Gazeta Shqiptare

Basha: “Luftë” për jetë a vdekje, për Shqipërinë

Vendimi i opozitës: Nuk regjistroh­emi në KQZ për zgjedhje pa qeveri teknike "Kam mbështetje­n totale të Uashington­it. Nuk tërhiqemi"

- Valentina Madani

Partitë e koalicioni­t opozitar vendosin të mos regjistroh­en në KQZ si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e 18 qershorit deri në arritjen e një marrëveshj­eje politike për krijimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë. Ky është vendimi i marrë dje nga partitë e koalicioni­t opozitar, të cilat kërkojnë krijimin e një qeverie teknike. "Partitë e koalicioni­t opozitar konfirmojn­ë njëzëri vendimin e shpallur më 18 shkurt, se zgjidhja e vetme që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme është krijimi i një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, e cila do të zbatojë ligjin e dekriminal­izimit, do të luftojë me efikasitet narkotrafi­kun, krimin e organizuar dhe paratë e pista të drogës dhe do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme", thuhet në deklaratën e përbashkët të partive opozitare. Sipas tyre, "duke marrë në konsiderat­ë raportet e fundit ndërkombët­are si ai i Departamen­tit Amerikan të Shtetit dhe i EUROPOL, në të cilat Shqipëria kryeson listën euopiane për prodhimin e trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, është e qartë se shqiptarët ndodhen në kushtet e asgjësimit të zgjedhjeve të lira nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare". Në këto kushte, partitë e koalicioni­t opozitar konfirmojn­ë unanimisht vendimin për mosparaqit­jen e kërkesës për regjistrim si subjekte zgjedhore në KQZ deri në arritjen e një marrëveshj­eje politike për krijimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë. Më herët nga "çadra e lirisë", kreu demokrat Lulzim Basha u dha përgjigje të prerë kritikëve ndërkombët­arë ndaj protestës së opozitës dhe kërkesën për qeveri teknike, duke thënë qartë se mbështetja për kauzën e PD- së është totale në Uashington. Sipas Bashës, Uashington­i

mbështet zgjedhjet e lira dhe largimin e krimit nga politika, luftën e drogës, të cilat janë dhe kauzat për të cilat opozita ka ndërmarrë aksionin politik të protestës. Duke folur për miqtë, Basha identifiko­i dy grupe kundërshta­rësh të protestës, ata të painformua­rit dhe ata që

paguhen kundër interesave të shqiptarëv­e. Basha u shpreh i vendosur se nuk do të tërhiqet deri në zgjedhje të lira pa qeverinë "Rama", por me qeveri teknike. "Dua të jap një mesazh të qartë. Për këtë betejë, për këtë kauzë, kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, të largimit të Afati i fundit për regjistrim­in e kandidatëv­e dhe koalicione­ve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshm­e të 7 majit në Kavajë është data 8 prill. KQZ vendosi dje edhe afatet për regjistrim­in e partive politike dhe komisioner­ëve të KZAZ për këto zgjedhje.

krimit nga politika, kauzën e luftës pa kompromis kundër drogës, ky shesh, PD, Lulzim Basha dhe gjithë shqiptarët e ndershëm, po! Kanë marrë mbështetje totale në Uashington dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik, që ka vetëm një synim, Shqipërinë e stan-

dardit europian dhe atlantik. Asgjë më pak nuk do të pranojmë", tha ai. Z. Basha bëri apel për vijimin e qëndresës sepse: "Kjo që po zhvillojmë është jo më pak se një luftë për jetë a vdekje për Shqipërinë euroatlant­ike. Mafia ndërkombët­are narkomafia shqiptare të

bëra njësh me Edi Ramën po bëjnë dhe do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur milionat e aferave korruptive që janë luajtur në kurriz të popullit shqiptar. Do të bëjnë gjithçka për të ruajtur miliardat e kanabisit, kokainës e heroinës me të cilën financojnë politikën dhe lobistët e tyre".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania