Gazeta Shqiptare

Lotaria Amerikane, si të zbuloni nëse keni fituar

Ambasada e SHBA- ve paralajmër­on: Mos u bëni viktima të mashtrimit Procedura që duhet të ndiqni pas fitores

-

Qindra e mijëra perso na kanë aplikuar vitin e kaluar për Lotarinë Amerikane, ndërsa pak javë më pas do të vijnë edhe përgjigjet për fituesit. Megjithatë, përpara se të publikohen fituesit, Ambasada Amerikane ka lajmëruar të gjithë aplikantët që të tregohen të kujdesshëm e të mos bien pre e mashtrimit. Sipas njoftimit të djeshëm nga Ambasada e SHBA- ve në Tiranë, aplikantët nuk do të marrin asnjë njoftim personal përmes postës elektronik­e, por duhet të bëjnë vetë kërkim në faqen e departamen­tit të shtetit. "Miq, ju lutem mos harroni: Departamen­ti Amerikan i Shtetit nuk do t'ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronik­e për t'ju njoftuar nëse jeni përzgjedhu­r për lotarinë DV2018 apo jo; ju duhet të hyni në dvlottery. state. gov duke filluar nga 2 maji 2017, për të mësuar nëse jeni përzgjedhu­r. Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa email- e të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndaji­ni ata me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që email- e të tilla janë të rreme! Nëse ju vijnë të tilla email- e, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!", shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA- ve në "Facebook". Sipas faqes së Ambasadës për Lotarinë, verifikimi­n nëse jeni apo jo fitues duhet ta bëni nëpërmjet kodit, deri rreth muajit qershor. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimi­t për të hyrë te Kontrolli i Statusit të t? Regjistrua­rve ( Entrant Status Check), që bëhet aktiv në faqen e internetit të EDV- së www. dvlottery. state. gov nga 2 maji 2017. Nëse regjistrim­i juaj nuk është përzgjedhu­r, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë. Personat e përzgjedhu­r për programin e lotarisë DV2018 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit Nuk ka asnjë tarifë për të dorëzuar aplikimin. Megjithatë, nëse ju jeni përzgjedhu­r, duhet të paguani të gjitha tarifat e kërkuara në kohën e aplikimit për vizë dhe të intervistë­s. Pagesa bëhet tek arkëtari konsullor në Ambasadën e SHBAve apo konsullatë.

fiskal 2018 të Departamen­tit të Shtetit, i cili shtrihet nga 1 tetori 2017 deri më 30 shtator 2018. "Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhu­r, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2018", theksohet në udhëzues. Gjithashtu, bashkëshor­tët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistrua­ri të DV- 2018 mund të pajisen me viza në kategorinë e DV- së vetëm nga 1 tetori 2017 deri më 30 shtator 2018. Të përzgjedhu­rit e Lotarisë duhet të përpiqen t'i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit. Nëse nuk e keni marrë akoma Garancinë Financiare dhe taksat nga sponsori në SHBA, ju mund t'i dërgoni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistë­s. Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerje­n e intervistë­s në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata. Për informacio­ne të mëtejshme ju mund të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Gjithashtu, ju mund të kontrollon­i Paralajmër­imin e Departamen­tit të Shtetit dhe Paralajmër­imin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania