Gazeta Shqiptare

Barnat e rimbursues­hme, shtohen 30 ilaçe në skemë

Nga operacione­t në zemër te dializa, shërbimet që mbulohen nga Fondi Pritet vendimi i qeverisë, në fuqi më 1 maj 2017

-

Lista e re e barnave të rimbursues­hme është pasuruar me 30 barna të reja. Këtë vit u është dhënë rëndësi sëmundjeve me përhapje të gjerë në popullatë, sikurse janë ato të zemrës dhe veshkave. Një vëmendje e veçantë u është kushtuar të sëmurëve me tumor, për të cilët janë shtuar në listën e rimbursimi­t barna që shkurtojnë kohën e hospitaliz­imit të tyre. Lista e re e barnave me rimbursim mbulon edhe një kategori shumë të ndjeshme, por që më herët ka qenë pak e përfaqësua­r në listë, sikurse është ajo e fëmijëve. Vendimi për zgjerimin e listës së barnave të rimbursues­hme u mor në mbledhjen e Këshillit Administra­tiv të Fondit dhe pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave, ndërkohë që lista pritet të hyjë në fuqi më 1 maj 2017 dhe do të mbulohet nga FSDKSH- ja.

PAKETAT SHËNDETËSO­RE

Me vendim të Këshillit Administra­tiv të Fondit, janë zgjeruar dhe përmirësua­r të gjitha paketat shëndetëso­re që mbulohen nga sigurimet shëndetëso­re si në spitalet publike ashtu edhe ato private. Kështu, pacientët që vuajnë nga dializa, do të përfitojnë dy paketa të reja, atë të fistulës dhe graftit, të cilat do të financohen plotësisht nga Fondi si në shërbimin publik ashtu edhe në atë privat. Gjithashtu janë shtuar disa ekzaminime të reja në paketën e dializës, në mënyrë që shërbimi i ofruar në paketë të jetë i plotë dhe tërësisht në sinkron me protokolle­t europiane të

këtij shërbimi. Ndryshime të rëndësishm­e kanë pësuar edhe paketat e kardi-

ologjisë dhe kardiokiru­rgjisë. Përpos interventi­t, nga dy ditë qëndrim në terapi intensive të parashikua­r në paketat e mëparshme, tashmë janë tetë ditë qëndrim në terapi intensive për intervente­t e kardiokiru­rgjisë, që do të mbulohen financiari­sht nga Fondi, si në shërbimin publik, ashtu edhe atë privat. Gjithashtu, për të gjashta paketat që përfshihen brenda këtyre dy shërbimeve, janë shtuar ekzaminime të tjera, duke ofruar kështu një shërbim të plotë dhe cilësor për pacientët. Një ndër paketat e reja që u shtua nga Fondi është edhe ajo e implantit koklear për fëmijët me probleme dëgjimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania