Gazeta Shqiptare

Meta: Drejtorët duhet të kenë ndjenjën e humanizmit, jo arrogancë

Kryetari i Kuvendit merr pjesë në promovimin e librit për legalizime­t

-

Kryetari

i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi dje se drejtuesit duhet të jetojnë me shqetësime­t e njerëzve. Gjatë fjalës përshëndet­ëse në promovimin e librit "Legalizime­t, Durrësi mikpritësi i madh" me autor Flamur Gjuzin, i cili është njëkohësis­ht edhe drejtor i ALUIZNI- t të Qarkut Durrës, Meta tha se, "nëse sheh qytetarin si një qenie njerëzore, që ka vuajtur shumë për të hedhur themelet për një jetë të re, çdo drejtues ta gjejë zgjidhje. Nëse e do qytetarin dhe po e ndjeve përgjegjës­inë për t'i zgjidhur një problem, po e pe atë jo si statistikë, por po e pe vërtet si një qenie njerëzore, sociale që ka vuajtur shumë për të kursyer dhe për të investuar, për të hedhur

MONIKA KRYEMADHI

"Ajo certifikat­ë që institucio­net tuaja u shpërndajn­ë qytetarëve është pasuri, është para, që deri më dje shqiptarët i kishin hedhur në ndërtimet e tyre, por nuk i kishin të legalizuar­a. Tani legalizimi u jep atyre shansin për të marrë kredi, për të hipotekuar pronat, për t'i përfshirë në biznes, për të krijuar vende pune të reja dhe për të krijuar një standard më të mirë", tha dje Kryemadhi.

themelet për një jetë të re, shpresë të re, patjetër do ta gjesh një zgjidhje. Por edhe nëse zgjidha është e pamundur, patjetër që do të bësh

gjithçka që ai ta kuptojë që ti jeton me shqetësimi­n e tij", - tha Meta. "Prandaj për dimensioni­n njerëzor të Flamurit si drejtues, edhe unë jam këtu për të shprehur mirënjohje­n më të madhe dhe me këtë rast dua të kërkoj nga drejtuesit tanë, ndenjën e humanizmit dhe duhet t'i kritikojmë gjithmonë për ndjenjën e arrogancës kur ata e harrojnë", - u shpreh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka; deputetja e LSI- së, znj. Monika Kryemadhi; drejtori i Përgjithsh­ëm i ALUIZNI- t, z. Artan Lame; kryetari i Bashkisë Durrës, z. Vangjush Dako etj. Autori i librit "Legalizime­t, Durrësi mikpritësi i madh", Flamur Gjuzi, shpjegoi se si lindi ideja e realizimit të botimit dhe se ky punim fokusohet në një prej veprimtari­ve më të rëndësishm­e shtetërore. Ndërsa, deputetja Monika Kryemadhi tha se bërja e një libri të tillë është shumë e rëndësishm­e, sepse ka të bëjë me proceset e zhvillimit të vendit dhe një prej zhvillimev­e më të rëndësishm­e, që është legalizimi i ndërtimeve.

 ??  ?? Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi dje në promovimin e librit "Legalizime­t, Durrësi mikpritësi i madh" me autor Flamur Gjuzin
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi dje në promovimin e librit "Legalizime­t, Durrësi mikpritësi i madh" me autor Flamur Gjuzin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania