Gazeta Shqiptare

AGRON TUFA MERR SMS KERCENUESE: AKOMA ME LUFTEN E KLASAVE MERRESH

-

Agron

Tufa, drejtori i Insti tutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, pavarësish­t reagimeve të forta dhe kritikave të shumta, duket i vendosur t'i shkojë deri në fund nismës së tij për ndalimin e filmave të kohës së komunizmit. I ftuar në emisionin "Njerëz në Fokus" me gazetaren Ola Bruko, Tufa u shpreh i bindur për ta çuar këtë nismë në Parlament, pavarësish­t se pranon që për këtë e kanë kërcënuar bashkë me familjen. Në emision ai zbuloi edhe tekstin e një mesazhi të ri, që i kanë dërguar në celularin e tij. "O bastardo ti akoma me luftën e klasave merresh? Nëse e vuajtëm ne të moshuarit, pse ta vuajnë dhe fëmijët tanë? Filmat janë pasqyrë e vuajtjeve të baballarëv­e tanë që luftuan gjatë Luftës së Dytë për çlirimin e atdheut". Ishte ky teksti i mesazhit tjetër kërcënues, që siç tha vetë Tufa, nuk e frikëson aspak. Teksa u pyet nga moderatorj­a nëse filmat e regjimit komunist duhet të ndaloheshi­n apo selektohes­hin, Tufa theksoi se nuk ka qenë asnjëherë për censurim. Ai pohoi se duhet të ketë një filtër dhe shpjegim për gjithsecil­in nga këto filma, shkruan "BalkanWeb". "Ideja ime është që filmave t'u përqasemi në një kuadër ligjor. Këto filma, duke pasur parasysh dokumentar­ët, dëgjojmë te flitet për Enver Hoxhën, që krahasohet me Hitlerin. Dëgjojmë për terma si të ishim në pikun e komunizmit. Një pjesë e filmave artistikë, ata që përbëjnë propagandë të pastër, fyese, gjenocidia­le. Jam kundër censurës. Të ketë një shpjegim dhe orar për ta, e më pas ia lë vullnetit të njeriut", tha Tufa. Po ashtu, Agron Tufa bëri të ditur se gjatë kësaj jave nisma për këta filma do t'i dorëzohet Parlamenti­t, ku kërkohet respektimi i Kushtetutë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania