Gazeta Shqiptare

Kalimi i kamionit me hashash në Itali, burg për 4 policët

Punonjësit e kufirit të Qafë- Thanës u arrestuan për "Trafikim të lëndëve narkotike" "Bëmë detyrën tonë, përgjegjës­ia e doganierëv­e"

- Xhensila Kodra

Katër punonjësit e pol icisë të Pikës së Kal imit Kufitar të QafëThanës, të cilët akuzohen për "Trafikim të lëndëve narkotike", do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ditën e djeshme, Gjykata e Krimeve të Rënda u komunikoi masën e sigurisë shtetasve Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni; Ervin Kodra, me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje; Lirim Halili, me detyrë te kabina në hyrje; dhe Syrja Terziu, kontrollor në hyrje. Të pandehurit u arrestuan pak ditë më parë, pasi nga hetimet e prokuroris­ë rezultoi se një kamion me 8 tonë drogë nga Maqedonia kishte hyrë në Shqipëri, dhe më pas nga porti i Durrësit ishte larguar drejt Italisë. Mjeti në fjalë u kap në Ankona. Sipas organit të akuzës, kamioni ka hyrë në Shqipëri në datën 04.02.2017, në Pikën Kufitare Qafë- Thanë, dhe i është nënshtruar një kontrolli sipërfaqës­or. Shoferi ka ndaluar në të paktën 2- 3 raste në zonën e kontrollit kufitar, ka komunikuar me punonjës policie për pak sekonda, dhe më tej është larguar për në brendësi të ter-

ritorit shqiptar. Ndërsa, nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se ky kamion nuk është i regjistrua­r nga punonjësi i policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë- Thanë, por është i regjistrua­r në dalje, në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, më datë 05.02.2017, në orën 15: 50, tranzit për në Itali. Para togave të zeza, 4 policët kanë mohuar akuzën e ngritur ndaj tyre, duke pohuar se punën e tyre e kanë kryer siç duhet. Sipas

Njoftim shitje me ankand

tyre, përgjegjës­ia është e punonjësve të doganës, të cilët duhej të kontrollon­in kamionin me drogë.

HETIMI

Gjatë hetimit ka rezultuar se kamioni i kapur në Itali, me drejtues shtetasin maqedonas Z. S., rezulton të ketë hyrë në Shqipëri më datë 04.02.2017 nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë- Thanë, Pogradec, dhe pasi u është nënshtruar verifikime­ve doganore të tij dhe dokumentac­ionit, është lënë i lirë për të udhëtuar tranzit në drejtimin final të deklaruar, për në Belgjikë. Po më datë 05.02.2017, në orën 15: 50, ky mjet me të njëjtin drejtues është paraqitur në dalje nga Shqipëria nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit Durrës, ku pasi u është nënshtruar procedurav­e të kontrollit të dokumentac­ionit shoqërues të tij, pa u kontrollua­r në skaner, është lejuar të vazhdojë udhëtimin duke u mbingarkua­r në tragetin, i cili ka udhëtuar në linjën DurrësAnko­na ( Itali). Gjatë transporti­mit të lëndës narkotike, shtetasi maqedonas Z. S. është munduar që ta shkëpusë karrocerin­ë e kamionit për ta lënë të parkuar atë te një parking, por kanë ndërhyrë autoritete­t italiane dhe kanë bërë arrestimin e shtetasit maqedonas, si dhe kanë sekuestrua­r kamionin së bashku me sasinë e lëndës narkotike prej 8 tonësh. Nga veprimet e kryera nga autoritete­t italiane, rezultoi se kamioni ka qenë i plumbosur dhe i vulosur në gjendje të rregullt, siç ka qenë i vendosur nga Autoritete­t Doganore Shqiptare të Degës së Doganës Qafë- Thanë në kohën kur janë ndjekur procedurat doganore.

Njoftim shitje me ankand të tretë

 ??  ?? Kamioni me drogë
Kamioni me drogë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania