Gazeta Shqiptare

CDU, Bashës: Të shqetësuar për falsifikim­in, por hyni në zgjedhje

-

Parlamenti

gjerman është i shqetësuar për bojkotin e opozitës, bllokimin e reformës në drejtësi dhe përpjekjet për falsifikim­in e zgjedhjeve. Zv/ kryetari i grupit të CDU- CSU në Parlamenti­n gjerman, Franz Josef Jung, njëherësh shef i politikës së jashtme në CDU dhe ministër i Mbrojtjes përmes një letre të dërguar më 23 mars, kreut të PDSH- së i shpreh shqetësimi­n Bashës në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ai shprehet se CDU dhe CSU është shumë e shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë falsifikim të madh si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera, por bojkotin dhe kërkesën për qeveri teknike e cilëson si rrugë të gabuar. "Mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mund të zgjidhet përmes bojkotit parlamenta­r dhe deklarimin e mosregjist­rimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësoh­et me një ' qeveri teknike' nga të gjitha grupet parlamenta­re", thuhet në letrën e zyrtarit gjerman. Z. Jung paralajmër­on për pasojat e rënda për vendin dhe për vetë PD- në. "Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt BEsë dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëni­et mes PD dhe CDU- CSU. Kjo s'është në interesin tonë", shprehet Jung. Zyrtari i lartë gjerman është ultimativ kur thotë se, ka mënyra të tjera për të ulur rrezikun e zgjedhjeve jo të drejta. "Për t'i dhënë fund menjëherë bojkotit parlamenta­r, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe për t'u regjistrua­r për zgjedhjet kombëtare pa vendosur parakushte­t e përmendura më sipër", thekson Jung.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania