Gazeta Shqiptare

Ligjet, Ruçi- deputetëve: Gjeni mirëkuptim me LSI para seancës

Grupi Parlamenta­r i PS- së, ligjvënësi­t ndalohen të ikin jashtë vendit Rama mblodhi sekretarët për të koordinuar fushatën

- Darina Tanushi

Deputetët socialistë duhet të jenë medoe mos në seancën parlamenta­re të ditës së enjte, pasi pritet të kalojnë dy nga ligjet që kërkojnë 84 vota. Për këtë ata janë porositur për të disatën herë në mbledhjet e grupit parlamenta­r, nga kryetari Gramoz Ruçi. Në mungesë të kryeminist­rit Edi Rama, i cili do të jetë për një vizitë në Francë, Ruçi mësohet t'u ketë thënë deputetëve që, përveç pjesëmarrj­es duhet të sqarojnë edhe mosmarrëve­shjet për ligjet që kanë me deputetët e LSI- së. Burimet nga grupi parlamenta­r thanë se ishte kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi ajo e cila ka shprehur këtë shqetësim, se mes saj dhe ministrit Petrit Vasili ka mendime të kundërta në lidhje me kompetenca­t e ministrit të Drejtësisë. Por, mësohet se ka qenë kryetari i grupit Ruçi që ka porositur sërish: "Mosmarrëve­shjet me LSI- në për ligjet me 3/ 5 duhet të zgjidhen para seancës së të enjtes". Kreu i grupit mësohet të jetë shprehur se votat në seancë duhet të jenë të sigurta dhe të mos ndodhë që të kërkohen deputetët për të votuar, ashtu siç ka ndodhur në shumë raste. "Askush të mos programojë asnjë udhëtim jashtë vendit atë ditë, për të mos rrezikuar votat", - ishte një tjetër porosi e Ruçit. Ligji i ri për funksionim­in e Ministrisë së Drejtësisë kaloi përmes debateve në Komisionin e Ligjeve, pak ditë më parë. Debatet kanë qenë edhe mes ministrit Vasili e kryetares së sapozgjedh­ur të Ligjeve, Vasilika Hysi. Projektlig­ji i sjellë nga ministria parashikon një rol më aktiv të kabinetit të drejtësisë në kontrollin disiplinor, dhe që ministria të mos jetë thjesht një kuti postare që ia përcjell shqetësime­t Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që deputetja e Partisë Socialiste nënvizoi se ky rol i takon Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, organ i ri i formuar me kushtetutë. Por, duket se këto mosmarrëve­shje mund të kalojnë edhe në seancë, ndaj, deputetëve të dy partive aleate këtë javë u del për detyrë që të bien në një kompromis para seancës së ditës së enjte. Ndërsa, pritet edhe rifor-

mulimi i vërejtjeve të bëra nga deputetët në komision. Ndërkohë dje, më herët, kryeminist­ri Rama ka mbledhur ashtu si çdo ditë të hënë sekretarët e partisë dhe koordinato­rët e qarqeve për të diskutuar për detyrat në fushatën elektorale që

është në prag. Tashmë detyrat janë ndarë për të gjithë të deleguarit nëpër rrethe. Këtë të diel PS- ja do të mbledhë edhe asamblenë kombëtare. Ky forum pritet të thërrasë edhe kongresin parazgjedh­or, që në fakt do të jetë një lloj konvente, ku Ndërkohë dje, më herët, kryeminist­ri Rama ka mbledhur ashtu si çdo ditë të hënë sekretarët e partisë dhe koordinato­rët e qarqeve për të diskutuar për detyrat në fushatën elektorale që është në prag. Tashmë detyrat janë ndarë për të gjithë të deleguarit nëpër rrethe.

do të prezantohe­n të gjithë kandidatët e PS- së për zgjedhjet e përgjithsh­me të 18 qershorit 2017. Këtë të diel, asambleja pritet të nxjerrë udhëzimet dhe kriteret mbi bazën e të cilave do të përzgjidhe­n emrat e rinj të deputetëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania