Gazeta Shqiptare

Rama: ‘ 17, viti i fundit me kanabis Xhafaj: Policia, larg zgjedhjeve

Kryeminist­ri prezanton ministrin e Brendshëm para drejtorëve të Policisë së Shtetit Ministri: Ndëshkim për çdo rrënjë hashashi të mbjellë

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaruan dje vendosmëri­në për vijimin e luftës kundër drogës dhe krimit të organizuar. Në një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, ku morën pjesë edhe deputetët e Komisionit të Sigurisë, Rama u shpreh se puna e policisë është "një histori suksesi që duhet të vazhdojë, si shprehja më kuptimplot­ë e faktit se Policia e Shtetit mbështetet te qytetarët, u shërben qytetarëve dhe bashkë me qytetarët vazhdon përpjekjen për të bërë shtet". "Sfidat janë të mëdha dhe jo të panjohura, duke filluar nga sfida për një përshkallë­zim të thellë dhe të mëtejshëm të luftës kundër kultivimit të kanabisit. Pas shkatërrim­it të ' republikës së turpit' në Lazarat dhe rezultatev­e jashtëzako­nisht kuptimplot­a dhe inkurajues­e kundër kultivimit të kanabisit në këtë periudhë, ne kemi të gjitha arsyet ta konsideroj­më vitin 2017 si vitin që i vë kapak kësaj historie të gjatë. Histori që nuk filloi në 2013- ën, i ka rrënjët larg në të shkuarën, por që në 2017- ën janë të gjitha premisat që të ketë dhe epilogun e saj", u shpreh Rama. Ai inkurajoi forcat e policisë për të vijuar këtë punë kundër kanabisit, për të parandalua­r mbjelljen dhe kultivimin e mëtejshëm, që në vjeshtën e këtij viti kjo qeveri të dalë krenare para popullit dhe partnerëve ndërkombët­arë. "Nuk ka diskutim se në këto 3 vite e gjysmë, Shqipëria ka shënuar një ulje historike të vrasjeve, krahasuar me 25 vjet me radhë", tha Rama. Në fjalën e tij, ai shprehu mirënjohje­n për Saimir Tahirin.

MINISTRI

Në fjalën e tij, ministri Xhafaj deklaroi si sfidë të tij, nxjerrjen e Shqipërisë një herë e përgjithmo­në nga lista e vendeve që kultivojnë kanabisin. "Pa dyshim, ky objektiv është një sfidë mjaft e vështirë për këdo dhe kudo ku ky fenomen ekziston. Por duhet të jemi të gjithë të vetëdijshë­m se asnjë e mirë nuk u vjen qytetarëve të një vendi ku mbillet kanabis dhe ku ekziston trafiku i lëndëve narkotike. Ndaj në këtë luftë duhet të jemi të gjithë bashkë, pa asnjë dallim politik apo i çdo lloji tjetër", tha Xhafaj. "Në këtë betejë nuk do bëjmë asnjë kompromis me trafikantë­t, me abuzuesit e ligjit, me punonjësit e korruptuar të Policisë. Do të ketë ndëshkim për çdo rrënjë kanabisi të mbjellë", theksoi ministri. Duke folur për rolin e policisë sa i përket sigurimit të zgjedhjeve sipas

standardev­e, Xhafaj tha: "Kjo do të jetë kryefjala jonë: paanësi në çdo veprimtari që do të kryejmë për mbarëvajtj­en e procesit, si dhe në rolin që ka Policia e Shtetit në

realizimin e zgjidhjeve sipas detyrave të mirëpërcak­tuara tashmë në ligjin përkatës. Do të ndëshkohet rëndë çdo përfshirje apo çdo rol tjetër i policisë, organeve

të saj apo punonjësve të saj, që tejkalon në këtë proces kompetenca­t e përcaktuar­a nga ligji", tha Xhafaj.

Por, Xhafaj lajmëroi edhe një "veting" për punonjësit e policisë, në kuadër të reformës në drejtësi. "Ndoshta ka ardhur koha për të bërë atë, që konsideroh­et ndryshe edhe ' vetingu' i figurës morale të çdo punonjësi të policisë. Promovimi brenda

strukturav­e të Policisë së Shtetit do të bëhet vetëm sipas meritokrac­isë dhe sistemeve të vlerësimit", tha Xhafaj. Sa u përket sulmeve personale që pati, Xhafaj tha se nuk do të ndalojë për asnjë çast në zbatimin e reformës në drejtësi. "Vendimi për të pranuar këtë detyrë ka qenë dhe besoj se do të mbetet vendimi më i vështirë i jetës sime politike", tha Xhafaj.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë takimit të djeshëm
Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë takimit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania