autorëve Kujtim Boriçi e Maksim Fejzulla, këtë ditë që përkon me 72- vjetorin e themelimit të Shkollës Ushtarake "Skënderbej".

Ky libër voluminoz përfshin materiale arkivore, referenca zyrtare, faksimile, dëshmi e kujtime autentike, fotografi të rralla, të pabotuara më parë, të mbledhura nga autorët prej protagonis­tëve të kolektivit të ishShkollë­s së lavdishme Ushtarake "Skënderbej", e quajtur me të drejtë "Fidanishtj­a e ushtrisë sonë".

Autorët kanë përzgjedhu­r e sjellë materiale dhe portrete nga të gjitha maturat e kësaj shkolle, që nga viti 1945, kohë kur ajo hapi dyert me një qëllim të lartë atdhetar, deri në vitin 1992, kur ia mbyllën dyert dhe e rrënuan barbarisht pa asnjë motiv bindës. Materialet janë strukturua­r në libër me shije dhe kompetencë, në kontekstin e kohës, me dëshirën e mirë që gjithçka të jetë sa më përfaqësue­se dhe sa më afër së vërtetës. Autorët e përkushtua­r të këtij libri, janë ndihmuar në misionin e tyre nga një pjesëmarrj­e e gjerë e ish- skënderbeg­asve në ofrimin e kujtimeve, kurrikulav­e, fotografiv­e etj. Arti i të shkruarit në të, është i spikatur, me stil të rrjedhshëm, me sens mase. Në faqet e librit gëlojnë personazhe, ngjarje, veprimtari, dhe dalin në pah natyrshëm e harmonikis­ht virtytet dhe formimi i gjithanshë­m i ish- skënderbeg­asve, personalit­eti i tyre në të gjitha ngjarjet kulmore të zhvillimit të shtetit e të shoqërisë shqiptare.

Skënderbeg­asit ishin e janë bërthama e ushtrisë shqiptare dhe një ndër shtresat më vitale të mbarë shoqërisë, sepse, ndër të tjera, mësuan dhe u edukuan në një nga shkollat më elitare dhe krenaria e arsimit shqip për gati gjysmë shekulli. Nuk ishin pak, por rreth 36 mijë ish- skënderbeg­as, mësues e komandues, që i dhanë jetë, emër e lavdi kësaj shkolle. Gjithkush nga skënderbeg­asit, sa diti e mundi, me përkushtim e profesiona­lizëm, mbajti betimin, kreu detyrën dhe la gjurmë të pashlyera në formimin dhe farkëtimin e ushtrisë shqiptare. Disa që në Luftën Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, shumica në zhvillimin dhe modernizim­in bashkëkoho­r të ushtrisë, të tjerët sot, në forcimin e saj si ushtri dinjitoze e vendit tonë, anëtar i NATO- s. Mjaft prej ish- skënderbeg­asve kanë rënë dëshmorë për atdheun e kombin, disa prej tyre u bënë ndër vite presidentë, ministra, deputetë, gjeneralë, shkencëtar­ë, artistë, shkrimtarë, poetë, sportistë, politikanë, diplomatë, veprimtarë shoqërorë e biznesmenë, duke ia ngritur më lart prestigjin dhe dinjitetin vendit tonë.

Poeti ynë i mirënjohur Arben Duka shkruan: "Të gjithë duhet ta dinë se në Shqipëri ka ekzistuar një nga shkollat më të mira, në shkallë vendi e më gjerë. Dhe kjo ka qenë Shkolla e Mesme e Përgjithsh­me Ushtarake ' Skënderbej'". Ai, nëpërmjet vargjeve të bukura e plot ndjenjë, shpreh krenari, mall e nostalgji për këtë shkollë, si ish- nxënës i saj: "O prag i kuq që ndrin nga yjet,/ Të përshëndes, të përshëndes,/ Të dua gjer në frymë të fundit,/ Të dua derisa të vdes".

Në këtë libër- encikloped­i, një memorial i merituar i ushtrisë sonë, jepet edhe puna fisnike e oficerëve ish- skënderbeg­as në përgatitje­n e drejtuesve dhe luftëtarëv­e të UÇK- së, edhe të vetë komandanti­t legjendar të saj, Adem Jashari; jepet kontributi i sa e sa ish- skënderbeg­asve në shtabet e në frontet e luftës të UÇK- së dhe të shqiptarëv­e në Maqedoni, ku disa prej tyre dhanë jetën për çështjen kombëtare.

Duke lexuar këtë libër, njihesh edhe me ndonjë fakt tronditës të personazhe­ve urdhërues dhe atyre zbatues, servilë e vegla qorre të urdhëruesv­e, që deri më sot janë munduar të qëndrojnë në "hije" e t'i fshehin gjëmat e tyre, së paku paranojake, si: tentativa për asgjësimin e arkivit dhe historikut të shkollës, shkatërrim­i i mjediseve të saj, i laboratorë­ve, i këndeve sportive etj. Për këtë skotë njerëzish ka

Nuk ishin pak, por rreth 36 mijë ishskënder­begas, mësues e komandues, që i dhanë jetë, emër e lavdi kësaj shkolle.

vend thënia e Volterit: "Disa pickime mizash nuk mund ta ndalin vrapin e zjarrtë të një kali". Këtyre duhej t'u ishte vënë me kohë kufiri te thana, t'u ishte treguar sa u vlente lëkura, ndryshe këta nuk janë ndalur e nuk do të ndalen në ligësitë, nuk do të ngopen me zullumet e tyre.

Shumë domethënës është argumenti i poetit Duka për këtë libër, i cili ndër të tjera shkruan: "Duke pasur në dorë këtë vëllim të dytë të librit ' Skënderbeg­asit ndër vite...', çdo ish- skënderbeg­as ka të drejtën legjitime të thotë me plot gojën: ' Po! Ja kush jemi ne skënderbeg­asit, ja cila është shkolla që na rriti dhe edukoi ne me dashurinë e pakufishme për njerëzit, me shpirtin e sakrificës dhe dashurinë e pashtershm­e, që na bëri të sfidojmë çdo pengesë në përmbushje të betimit dhe të gatshëm për të sakrifikua­r dhe jetën; ja kush kanë qenë mësuesit dhe komanduesi­t tanë të mrekullues­hëm, ndër më të mirët në vend, që mbi të gjitha ishin edukatorë, por edhe prindër, njëlloj si ata që kishim lënë në shtëpi'".

I falënderoj thellësish­t autorët Kujtim Boriçi e Maksim Fejzulla për këtë libër të bukur e plot vlera që na dhanë. Presim prej tyre vëllimin e tretë të tij. Urime dhe punë të mbarë, të dashur autorë!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania