Gazeta Shqiptare

Bojkoti, Bernd Borchard: Papërgjegj­shmëri, kthim pas

Ambasadori i OSBE: Jo kërcënime

-

Ambasadori

i OSBE- së, Bernd Borchard u është bash kuar qëndrimeve të shprehura nga SHBA- BE që i bëjnë thirrje opozitës të heqë dorë nga ideja e bojkotit të zgjedhjeve. Borchardt, deklaron se bojkoti i zgjedhjeve të qershorit nga opozita do të dëmtonte vendin dhe vetë subjektet politike pjesë të saj. Sipas tij, mënyra për të ecur para duhet të jetë dialogu për përmirësim­et e Kodit Zgjedhor dhe jo kërcënimet për një bojkot dhe dhunë. Përmes një interviste për "Albanian Daily News", Borchard deklaron se bojkoti do ta kthente vendin shumë vite pas. "Mënyra për të ecur para duhet të jetë dialogu për përmirësim­et e Kodit Zgjedhor dhe jo kërcënimet për një bojkot të zgjedhjeve; një bojkot vetëm sa do të dëmtonte vendin dhe ata që e fillojnë atë. Kërcënimet për të ndërprerë procesin e rregullt demokratik do të ishin shumë të papërgjegj­shme; janë shumë të paktë ata shqiptarë që mund të duan që vendi të shkojë 20 vite pas. Thirrjet për dhunë janë një territor ku nuk duhet shkelur absolutish­t", - shprehet z. Borchard. Po ashtu, duke komentuar edhe luftën kundër kanabisit, ambasadori jep vlerësime për arritjet e deritanish­me. "Plantacion­et e Lazaratit u shkatërrua­n në vitin 2014. Vitin e kaluar policia shkatërroi 2.5 milionë bimë kanabis. Ky është sukses - këto bimë do të kishin prodhuar sasi tejet të mëdha marijuane. Por kapjet e vazhdueshm­e të marijuanës dhe hashashit tregojnë që problemi nuk është zgjidhur", - tha ambasadori i OSBE- së.

 ??  ?? Ambasadori i OSBE- së, Bernd Borchard
Ambasadori i OSBE- së, Bernd Borchard

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania