Gazeta Shqiptare

"Ja dy dramat me përmbajtje armiqësore të Fadil Krajës dhe Naum Priftit"

Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1978, që mban firmën edhe të Feçorr Shehut Raporti i Sigurimit për Ramiz Alinë, për veprat që po viheshin në skenë nga teatri i Korçës dhe ai i Fierit

- Dashnor Kaloçi

Pak kohë më parë, me inicia tivën e Shoqatës së Sh krimtarëve të rrethit të Shkodrës, familjarë, miq, kolegë, shkrimtarë, aktorë, gazetarë, dashamirës të artit etj., u mblodhën për të festuar 85- vjetorin e ditëlindje­s të Fadil Krajës, një prej dramaturgë­ve më të njohur të vendit, i cili prej kohësh është nderuar nga Presidenti i Republikës edhe me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh". Në karrierën e tij 60- vjeçare, Fadil Kraja numëron një krijimtari letrare me dhjetëra vepra, kryesisht në gjininë e dramës, të vëna në skenë nga teatri "Migjeni" i Shkodrës, dhe gjithashtu trupa teatrore nga gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë. Ndonëse me një karrierë të gjatë artistike, me shumë e shumë drama të vëna në skenat e gjithë qyteteve tona, si dhe me një jetë komode familjare, karriera e pasur artistike tepër e suksesshme, nuk i pati ofruar gjithmonë qetësi. Madje shpeshherë ka pasur edhe probleme, shpesh tepër të ndërlikuar­a, saqë mund t'ia ndryshonin krejt rrjedhën e jetës… Duke përfunduar, nga skenat e teatrit, në zgafellet e galerive të Spaçit, apo në rastin më të mirë i internuar në ndonjë fshat të humbur të fushave të Myzeqesë. Dhe gjithçka i ka ardhur nga "kolegë ziliqarë", që kanë informuar Sigurimin e Shtetit mbi "dramat me kufizime ideore" që kishte shkruar Fadil Karja dhe që po viheshin në skenë nga trupa e teatrit "Andon Zako Çajupi" e Korçës. Kjo gjë, veç të tjerash bëhet e ditur edhe nga dy dokumente arkivore me siglën "sekret", ku ish- drejtori i Sigurimit të Shtetit dhe njëherazi zv. ministër i Punëve të Brendshme, Feçorr Shehu, informon Komitetin Qendror të PPSH- së dhe personalis­ht Ramiz Alinë, lidhur me dramën e tij "Nata e fundit", që po vihej në skenë nga trupa e Korçës, e gjithashtu edhe për një dramë tjetër, të kolegut të tij (" Me pushkë dhe penë"), Naum Prifti, shkrimtari­t të njohur që konsideroh­ej si mjeshtri më i madh shqiptar në gjininë e tregimit. Dhe atë raport- informacio­n, siç bën vetë me dije Drejtori i Sigurimit, e ka shkruar duke u mbështetur nga "një burim i specializu­ar brenda ambienteve të artit", gjë e cila më pas i solli mjaft telashe e probleme dramaturgu­t të njohur. Ai edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë dijeni rreth asaj letre të "kolegut", e cila atë fillim maji të largët të vitit 1978 alarmoi Sigurimin e Shtetit dhe Partinë, duke bërë që të vinin në lëvizje të gjithë mekanizmat e tyre. Këtë dokument e sjellim të plotë, duke përfituar që t'i urojmë z. Kraja edhe 85- vjetorin e lindjes!

INFORMACIO­NI I DREJTORIT TE SIGURIMIT PER RAMIZ ALINE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE Sekret

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHME Ekzemplar Nr. 1 DREJTORIA E PARE Tiranë, më 20.5.1978 Nr. 2356 Prot.

Lënda: Mbi dy drama me të meta ideore

SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH

SHOKUT RAMIZ ALIA, TIRANE Nga dy burime tonat, që janë nga radhët e ambienteve të artit dhe të specializu­ara në këtë fushë, del se kohët e fundit, teatri profesioni­st i Korçës ka vënë në skenë dramën "Nata e fundit" të Fadil Krajës, e cila siç thuhet është me të meta ideore. Në mënyrë të përmbledhu­r janë shfaqur këto probleme: Në qendër të dramës është vendosur një malës o r pa-

triot, por edhe pat r i a r k a l . Meqenëse fshati do përmbytet nga ujët e një liqeni të hidrocentr­alit, së bashku me fshatin do të shpërngule­t edhe familja e tij. Malësori nuk pranoi të ikë nga ajo shtëpi, i shtyrë nga probatini i tij ( vëllami), i cili para njëzet vjetëve i ka vrarë vëllanë, por që ky nuk di gjë. Prapa tij është njëkohësis­ht edhe mblesi që merr përsipër të fejojë djalin qorr të malësorit me një vajzë që dikur ka prishur fejesën e lidhur që në djep, në mes të fshatit. Kur ky i thotë nuses "Përse erdhe?", ajo i përgjigjet: "Më detyroi babai dhe unë tani nuk mund ta lë edhe burrin e dytë që më jep babai, sepse nuk më merr më njeri". Dhe nusja ikën sepse këmbëngul dhëndri, ndërsa babai i dhëndrit, bie dakord më së fundi me mendimin e të birit vetëm mbasi merr vesh se shkesi është vrasësi i vëllait të tij. Sipas pikëpamjes së burimeve tona, në dramë nuk paraqitet realiteti i jetës sonë, ndërkohë që i referohet, forca e opinionit shoqëror paraqitet e zbehtë, personazhe­t e moshave të reja nuk dalin aktivë, nuk ndërmarrin asnjë aksion konkret ndaj kësaj fejese me shkesë që e dinin. E reja përparimta­re, përfaqësoh­et nga djali i kësaj shtëpie, Gëzimi, i cili është qorr, dhe nga nusja që vjen në këtë shtëpi, e cila ka qenë e fejuar njëherë që në djep dhe e ka prishur këtë fejesë në mes të fshatit si luftëtare e së resë, e frymëzuar nga fjala e shokut Enver e 6 shkurtit, kurse autori e nxjerrë përsëri të fejuar me mblesëri për të dytën herë, të thyer nga ai zakon që ajo e ka shkelmuar më parë. Me këtë lloj trajtimi mendohet se nuk mbrohet personalit­eti i gruas shqiptare dhe nuk del fare figura e saj, ashtu siç ka qenë gjatë asaj periudhe luftarake në mbrojtje të zbatimit të mësimeve të partisë dhe të shokut Enver, për të drejtat e grave dhe vajzave. Në vazhdim, i zoti i shtëpisë bën kthesë vetëm kur e merr vesh se mblesi është gjakësi që i ka vrarë vëllanë. Pra gjaku e vë në lëvizje atë dhe jo e reja që po ecën, puna e partisë dhe mësimet e saj.

Veç sa më sipër, vënia në skenë është gërshetuar edhe me dekorin e shfaqjes, që është i ftohtë dhe jo realist.

Gjithashtu, edhe për dramën e Naum Priftit "Me pushkë dhe penë" nga këto burime del se edhe kjo vepër, ka të meta ideore, gjë për të cilën teatri i Elbasanit nuk e pranoi ta vinte në skenë, kurse teatri i Korçës dhe ai i Fierit po punojnë për vënien e saj në skenë.

Mbi sa sipër, ndoshta ka vend të verifikohe­t nga një ose grupe specialist­ësh të Ministrisë së ArsimKultu­rës.

ZV/ MINISTRI I PUNEVE TE BRENDSHME FEÇORR SHEHU ………………………………………………………………………………………………………………… KOMITETI QENDROR I PPSH ( SEKTORI I EDUKIMIT) INFORMACIO­N Sa morëm këtë informacio­n, që bën fjalë për të meta ideore të dy dramave, lexuam vetë pjesët dhe biseduam me Komitetet e partisë

 ??  ?? Fadil Kraja
Fadil Kraja
 ??  ?? Naum Prifti
Naum Prifti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania