Gazeta Shqiptare

Maskat grabitin me armë banesën e biznesmeni­t

Agresorët dhunuan 2 shokët e tim biri, që i lamë të ruanin banesën. Të kapen autorët, paratë do i jap për bamirësi Nizami Bezati: Nuk ishim aty, po festonim në një lokal fejesën e djalit

- Lediona Xheladinaj

Maskat grabisin banesën e një bi znesmeni në Korçë dhe dhunojnë dy të rinj. E ndërsa Nizami Bezati po festonte në një lokal fejesën e djalit, dy persona të armatosur janë futur në banesën e tij dhe kanë marrë një shumë prej 1 milion lekësh të reja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Kamenicë të rrethit të Korçës. Mësohet se grabitësit kanë përfituar nga momenti kur në banesë nuk ishin të pranishëm anëtarët e familjes, por vetëm dy të njohur të tyre, të cilët ishin lënë për të ruajtur shtëpinë dhe pasi i kanë dhunuar dhe lidhur këta të fundit, ata kanë mundur të hapin kasafortën, të marrin paratë si dhe disa dokumente të 53vjeçarit Bezati.

NGJARJA

Burime nga policia e Korçës bënë me dije se dy personat e maskuar kanë hyrë në shtëpinë e familjes Bezati rreth orës 01: 45 dhe se njëri prej tyre ka qenë i armatosur me kallashnik­ov, ndërsa tjetri me levë. Dy grabitësit kanë hyrë në banesë, ndërkohë që në njërën prej dhomave ndodheshin dy shokët e djalit të biznesmeni­t, të cilët ishin lënë nga familja Bezati për të ruajtur shtëpinë gjatë kohës që të gjithë kishin shkuar në një lokal për të festuar. Dy të rinjtë janë kapur në befasi nga agresorët. Këta të fundit kanë goditur dy shokët e djalit të biznesmeni­t dhe më pas i kanë lidhur. Pasi kanë shkuar në dhomën e gjumit, maskat kanë mundur të hapin kasafortën, brenda së cilës ndodheshin paratë dhe dokumentet. Pas largimit të tyre, dy të rinjtë kanë arritur të lirohen dhe kanë marrë në telefon të zotin e banesës, të cilit i kanë treguar për ngjarjen. I tronditur, Nizami Bezati ka denoncuar në polici. Menjëherë blutë kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Burimet e mësipërme pohuan se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 15 persona. Ndërsa, dyshohet që autorët të jenë përfshirë edhe në bastisje të tjera të ndodhura gjatë muajve të fundit në më ruanin shtëpinë. Djemtë kanë një biznes duralumini dhe kemi edhe disa zetorë që punojmë, ndaj dhe jam përpjekur të tregohem i kujdesshëm. Vazhdimish­t kemi dëgjuar për grabitje dhe doja ta shmangia këtë pjesë, por nuk e mendoja kurrë që diçka e tillë do më ndodhte mua.

Kur shkuat në banesë çfarë patë?

Djemtë më treguan se në banesën time kishin hyrë dy persona me maska dhe me armë. Agresorët kishin goditur dy shokët e djalit, i kishin lidhur dhe më pas kishin hapur kasafortën dhe kishin marrë çfarë kishin gjetur. Kisha rreth 10 mln lekë atje që i kishim mbledhur nga puna me djersë, por përveç kësaj, kisha edhe disa dokumente, të cilat nuk e kuptoj për çfarë u janë dashur. A denoncuat në polici? Po, shkova dhe denoncova. Çfarë të them unë, pasi nuk mund t'i vë gishtin askujt në momentin që nuk kam parë gjë me sytë e mi. Djemtë thanë se autorët duhet të ishin të një moshe të re, por gjithsesi unë nuk mund të bëj asnjë lloj akuze. Cili është apeli juaj? Nuk më shqetëson humbja e lekëve se sa veprimi. Unë dua që të gjenden personat përgjegjës dhe të merren masa. Lekët edhe nëse mi kthejnë, nuk i fut më në shtëpi, do t'i çoj diku të bëj një vakëf apo diçka tjetër. Në ditë gëzimi më ndodhi kjo gjë dhe kjo është më e rëndë, është e frikshme që të mos kesh siguri as në shtëpinë tënde.

 ??  ?? Biznesmeni Nizami Bezati
Biznesmeni Nizami Bezati
 ??  ?? Shtëpia e familjes Bezati, që u grabit nga maskat
Shtëpia e familjes Bezati, që u grabit nga maskat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania