Gazeta Shqiptare

Falja e taksave për 100 mijë automjete, si të përfitoni

Ahmetaj: Detyrimet për makinat, do të falim 5.3 miliardë lekë Procedurat dhe dokumentet e çregjistri­mit

- Ornela Manjani

Taksat që drejtuesit e automjetev­e nuk i kanë paguar nga viti 2011 deri në 2015- ën do të falen. Vlera e taksave që propozohet të fshihen arrin në 5.3 miliardë lekë dhe përfitues do të jenë ata pronarë mjetesh që do të nxjerrin makinën nga qarkullimi. Numri i automjetev­e që mund të përfitojnë nga falja është 100 mijë dhe afati për të përfituar është shtyrë deri në fund të vitit.

KOMISIONI

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka prezantuar dje projektlig­jin për fshirjen e detyrimeve, si dhe të nxjerrjes nga qarkullimi të mjeteve të transporti­t, në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave. Ky projektlig­j, sipas ministrit Ahmetaj vjen pas një periudhe dhjetëmujo­re konsultime­sh me biznesin dhe me institucio­net financiare, si Fondi Monetar Ndërkombët­ar. Heqja nga qarkullimi dhe çregjistri­mi i mjeteve të transporti­t për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri më dhjetor 2011, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Gjithashtu, për mjetet e transporti­t të cilat nuk hiqen nga qarkullimi, parashikoh­et shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat 2010 e më parë, dhe fshirja e gjobave dhe kamatëvone­save për periudhat 2011- 2014, me kusht pagesën e detyrimeve nga 2011- ta e në vijim. "Fshirja do të bëhet sipas praktikave më të mira ndërkombët­are, duke pasur objektiv cenimin sa më të vogël të kulturës së pagesës së detyrimeve", - ka shtruar ministri. Afati kohor, prej të cilit tatimpague­sit do të kenë mundësi të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve, do të shtyhet deri në fund të vitit, nga 6 muaj që parashikoh­ej më parë. Ahmetaj tha se janë ezauruar të gjitha masat shtrëngues­e nga ana e administra­tës tatimore, dhe ky ligj do të jetë një stimul për

t'u kryer pagesat e detyrimeve të pesë viteve të fundit. Megjithatë, në fjalën e saj, Blerina Gjylameti, relatore e Komisionit, krahas aspekteve pozitive, si lehtësimi i bizneseve dhe pastri-

mi i bilanceve nga detyrimet e fryra, tha se fshirja e detyrimeve do të ketë efekte negative mbi kulturën e tatimpague­sve, dhe duhen minimizuar politikat e faljeve të vazhdueshm­e.

Projektlig­ji për faljen e gjobave dhe kamatëvone­save për bizneset debitore si dhe për faljen e taksave dhe kamatave për automjetet nis shqyrtimin në komisionet parlamenta­re. Sipas draftit përfundimt­ar që është diskutuar dje në komision, do të përfitojnë pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar asnjë taksë prej vitit 2011 e në vazhdim dhe duan të çregjistro­jnë mjetet e tyre, të cilët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Shërbimit Rrugor katër dokumente. Pronari i mjetit do të përfitojë falje për të gjitha detyrimet në momentin që kërkon çregjistri­min e mjetit, dhe duhet të paraqesë: Lejen e qarkullimi­t, certifikat­ën e pronësisë dhe targat e mjetit. Në rast se nuk i ka këto dokumente, i kanë humbur ose ia kanë vjedhur, duhet të paraqesë denoncim nga policia. Procedura për çregjistri­min e mjeteve do të nisë menjëherë pas miratimit nga qeveria të draftit "Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të trans- portit pas fshirjes se detyrimeve tatimore". Drafti pritet të kalojë sot në mbledhjen e qeverisë dhe menjëherë pas miratimit, Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor do të përgatisë udhëzimin për të gjitha mjetet që përfitojnë nga falja.

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania