Gazeta Shqiptare

Balla: Shumica i ka votat për ligjet, por opozita duhet të vijë në Kuvend

-

Deputeti

socialist, Taulant Balla tha dje, pas mbledhjes së Grupit Parlamenta­r të PS- së, se PS- ja do të shkojë në zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, por edhe më 18 qershor, pa opozitën. "Në Kavajë, në zgjedhjet e pjesshme lokale dhe më 18 qershor në zgjedhjet e përgjithsh­me, PSja do të marrë pjesë, se kjo është si ajo fabula që një nxënës thirret për të dhënë provimin dhe thotë ' jam i papërgatit­ur dhe dua të shtyj provimin'", - tha Balla për gazetarët. Në një koment për deklaratën e ambasadës amerikane një ditë më parë, Balla tha: "Asnjë politikan shqiptar nuk ka të drejtë që të marrë përsipër të flasë në Shqipëri në emër të përfaqësue­sve të vendeve të tjera, dhe mendoj që tërheqja e veshit e djeshme ishte e domosdoshm­e". Në lidhje me votimin e ligjeve të paketës së dytë të reformës në drejtësi, që pritet të kalojnë këtë javë në seancën e Kuvendit, Balla tha: "Mazhoranca, sigurisht që i ka votat për të vazhduar implementi­min dhe miratimin e tyre, por është një moment i mirë për t'i ribërë thirrje opozitës që të kryejë detyrimet e veta përfaqësue­se përkundrej­t asaj pjese të shqiptarëv­e që i kanë besuar mandatet e tyre në Kuvend". Komisioni i Ligjeve ka përfunduar hartimin e të gjitha ligjeve të paketës së reformës së re të drejtësisë që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament. Në prononcimi­n e fundit si kryetar i Komisionit të Ligjeve përpara marrjes së detyrës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se, këto ligje do të jenë të dobishme për efiçencën e sistemit të ri të drejtësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania