Gazeta Shqiptare

Kushtetues­ja për Aldo Baren: I janë shkelur të drejtat nga Gjykata e Lartë

Vendimi/ "Të rishqyrtoh­et kërkesa e tij"

-

Gjykata

Kushtetues­e zbardhi dje të plotë e të argumentua­r vendimin e saj të 7 marsit të këtij viti ku i rikthen çështjen për gjykim Gjykatës së Lartë për të dënuarin me burgim të përjetshëm Aldo Bare. Në vendim vihet re se kryetari i gjykatës, Vladimir Kristo dhe anëtarja Vitore Tusha kanë qenë kundër kërkesës së Bares. Në argumentin e tyre Kristo e Tushe shprehen se "vendimi i shumicës nuk është në funksion të parimit të drejtësisë efektive, pasi jo vetëm që zvarrit një proces të gjatë gjyqësor, por e kthen vendimmarr­jen e Gjykatës Kushtetues­e nga një mjet efektiv, në një akt formal". Më 4 tetor 2012 Bare iu drejtua Gjykatës së

REAGIMI

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetues­e sqaroi se praktikish­t, ka rrëzuar burgun përjetë të dhënë nga Gjykata e Lartë ( duke e detyruar të rishqyrtoj­ë çështjen), por jo atë të Gjykatës së Apelit, i cili është vendim i formës së prerë. Lartë me rekurs, ku kërkonkëtë vendim sipas Gjykatës te të shfuqizohe­shin dënimet Kushtetues­e janë shkelur një e dhëna ndaj tij te Krimet e sërë të drejtash të ish- kreut Rënda për disa vepra penale. të bandës së Lushnjës, si e Gjykata e Lartë nuk kishte drejta e tij për një proces të pranuar kërkesën për rekurs rregullt ligjor, e drejta e të Bares që e shpëtonte atë ankimimit dhe e drejta e nga burgu përjetë, por me mbrojtjes së të gjykuarit dhe aksesit të tij në Gjykatën e Lartë. Gjykata Kushtetues­e çmon më tej se Gjykata e Lartë e ka detyrë të kontrolloj­ë mënyrën e zbatimit të ligjit nga gjykatat më të ulëta. "Gjykata e Lartë duhej t'u jepte përgjigje pretendime­ve të natyrës kushtetues­e të të dënuarit dhe nuk duhej të vendoste mospranimi­n e rekursit", thuhet në argumentim­in e Gjykatës Kushtetues­e. Aldo Bare u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë në vitin 2015 duke u akuzuar për disa vrasje, krijim të organizatë­s kriminale, për rrëmbim personi, shkatërrim prone si dhe trafik të drogës. I njohur ndryshe si Alfred Shkurti, Aldo Bare u ek- stradua nga Turqia në vitin 2009. Gjyqi ndaj tij ishte një ndër proceset më të gjata gjyqësore. Por vendimi i Kushtetues­es do të rikthejë sagën e kalvareve gjyqësore ndaj ish- kreut të bandës së Lushnjës.

 ??  ?? Aldo Bare
Aldo Bare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania