Gazeta Shqiptare

Dorëzimi vullnetar, Kukësi thyen rekord me armë, ndërsa Vlora "kampion" për granata

-

Vijon

dorëzimi vullnetar i armëve dhe municionev­e luftarake, një nismë kjo e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 70 armë zjarri, 16.297 fishekë, 55 krehra, 161 granata, 131 ndezës, 1 arkë me municione, 29 kapsolla detonatore si dhe rreth 7 kallëpe tritoli. "Rekordin" për armë zjarri kësaj radhe e mban Kukësi, nga ku janë dorëzuar 14 armë, ndërsa Vlora është ' kampione' për granatat, pasi nga ky rreth janë dorëzuar 82 të tilla. Konkretish­t këto janë shifrat nëpër qarqe: Në Kukës janë dorëzuar 14 armë, 2443 fishekë, 1 krehër, 45 granata mbrojtëse, 42 ndezës granatash si dhe 29 kapsolla detonatore. Në Dibër janë dorëzuar nga banorët: 10 armë zjarri, 1700 fishekë, 12 krehra, 9 granata, 7 ndezës. Në Elbasan janë dorëzuar 10 armë zjarri, 4567 copë fishekë dhe dy granata konkretish­t. Në Durrës janë dorëzuar: 6 armë zjarri, 5 granata dore, 1 arkë me municion luftarak, 4 karikatorë dhe 160 fishekë. Në Shkodër janë dorëzuar: 7 armë zjarri, 5 krehra, 1220 fishekë, 13 gra- nata dore. Në Lezhë janë dorëzuar: 2 predha, 6 armë zjarri, 5 kallëpe tritoli, 1000 fishekë dhe 2 krehra. Në Gjirokastë­r janë dorëzuar: 2 armë zjarri dhe 260 fishekë. Në Korçë janë dorëzuar: 2 armë zjarri, 1567 fishekë, 2 krehra automatiku dhe 2 krehra pushke. Në Fier janë dorëzuar: 6 armë zjarri, 500 fishekë, 1 granatë dhe 16 krehra. Në Tiranë janë dorëzuar: 5 armë, 6 krehra, 1070 fishekë, 1 granatë. Në Vlorë janë dorëzuar: 1 armë zjarri, 85 granata, 82 ndezës, 860 fishekë, 2.4 kg lëndë plasëse "tritol", 5 krehra. Në Berat janë dorëzuar: 1 armë dhe 1000 fishekë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania