Gazeta Shqiptare

Artan Hoxha për pajisjen misterioze: Tom Doshi e kontaktoi izraelitin 2 herë

"Janë kontrollua­r edhe ambientet në zonën e Bllokut"

-

Gazetari

investigat­iv Artan Hoxha deklaroi dje se pajisja misterioze me të cilën u ndalua të premten në aeroportin e Rinasit detektivi izraelit, 51- vjeçari Yoram Frig, ishte një pajisje që zbulon përgjuesit. I ftuar dje në rubrikën "Opinion" në "News 24", ai tha se Frig e ka vizituar 4 herë Shqipërinë, dy herë i kontaktuar nga politikani dhe biznesmeni Tom Doshi dhe dy herë të tjera ende të pakonfirmu­ara. Sipas Hoxhës, ka shumë mundësi që pjesë e punës së izraelitit që zbulon "çimka" të jetë bërë edhe një hotel në zemër të Bllokut, ku takohen politikanë e biznesmenë. Gazetari jep alarmin se kohët e fundit në vend po shtohen përgjimet e paligjshme dhe se kjo nuk është një situatë normale. "Tom Doshi e ka kontaktuar pas dyshimeve se në automjet mund t'i jetë vendosur përgjues, dhe tjetra është zyra e tij, pasi ai drejton kompaninë më të madhe farmaceuti­ke në vend. Për të qenë i sigurt se ambientet janë të pastra, pra nuk ka përgjues ambientalë, ai ka punësuar izraelitin. Nuk i dimë rezultatet, e ka kontaktuar edhe para 3 muajsh, kjo është hera e dytë që vjen i kontaktuar nga Tom Doshi, dy herët e tjera nuk ka thënë për kë ka ardhur. Por mund t'ju them se janë kontrollua­r edhe ambientet në zonën e Bllokut, është një hotel në zemër të Bllokut, qëndrojnë politikanë e biznesmenë, kryejnë biseda me personazhe të ndryshme. Është kontrollua­r ky ambient dhe dy- tri ambiente të tjera, se kanë pasur dyshime që po përgjohen jo nga shërbime zyrtare të ligjshme, por që po përgjohen në mënyrë të paligjshme. Ky panik, ky alert dëshmon që jemi në një situatë që nuk duket fare normale", - tha Hoxha. Sa i përket detektivit izraelit, gazetari thotë se ai është i licencuar dhe ka dy studio, në Tel Aviv dhe Qipro. "I tiji nuk rezulton të jetë aktivitet ilegal. Nuk ka ardhur të mbrojë dikë nga përgjimet e ligjshme të autoritete­ve shqiptare, por ka ardhur të mbrojë dikë nga përgjime të paligjshme", - shpjegoi ai.

 ??  ?? Gazetari investigat­iv Artan Hoxha
Gazetari investigat­iv Artan Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania